Një ditë më parë është regjistruar një sherr mes vajzave që ka degraduar në përdorimin e thikës. Ka qenë 26-vjeçarja Kasandra Cani që ka plagosur me thikë një 22-vjeçare e identifikuar Esma Verlaku ABC News mëson se Kasandra Cani dhe Xhemile Verlapo kanë qenë shoqe me njëra- tjetrën prej kohësh. Esmaja, motra e të dëmtuarës Xhemilës është futur për të ndare sherrin nuk ka pasur lidhje me ngjarjen. Sipas informacioneve shkak i konfliktit mes dy vajzave paraditen e se hënës dyshohet se janë bërë marrëdhëniet me disa djem të cilët frekuentonin të dyja vajzat. Pas një sherri virtual Xhemilja ka…
Author: tirana
Donald Trump mbajti premtimin e bërë për fushatë dhe urdhrin e parë ekzekutiv që firmosi pasi u betua si president ishte ai kundër emigrantëve të paligjshëm. Duke pasur në krah disa nga bashkëpunëtorët e tij, midis tyre edhe zv.presidenin J.D Vance, Trump nënshkroi edhe 7 urdhra të tjerë, mes të cilëve tërheqja e SHBA nga marrëveshja e Parisit për klimën. Këto janë tetë urdhrat që presidenti i SHBA firmosi: 1- Shpalli emergjencë kombëtare në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, duke etiketuar kartelet kriminale si grupe terroriste. Ai gjithashtu i dha fund shtetësisë së të drejtës së lindjes për fëmijët…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thanë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin sllovak Robert Fitz në Ankara se të gjitha fazat e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe grupit militant Hamas duhet të zbatohen. “Të gjitha fazat e marrëveshjes duhet të zbatohen dhe ndihma humanitare duhet të dërgohet vazhdimisht në Gaza. Turqia do të vazhdojë të monitorojë procesin derisa të krijohet një shtet i pavarur dhe sovran i Palestinës, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, bazuar në kufijtë e vitit 1967”, deklarooi Erdogan. Ai shtoi se heqja e kufizimeve ndërkombëtare për Sirinë nga periudha e regjimit të rrëzuar të…
“SOT ESHTE #21JANAR, PERSERI-14 VITE RRESHT! KY QE DEGJONI NUK ESHTE URDHRI, ESHTE TRANSMETIMI I URDHRIT TE PUSHKATUESIT: ME TE KALUAR GARDHIN E TELAVE, DO TE HAPNI ZJARR LUFTARAK! KY ESHTE URDHRI! TA TA TA GJAKOS, GJAKOS! Shikoni, te vjedhesh eshte nje gje-kriminale doemos; POR TE VRASESH PER TE VJEDHUR, DUKE VJEDHUR, PER TE MBROJTUR VJEDHJEN E VETEN, ESHTE TMERR, TMERR! Eshte kafsheri pastaj te vijosh urdhrat: KUJDES MUNICIONIN, KUJDES MUNICIONIN! JO NJEREZIT E OPOZITES, TE NDRYSHEM NGA TY, POO EDHE KUNDERSHTARET E TU, POR MUNICIONIN ME TE CILIN PO I PUSHKATON, PO I VRET, BARBARISHT! E kuptoni ceshte kjo?…
Arlind Qori, kryetar i Lëvizja Bashkë, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për protestën për rastin e policit Azbi Spahiu, që u hodh nga lartësia. Ai gjithashtu sqaroi një incident në protstë, me Adriatik Lapajn. “Që në fillim të protestës vjen një djalë trupmadh dhe bërtiste kush janë këta që organizojnë protesën, duke na sharë etj. I themi policisë ju lutem shoqërojeni, sepse po provokon. Më në fund policët e shtyjnë jashtë. Vijon protesta me thirrje dhe fjalime. Kishim rend të fjalimeve, unë e kisha radhën i katërti. Gjatë fjalimit tim ishte afruar zoti Lapaj…
Shumë zona të SHBA kanë ngrirë nën një të ftohtë ekstrem në fillim të kësaj jave. Temperatura deri në 40 gradë nën zero dhe reshje të forta bore e bëjnë situatën të rrezikshme për jetën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Meteorologët bënë gjithashtu paralajmërime për stuhi dimërore të hënën (20.01.), e cila mund të prekë deri në 70 milionë njerëz. Banorët e shteteve të Atlantikut të Mesëm, në veçanti, duhet të vishen mirë, veçanërisht në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Pensilvani. Në New England, më në veri, duke përfshirë shtetet e Connecticutit, New Hampshire-t, Maine-t, Massachusetts-it, Rhode Island-it dhe Vermontit,…
Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Marikaj të Vorës. Ende nuk dihen detaje sa i përket shkakut të zjarrit apo dëmet që ka shkaktuar. Zjarrfikësit në vendngjarje, po punojnë për shuarjen e zjarrit në godinën e përbërë nga disa butiqe veshjesh. Flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por e ndikuar edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.
Tragjike në Turqi. Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një zjarr ka rënë gjatë natës në një hotel në vendpushimin e skive, në provincën Bolu. Ministri i Brendshëm turk, Ali Gerlikaya, në një reagim në platformën X është shprehur i shqetësuar, ndërsa thekson se autoritetet po punojnë për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve. Zjarri shpërtheu në katin e katërt të hotelit 11-katësh dhe zjarrfikësit janë angazhuar menjëherë për të shuar zjarrin.
Apple ka pezulluar njoftimet e mediave të krijuara nga inteligjenca artificiale pas gabimeve të përsëritura. Kompania amerikane e teknologjisë Apple ka pezulluar njoftimet e lajmeve dhe argëtimit pasi u përball me kritika dhe ankesa për gabime të përsëritura në përmbledhjet e lajmeve të saj. Përveç kësaj, kompania po bën ndryshime në njoftimet përmbledhëse në të gjithë bordin për të lejuar transparencë më të madhe, raporton Tech Crunch. “Përmbledhjet e njoftimeve për kategorinë e lajmeve dhe argëtimit do të jenë përkohësisht të padisponueshme dhe do të riaktivizohen në një përditësim të ardhshëm pasi të përpunohen”, tha një zëdhënës i Apple. Ndryshimi…
Në vitin 2022 Shqipëria kishte shpenzimet shëndetësore për frymë (publike +private), prej vetëm 734 euro. Ky ishte niveli më i ulët në Europë sipas raportit të fundit të Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) mbi gjendjen shëndetësore në Europë më 2024. Shpenzimet për frymë për shëndetësinë në Shqipëri janë gati 5 herë më të ulëta se mesatarja e BE-së prej 3,533 euro. Në rajon, shpenzimet më të larta për shëndetësinë i ka Mali i Zi, dy herë më shumë se tek ne (1593 euro), e ndjekur nga Serbia (1517), Maqedonia e Veriut (1142 euro), Bosnjë-Hercegovina (1072). Edhe nëse bëhen…
Një tërmet me magnitudë 6.4 i dhkallës Rihter goditi Tajvanin jugor pak pas mesnatës të së martës, duke dëmtuar disa ndërtesa dhe duke plagosur të paktën 27 persona, thanë autoritetet e ishullit. Midis tyre ishin gjashtë persona, përfshirë një foshnjë një muajshe, të cilët u shpëtuan nga një shtëpi e shembur në distriktin Nanxi, Tainan. Nuk raportohet për të vdekur, megjithëse ekipet e shpëtimit janë ende duke vlerësuar dëmet. Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Dapu në qarkun Chiayi në një thellësi prej 9.7 kilometrash, thanë autoritetet, raporton AP.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar për ngjarjen tragjike të ndodhur më 21 janar të vitit 2011, ku mbetën viktimë katër protestues. Kryeministri shprehet se “Drejtësia vonon, por nuk harron”. Gjithashtu shton se ai që sot po vonon drejtësinë për 21 janarin nuk duhet të harrojë që fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë. Statusi i kryeministrit Edi Rama: “21 Janar🌹 “Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”, shkruan Rama.