Author: tirana

Pas anëtarëve të familjes së Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, janë 4 miliarderët e teknologjisë me shumë ndikim, të rreshtuar në vendin kryesor për të parë ceremoninë e inaugurimit brenda Capitol Rotunda. Shumë prej këtyre titanëve të teknologjisë, si Elon Musk, Mark Zuckerberg, Sundar Pichai dhe Tim Cook jo vetëm që kontrollojnë pasuri masive, por siç raporton CNN, gjithashtu mbajnë frenat e prej rrjeteve më të fuqishme në botë, si X, Meta dhe Google. Prania e këtyre peshave të rënda të industrisë nxjerr në pah ndikimin e tyre në rritje ndaj Trump pas fitores së tij elektorale dhe “kompleksit teknologjik-industrial”…

Read More

Në superstradën Tiranë-Durrës janë realizuar afro 25% e punimeve fizike të fazës së parë. Zgjerimi i këtij aksi, i cili lidh kryeqytetin me Durrësin dhe që përpunon një numër të lartë të automjeteve gjatë gjithë vitit, parashikon shtimin e dy korsive të tjera kalimi, duke e sjellë të gjithë rrugën në parametrat e Kategorisë A. 4 muaj nga nisja e punimeve është bërë e mundur spostimi i pemëve, fibrave optike dhe linjave të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, si dhe është punuar për ndërtimin e kanalit, punime të cilat janë drejt përfundimit. Po ashtu, kanë avancuar punimet edhe për formimin…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për inaugurimin e tij dhe i tha atij se Moska është e hapur për dialog me administratën e re për luftën Rusi-Ukrainë. Trump është zotuar t’i japë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë. Putini nuk u ftua për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump. Duke iu drejtuar pretendimeve të Trump se ai mund të ndërmjetësojë me shpejtësi një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, lideri rus tha se dëshiron “një paqe afatgjatë të bazuar në respektimin e interesave legjitime të të gjithë njerëzve, të…

Read More

Presidenti Joe Biden konfirmoi se ai i la një letër në Zyrën Ovale për Presidentin e zgjedhur, Donald Trump. I pyetur nga reporterët jashtë Shtëpisë së Bardhë nëse ai kishte shkruar një letër, Biden iu përgjigj me “Po”, teksa refuzoi të jepte më shumë detaje. “Është mes Trump dhe meje”, tha Biden. Trump la një letër në vitin 2021, të cilën Biden më vonë e përshkroi si “shumë bujare”.

Read More

Donald Trump mbërriti në Capitol i shoqëruar nga Joe Biden. Për pak minuta ai pritet të betohet si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Holli i Capitol është bërë gati për ceremoninë. Historikisht presidentët janë betuar jashtë Capitol-it. Por temperaturat e ftohta kanë bërë që ceremonia të zhvendoset brenda Capitol-it

Read More

Është shtyrë për më 31 janar seancën paraprake ndaj Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Partizani”. Ish-kryeministri është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Më 11 shtator të vitit të kaluar prokurorët që po hetojnë dosjen “Partizani” i komunikuan atij akuzën për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”. Paraditen e kësaj të hëne kryetari i Partisë Demokratike u paraqit në SPAK për të firmosur, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që vendosi ‘detyrim paraqitje’ për të. Qindra qytetarë ju përgjigjën thirrjes së tij dhe protestuan pranë ambienteve të Prokurorisë së…

Read More

Presidenti ende në detyrë Joe Biden dhe gruaja e tij Jill sapo kanë mirëpritur Donald Trump dhe Melania në Shtëpinë e Bardhë. Ata do të ulen për çaj, përpara se të nisen për në Kapitol. Ceremonia që tradicionalisht mbahet jashtë ndërtesës së Kapitolit të SHBA-së, është zhvendosur brenda për shkak të parashikimit të temperaturave të ulëta me erëra që ndihen si -13°C (9°F). Pas betimit, Trump do t’i drejtohet kombit. Më vonë, pritet të marrë pjesë në tre ballo inaugurimi gjatë mbrëmjes.

Read More

Shoqet janë përfshirë në një sherr me tika. Dy vajza të moshës 20-vjeç janë zënë me thika pasditen e së dielës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në kompleksin Deliorgji në Tiranë. Dy vajzat nga Durrësi ishin shoqe me njëra tjetrën, por janë konfliktuar për motive banale. Një nga vajzat ka shkuar në apartamentin e shoqes së saj dhe pas një debati e sipër një nga vajzat ka marrë thikën dhe ka goditur shoqen e saj. Një nga vajzat është arrestuar, ndërsa vajza e dëmtuar është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Vajzat…

Read More

Agravon debati mes Xumit dhe Eglit, pas nominimit të të dyve ”kokë më kokë” nga kjo e fundit, pasi hapi kutinë e pandorës. Xumi ka quajtur Eglin femër bespreme, ndërsa e akuzoi se gjithë jetën është mbajtur e këmbalecët e të tjerëve. Ndërkohë Egli i është përgjigjur duke i thënë se nuk ra pre e lojës së tij dhe se nuk i bëjnë përshtypje emrat. Kjo referuar deklaratës së Xumit, se pasi Egli pa dronët për Gjestin, iu afrua këtij të fundit. Pjesë nga debati: Xumi: Je femra më bespreme që ekziston Egli: Se nuk rashë pre e lojës tënde…

Read More

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia ka shprehur pakënaqësinë e tij me ligjin për votën e Diasporës. Ai theksoi se nuk është dakord me të për arsye se përmes tij favorizohet votimi familjar nga emigrantët. Qefalia shtoi se në raste të tjera një sipërmarrës shqiptar që operon jashtë vendit mund të detyrojë punëtorët e tij që t’i detyrojë të votojnë për një subjekt të caktuar politik. ”Nuk jam dakord me ligjin sepse favorizon votimin familjar. Një sipërmarrës që është jashtë mund të mbledhë ata punëtorët dhe t’i detyrojë të votojnë. Për të dalë te ligjshmëria”, tha ai.

Read More

Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Farizio Bucci u largua nga pozicioni i Ambasadorit italian në Shqipëri, pas mbylljes së mandatit 5-vjeçar të tij. “Situata politike në Shqipëri është konflitkuale. Pas pak muajsh janë zgjedhjet parlamentare dhe uroj që fushata elektorale të jetë e bazuar në fakte dhe programe. Pasi shqiptarët janë të interesuar për programet e partive politike dhe se çfarë ofrojnë ato për të përmirësuar jetët e tyre. Ne respektojmë dinamikat e brendshme të politikës shqiptare dhe i takon kësaj të fundit të vendosë. Ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria…

Read More

Lulzim Basha ka reaguar ndaj Sali Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit si “dordolecin e Edi Ramës”. “Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë. Aq sa mund të ndash tymin nga bloza, aq mund të ndash këto dy persona”, ishte sulmi i sotëm i Berishës ndaj Bashës. Po ashtu Basha thotë se shqiptarët nuk e kapërdisin më këtë teatër të shëmtuar dhe sulmet ndaj tij tregojnë se revolucioni 3 vjeçar është kundër Lulzim Bashës dhe kujtdo që nuk do që PD të përfundojë si klubi Partizani. “Të përshëndes nga Washingtoni Doktor”, përfundoi Basha. Reagimi i plotë…

Read More