Author: tirana

Pritet konfirmimi, por në Spanjë janë të sigurtë: Karlo Ançeloti do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Sipas mediave iberike, tekniku italian ka vendosur të mbyllë aventurën e dyrtë në karrierën e tij në pankinën e skuadrës madrilene, pavarësisht se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2026. Shkak për këtë vendim është bërë ecuria plot oshilacione në këtë sezon, ndërsa dy humbjet me Barcelonën, në La Liga dhe finalen e Superkupës kanë lenë shenjë. Po ashtu kritikat që shqoëruan këto disfata, përfshirë edhe vërshëllimat e tifozëve në ndeshjen e fundit në “Bernabeu” kanë shtyrë…

Read More

6 ditë dite pas zhdukjes se 63-vjecarit Engjell Kanani pranë lumit Vjosa në afërsi të fshatit Kashisht nuk ka asnjë gjurmë të tij. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se mister mbetet fakti qe nuk është gjetur asnjë send personal i tij, si mjetet e peshkimit, çanta apo celulari. Për më tepër celulari i 63 -vjecarit ka qenë i hapur deri 24 ore pas zhdukjes se Kananit teksa kishin nisur kërkimet për të. Familjarët dhe miku i tij 64-vjeçar e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij por megjithëse thirrja kryhej nuk përgjigjej askush. Kërkimet janë shtrirë edhe ne kanalin…

Read More

Mesazh i Kryeministrit Edi Rama -Kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha. Tani të të akuzojë lidhur me drejtësinë për 21 janarin, dikush që emrin në profilin e tij e ka “primare në pd”, kjo është për të qarë e për të qeshur.. Por nuk është qëllimi im të bëj kurrëfarë polemike me askënd që komenton këtu. Kështu që le të fokusohemi tek thelbi, sepse edhe një sërë komentuesish të tjerë, nga dëshira për drejtësi, harrojnë…

Read More

Dy persona janë kapur nga policia e Fierit në gjendje të dehur në timon, ndërsa një 17-vjeçar pa leje drejtimi. Si pasojë, ky i fundit po procedohet penalisht, ndërsa, dy shoferët e tjerë janë arrestuar. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor: -arrestuan në flagrancë shtetasit 49 vjeç, banues në Lushnjë dhe 59 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin 23 vjeç, banues në Fier dhe për një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë,…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin F. D., 35 vjeç banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një 33–vjeçare, se ky shtetas ka hapur një llogari në “TikTok”, nëpërmjet së cilës fyen atë dhe familjarë të saj. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 35–vjeçarit, si dhe për verifikimin e këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ndërsa nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë, është pyetur nga një gazetar nëse e ka gjetur letrën që ia la paraardhësi Joe Biden, në zyrë. Pasi hapi sirtarin, Trumpi gjeti zarfin brenda të cilës ishte letra ku shkruante “47”, duke iu referuar si presidenti i 47-të. Më pas, presidenti amerikan falënderoi gazetarin për pyetjen duke i thënë: “Faleminderit shumë. Mund të mos e kisha parë këtë për muaj të tërë”, shprehet Trump.

Read More

Gjykata e Tiranës dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”. Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht. E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale. Të tre personat të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u…

Read More

Krybashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kujtuar sot 14 vjetorin e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues. Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan se se kjo datë është një plagë në historinë e Shqipërisë, por edhe një thirrje për drejtësi e llogaridhënie. Kryebashkiaku Veliaj vijon se katër protestuesit që humbën jetën 14 vite më parë, u larguan nga kjo botë për një Shqipëri më të drejtë e më demokratike. “TË PAHARRUAR! 🙏🏻21 Janari është një plagë në historinë tonë, por edhe një thirrje për drejtësi e llogaridhënie. Sot kujtojmë ata që humbën jetën duke kërkuar një Shqipëri më…

Read More

Lërini anash miliarderët. Trilionerët e parë janë në rrugën e tyre. Pesë njerëz pritet të grumbullojnë të paktën 1 trilion dollarë pasuri brenda dekadës së ardhshme, nëse tendencat aktuale vazhdojnë, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam. Shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, aktualisht personi më i pasur në botë me vlerë më shumë se 430 miliardë dollarë, pritet të bëhet trilioner në pak më pak se pesë vjet. Së shpejti atij do t’i bashkohet themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, themeluesi i Oracle, Larry Ellison, CEO i Meta, Mark Zuckerberg dhe CEO i LVMH, Bernard Arnault dhe familja…

Read More

Më shumë se nëntëqind kamionë me ndihma humanitare hynë në Rripin e Gazës dje të hënën, një numër më i lartë se ai i vendosur në marrëveshjen e armëpushimit që ka hyrë në fuqi që nga e diela e djeshme, sipas shifrave të shpallura nga OKB. “Ndihma humanitare vazhdon në Rripin e Gazës si pjesë e një rritjeje të planifikuar të ndihmës për të mbijetuarit. Sot, 915 kamionë kaluan në Gaza, sipas informacioneve që morëm nga autoritetet izraelite dhe garantuesit e marrëveshjes së armëpushimit (Katar, Egjipt, SHBA)”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA). Të…

Read More

Donald Trump nuk arriti të puthte bashkëshorten e tij Melanian, para se të bënte betimin si Presidenti i 47-të i SHBA-së. 54-vjeçarja mbante një kapelë, që duket se e pengoi Trumpin ta puthte. Zoti dhe zonja Trump, të cilët u martuan në vitin 2005, pësuan një moment po aq të vështirë edhe në inaugurimin e tij në janar 2017. Presidenti ‘harroi’ bashkëshorten e tij, ndërsa nxitoi në shkallët e Shtëpisë së Bardhë për të përshëndetur paraardhësin e tij Barack Obama dhe gruan e tij Michelle. Melania Trump u detyrua të ecte vetëm pas tij.

Read More