Author: tirana

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për herë të parë për memorandumin trepalësh të nënshkruar në Abu Dabi mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e linjës nën ujore të transmetimit. Gjatë një takimi me punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në rolin e lexuesve të matësve të energjisë, Balluku u ndal tek rëndësia që ka kjo linjë në objektivin strategji të shndërrimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030. “Në ndërkohë unë do të ndalesha vetëm për një moment përsa i përket lajmit të javës së…

Read More

Gazetarja ukrainase, Olha Priadko, ka vdekur në moshën 51-vjeçare në banesën në Prishtinë, ku prej dy vjetësh jetonte me djalin e saj, njoftoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). Shkaku i vdekjes së saj ende nuk dihet. Priadko po strehohej në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë”, përmes së cilit gazetarët nga Ukraina, që përballet me pushtimin rus që nga viti 2022, mund të jetojnë dhe punojnë nga Kosova. “Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohet dhe nderohet nga të gjithë ata që punuan me të”, shkroi AGK në njoftim. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu ngushëllime…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky nënshkruan dje në Davos, një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Mediet kanë zbardhur një pjesë të marrëveshjes së publikuar në faqen zyrtare të presidencës ukrainase, ku theksohet se marrëveshja 10-vjeçare e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës përfshin bashkëpunimin për prodhimin e armëve, shkëmbimin e informacionit në fushën e inteligjencës, sigurinë detare dhe kibernetike, luftën kundër krimit dhe trafikut. Marrëveshja Shqipëri-Ukrainë: Ukraina dhe Republika e Shqipërisë (këtu e tutje të referuara si “Pjesëmarrësit” ose “Ukraina” dhe “Shqipëria”) dënojnë me forcë luftën e plotë të agresionit të paprovokuar, të pajustifikuar…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj flet për situatën e gripit në vend. Brataj theksoi se nga nisja e simptomave të para dhe deri te mbikëqyrja e gjendjes shëndetësore për shkak të virozave të stinës, qytetarët nuk duhet të drejtohen menjëherë në spital apo në urgjencë. ”Sëmundjet virale nuk kanë komplikacione te personat e shëndetshëm. Ato me patologji, moshat e treta, fëmijët janë më të rrezikuar. Por, edhe ato format e lehtë duhen trajtuar në banesë. Duke parë këto 2-3 ditë e fundit, gjendjen e Italisë dhe Shqipërisë, shifrat janë në rritje. Nuk mund të themi që jemi në…

Read More

Në 9 shkurt, Kosova do të jetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Nezir Kraki është gati të lërë pas karrierën e tij akademike në Francë, për t’u angazhuar aktivisht në skenën politike të Kosovës. Profesori i Shkencave Politike, që prej vitesh ligjëron në Universitetin Paris-Est Creteil, ka vendosur të garojë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit për herë të parë në një garë politike. “Për mua, ligjet brenda të cilave funksionon një shoqëri, duhet të jenë sa më të qarta dhe sa më të përputhshme me nevojat konkrete të qytetarëve”, thotë 43-vjeçari për Radion Evropa e Lirë. Ai është në…

Read More

Duke nisur nga data 1 shkurt do të hyjë në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike, ku të gjithë abonentët që konsumojnë deri në 700kWh do të paguajnë 8.5 lekë për kilovat, ndërsa ata të cilët konsumojnë mbi 700kWh do të paguajnë të gjithë konsumin me çmimin aktual të pandryshuar, 9.5 lekë për kilovat. Për një proces sa më të drejt dhe të saktë për të gjithë abonentët familjarë që preken nga ky vendim, lexuesit e matësve të energjisë kanë një rol kyç për të lexuar në kohë dhe me saktësi matëset. Në këtë kuadër, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin “Mënyra se si do të udhëtojmë” në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku diskutoi për zhvillimin e industrisë së turizmit në Shqipëri. Rama përmendi mundësitë që ofronin peizazhet natyrore dhe infrastrukturën e re, duke përfshirë hapjen e maleve për turistët dhe projekte të mëdha, si investimet e Jared Kushner në ishullin e Sazanit, por edhe Porti i Durrësit. Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria është e angazhuar të mbështesë turizmin si një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, duke e konsideruar atë “kalin e betejës” të vendit. ”Turizmi për ne është…

Read More

Gara mbrëmë në ”Big Brother Albania Vip 4” përfundoi për Xum Allushin. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai foli për raportin e tij me Eglin, ku u ndal te një foto që qarkullon në internet me ish-partnerin e banores, Olsi Bylykun. Ai u shpreh se ajo foto është bërë rreth 9 vite më parë, teksa theksoi se nuk ka shoqëri me ish-partnerin e Eglit. ”Eglin e kam njohur nga jashtë pasi kam dëgjuar dhe këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me…

Read More

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror 2025 që po zhvillohet në Davos, tha se Shqipëria ka hedhur hapa të mëdhenj sa i takon turizmit, teksa shtoi se ky sektor është prioritet për vendin tonë. ”Ne në Shqipëri kemi aeroportin që po zhvillohet me ritmin më të shpejtë në Europë në dy-tre vitet e fundit. Kemi lë mbrapa Beogradin, që ka pasur aeroportin më të madh në rajon”,-tha Rama. Po ashtu kreu i qeverisë shtoi se shumë shpejt Shqipëria do të ketë një aeroport të dytë, që do të jetë në Vlorë, i cili do t’i vijë në…

Read More

Këtë të mërkurë, Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të masakrës në Shkodrës janë dorëzuar mesditën e sotme në policinë e Shkodrës. Ata ishin shpallur në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi. Atentati ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën ”Shkodër-Koplik” në zonën e Dobraçit. Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me benz C-Class me targa franceze kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një…

Read More

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka vizituar sot Myftininë e Shkodrës ku është takuar me Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Në fokus të bisedës kanë qenë projektet e nisura në infrastrukturë në shërbim të Shkodrës. Gjatë bisedës kryebashkiaku dhe Myftiu i Shkodrës kanë ndarë detaje nga projekti i Zdrales, që përfshin rregullimin e sheshit përpara xhamisë, ndërtimin e abdeshanes dhe rikonstruksionin e Xhamisë së Parrucës, si një vlerë të pazëvendësueshme për komunitetin islam dhe për gjithë qytetin e Shkodrës. Myftiu Sytari dhe kryebashkiaku Beci u ndalën edhe te një tjetër monument i rëndësishëm jo vetëm për Shkodrën, por…

Read More

Dua Lipa zhvilloi një lidhje live me një emision në CBS News Chicago, situata mori një rrjedhë aspak të zakonshme. Kjo ndodhi pasi një gazetare e atij programi televiziv, ishte shqiptare dhe e nisi bisedën me këngëtaren duke e përshëndetur në gjuhën tonë amëtare. “Përshëndetje, motra ime shqiptare”, iu drejtua ajo krijueses së hitit “Levitating”. Ato më pas zhvilluan një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip. Si përfundim, gazetarja i tha se herën tjetër do të bashkohet me të dhe këngëtaret e tjera shqiptare si Rita Ora dhe Bebe Rexha, për të diskutuar mbi…

Read More