Author: tirana

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është takuar në Uashington me Richard Grenell, i dërguari special i Presidentit Trump për misione të veçanta. ”Grenell ka një marrëdhënie dhe njohje të veçantë për Ballkanin Kënaqësi të takohesha me të dhe të shkëmbenim mendime për Ballkanin dhe Shqipërinë”, shkroi Mediu në një postim në Facebook. Mediu ndodhet në SHBA pasi mori pjesë në disa nga ballot dhe ceremonitë për nder të betimit të Presidentit të 47-të amerikan, Donald Trump.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar hartën e re të shpërndarjes së mandateve, në 12 qarqet e vendit, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit. Qarku, i cili ka numrin më të vogël të mandateve është Kukësi, me tre të tillë, kurse Tirana mban pjesën e luanit me 37 mandate deputetësh. Sipas formulës së re, në zgjedhjet e 11 majit, 46 deputetët e parë të çdo partie politike do të jenë në listën e mbyllur. Vetëm partitë, të cilat arrijnë të marrin mandate që tejkalon listën e mbyllur, mund të dërgojnë në parlament deputetë, që janë përzgjedhje e…

Read More

Prej ditësh, trafiku rrugor në Durrës ka arritur nivele kritike, veçanërisht gjatë orëve të pikut në mëngjes dhe pasdite. Për të disiplinuar qarkullimin, Policia Bashkiake ka vendosur kufizime të reja orare për automjetet e tonazhit të rëndë dhe të vogël në rrugët kryesore të qytetit. Nga data 15 janar deri më 15 maj 2025, automjetet ATP (automjete për transport të përzier) nuk do të lejohen të qarkullojnë në fashat orare 07:00-09:00 dhe 16:00-18:00, nga e hëna në të premte. Për mjetet e tonazhit të rëndë mbi 6.5 ton, qarkullimi do të ndalohet plotësisht dhe do të kufizohet në një itinerar…

Read More

Trump dëshiron të flasë me Putinin, së shpejti, për ta bindur të ndalojë luftën në Ukrainë. Megjithatë, nëse kreu i Kremlinit nuk do ta dëgjojë, ai është gati të rrisë ndihmën ushtarake për Kievin, për të detyruar Moskën të pranojë dialogun. Këtë e zbulojnë për “Repubblica” burime me njohuri të drejtpërdrejta mbi qëndrimet e administratës së re. Presidenti i sapoemëruar i Shtëpisë së Bardhë do t’u kërkojë anëtarëve të NATO-s të rrisin në 5% të PBB-së investimet në mbrojtje, me qëllimin real për të arritur midis 3% dhe 3.5%. Ai do ta injorojë BE-në, siç tregon mungesa e ftesës për…

Read More

Hetuesit francezë kanë lëshuar një urdhërarrest kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte, veçanërisht fillimin e një sulmi të qëllimshëm ndaj civilëve, tha një burim ligjor të martën vonë. Mandati u dha më 20 janar si pjesë e një hetimi për rastin e Salah Abou Nabour, një shtetas franko-sirian, i cili u vra më 7 qershor 2017 në një sulm me bomba në Siri. Ky është urdhërarresti i dytë i lëshuar nga gjyqtarët francezë, për ish-udhëheqësin sirian, i cili u rrëzua në fillim të dhjetorit 2024 nga forcat kryengritëse të udhëhequra nga islamisti…

Read More

Irani duhet të bëjë një hap të parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve me vendet në rajon dhe Shtetet e Bashkuara duke bërë të qartë se nuk synojnë të prodhojnë armë bërthamore, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres. “Çështja më e rëndësishme është Irani dhe marrëdhëniet midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Guterres në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. “Këtu shpresa ime është që iranianët të kuptojnë se është e rëndësishme që një herë e mirë ta bëjnë të qartë se do të heqin dorë nga të kenë armë bërthamore, në të njëjtën kohë që…

Read More

Liverpool vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve Liverpool u rikthye për të siguruar një fitore 2-1 ndaj LOSC Lille, duke shënuar fitoren e 11-të radhazi në shtëpi në fazën e grupeve ose të ligës së UEFA Champions League (UCL). Lille bënë një sulm të hershëm me Gabriel Gudmundsson që u përpoq të sulmonte, por goditja e tij shkoi jashtë kuadratit. Liverpool iu përgjigj me një paralajmërim të vetin, pasi Mohamed Salah tentoi një goditje të kthyer që u prit lehtësisht nga Lucas Chevalier. Loja u ngadalësua pas kësaj, pasi të dyja ekipet lëviznin topin mirë, por kishin vështirësi në…

Read More

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke shpëtuar një 78 vjeçare të paralizuar që ndodhej brenda. E moshuara është në gjendje të mirë shëndetësore. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Read More

Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman. Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë. Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit. Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtine atje. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë Edisonin, pas pune e kishte lënë në një siperfaqe të…

Read More

Një mëngjes i shëndetshëm është kyç për një ditë të mbushur me energji dhe mirëqenie. Shumë njerëz mund të kenë tendencën të konsumojnë ushqime të pasura me sheqer, kafe të zezë ose ushqime të skuqura në mëngjes, por këto mund të shkaktojnë probleme me tretjen, urth, rritje të shpejtë të sheqerit në gjak dhe irritim të dhëmbëve. Në vend të këtyre, është e rekomandueshme të filloni ditën me ushqime të buta dhe ushqyese që nuk ndikojnë negativisht në trup. Drithërat e plota, bollguri, vezët dhe pijet që janë të lehta për tretje janë opsione të shkëlqyera për të mbështetur funksionimin…

Read More

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe ushqimesh ku sasitë u rriten me mbi 30 për qind në vitin 2024. Ri-zgjimi i kanaleve të importit po e bën edhe më të vështire konkurrencën e prodhimit vendas dhe po ul vlerën e mbetur në vend nga prurjet e turizmit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në vitin 2024 importet e kafshëve të gjalla shënuan rritje me 35.5 për qind, në sasi. Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni dhe më gjerë nga 22 mijë…

Read More

Presidenti Donald Trump njofton një mega-investim deri në 500 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale. Presidenti amerikan zbulon sipërmarrjen e përbashkët ‘Stargate’, SoftBank, Oracle dhe OpenAI për të investuar në infrastrukturën e AI Tre gjigantët janë zotuar për një investim fillestar prej 100 miliardë dollarësh me synimin për ta rritur këtë në 500 miliardë dollarë në katër vjet.

Read More