Author: tirana

Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra.Pas orëve të mëngjesit reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët.Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1 ballë.Temperaturat parashikohen: në bregdet: 5/16°C ;në vendet e…

Read More

Dashi Do të kaloni një detaj të rëndësishëm nëse nuk jeni të kujdesshëm. Merrni kohën tuaj. Ju mund të duhet të ngadalësoni, por mos u shqetësoni. Me qëndrueshmëri e fiton garën sot, kështu që lëvizni me kujdes dhe kontrolloni dy herë të gjitha shenjat rrugore përpara se të vazhdoni. Demi Ju jeni në tokë të fortë për t’u ndjerë i lirë të bëni atë hap tjetër gjigant. Njerëz të tjerë do të jenë aty për t’ju mbështetur nëse rrëshqitni. Me shumë mundësi, ju do të jeni në gjendje të përballoni gjithçka vetë – kështu që mos u shqetësoni. Binjaket Bëjini…

Read More

Me uljen e temperaturave shtohen dhe rastet e pacientëve nëpër spitale. Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, thotë se në vendin tonë qarkullojnë viruset e gripit të tipit A dhe B, Covid 19 dhe RSV-ja. Sa i përket numri të pacientëve ai tha se ka pasur një rritje të personave të infektuar nga java e parë në javën e dytë të muajit Janar. ”Jemi pikërisht në sezonin tipik të gripit ose në sezonin e virozëve të cilat predominojnë nga Dhjetori në Mars. Këto viruse janë tipike të kohës së ftohtë. Kanë një mbijetesë më të mirë…

Read More

Një incident i pazakontë ka tërhequr sot vëmendjen nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”. Laerti i cili njihet për karakterin e tij moskokëçarës, është përfshirë në një situatë që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Gjatë një momenti të zakonshëm në shtëpi, teksa Laerti po ndërronte të brendshmet, kamerat kanë kapur aksidentalisht pamje të papërshtatshme të organit të tij gjenital. Ky incident ka ndodhur më shumë se një herë, duke shkaktuar një stuhi reagimesh në internet.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar për një takim që ka zhvilluar me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky në forumin ekonomik në Davos. Kreu i qeverisë teksa ka postuar foto nga takimi miqësor, tregon se me Zelenskyn kanë firmosur një marrëveshje për fushën e sigurisë. ”Davos-Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”,-shkruan Rama.

Read More

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë do të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar prej disa ditësh dhe do të zgjasë deri në 4 mars. Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 50 399, ndërsa deri sot në orën (18:30) janë miratuar 24,052 kërkesa. Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 32 270 (64.0%) kërkesa, ndërsa femrat janë 18129 (36.0%). Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin…

Read More

Në një kohë që shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4” ka kaos, mësohet se prej kohësh Klajdi paska zhvilluar në heshtje një pëlqim ndaj Eglit. Ishte vetë ai që e zbuloi këtë ndjesi, ndërsa shprehu një “lum” komplimentash për Eglin që nga sytë e deri te shpirti i saj. Gjatë një pyetësori mes dy të nominuarve, Eglit dhe Xumit, si dhe banorëve të tjerë, qendra e diskutimit ishte situata e krijuar së fundmi dhe debatet e forta mes dy banorëve. Ndërsa diskutohej pëlqimi i Xumit ndaj Eglit, Klajdi tha se është krejt e pamundur që të mos dashurohesh me…

Read More

Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në Lushnjë me rastin e 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës. ”Shqipëria është krenare për këtë gur kilometrik të historisë sonë, por padyshim ju lushnjarët duhet të jeni akoma më krenarë pasi i keni ofruar Shqipërisë mundësinë e zhvillimit të një Kongresi kaq të rëndësishëm në kohën më të vështirë dhe më të errët për të. Kongresi i Lushnjës, përveç se një moment i rëndësishëm historik është pa dyshim një shembull i qartë se kur një popull është i bashkuar, kur një popull është i vendosur për të mbrojtur integritetin…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të shkaktuara nga zjarri në një resort turistik në Bolu të Turqisë. Kreu i Shtetit i përcolli homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë si edhe mbështetjen e popullit shqiptar në këto momente të vështira. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bolu, Turqi. Në emër të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me Presidentin Erdogan dhe popullin turk në këtë kohë të…

Read More

Kryetari i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria vijon të jetë vendi me shpenzimet shëndetësore për frymë më të ulëta në Europë, sipas raportit të fundit të OECD për vitin 2024. Sipas këtij raporti, shqiptarët shpenzojnë mesatarisht vetëm 734 euro për frymë në vit, një vlerë që përfshin si fondet publike, ashtu edhe ato private. ”Partia Socialiste votoi kundër rritjes së buxhetit të shëndetësisë në nivelin 5% të PBB-së, e cila në fakt ishte votë kundër vetë premtimit të tyre të vitit 2013, duke treguar se premtimet elektorale nuk i kanë seriozisht e nuk kanë…

Read More

Sot shënohet 14 vjetori i protestës së 21 janarit, ku 4 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një tubimi të dhunshëm të opozitës së atëhershme përpara selisë së Kryeministrisë. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, thotë se do të duhet që personat që kanë dijeni për këtë çështje të dëshmojnë në mënyrë që të jepen provat për zbardhjen e plotë të kësaj dosjeje. Ai thotë se se trysnia ka qenë e fortë për të gjithë dhe se ka pasur veprime të nënkuptuara të kërcënimit. ”Ndjej trishtim, kanë kaluar vite dhe çështja nuk është mbyllur akoma. Unë dhe Dumani jemi…

Read More

Kati i tetë i një pallati është përfshirë nga flakët në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë dhe sipas Policisë zjarri ka rënë rreth orës 16:10, ndërkohë që po merren masa për evakuimin e banorëve. Nga të dhënat e para mësohet se ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. ”Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në…

Read More