Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore prezantuan sot raportin e detajuar mbi Maturën Shtetërore 2024, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtues të shkollave dhe koordinues të Maturës Shtetërore nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ky raport ofron një analizë të thelluar të rezultateve dhe ecurisë së procesit të maturës, duke vlerësuar jo vetëm performancën e nxënësve, por edhe cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkallë kombëtare. Ministrja e Arsimit…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili zhvillohet në Davos – Klosters, të Zvicrës. Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale. Takimi i 55-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror mblidhet nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë. Kryeministri do të marrë pjesë në disa tryeza…
Tetë njerëz kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar të hënën si pasojë e zjarrit në një shtëpi të pleqve në periferi të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, raportoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS). Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të hënën në komunën e Barajevës, në jug të Beogradit. Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Staroviq, tha se 13 njerëz janë evakuuar nga ndërtesa si pasojë e zjarrit. Staroviq tha për RTS-në se, sipas të dhënave fillestare, ka shenja se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme. Ai shtoi se shtëpia e pleqve ka licencë të vlefshme…
Pesë ditë pas zhdukjes se 63 vjeçarit Ëngjëll Kanani pranë lumit Vjosa në afërsi të fshatit Kashisht nuk ka asnjë gjurmë të tij. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se mister mbetet fakti që nuk është gjetur asnje send personal i tij, si mjetet e peshkimit, çanta apo celulari. Për më tepër, celulari i 63 vjeçarit ka qenë i hapur deri 24 orë pas zhdukjes së Kananit teksa kishin nisur kërkimet për të. Familjarët dhe miku i tij 64 vjeçar e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij, por megjithëse thirrja kryhej, nuk përgjigjej askush. Kërkimet janë shtrirë edhe në…
Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”. Nga pamjet shihen shtëllunga tymi.
Rreth 42 mijë kërkesa janë grumbulluar në platformën PER për regjistrimin e shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit, por kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 11 Majit. Nga të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani 27,992 kërkesa janë shqyrtuar, por rreth 17,662 janë miratuar. Në kërkesat sipas gjinisë, meshkujt kryesojnë me 65% dhe femrat me 35%. Grupmosha më e interesuar mbetet 26–35 me afro 29%, e ndjekur nga grupmosha 36–45 me 27%, 19% shtetasit nga 46–55 vjeç, 14.6% mosha mbi 56 vjeç dhe më pak të interesuar të rinjtë e moshës 18–25 vjeç.…
“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 24”. I dënuar në Itali, për 3 veprimtari kriminale, arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari. Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u lokalizua në Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: D. Gj, 50 vjeç, i lindur në Shijak. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për…
Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale “Më datë 20.11.2022, rreh orës 07:00, tek Ish-Stacioni i Trenit. është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një moment historik për stomatologjinë: një robot plotësisht autonom, i kontrolluar nga inteligjenca artificiale, ka kryer për herë të parë një procedurë të plotë dentare te një pacient, rreth tetë herë më shpejt se një dentist njerëzor. Kjo teknologji e re jo vetëm që përshpejton procesin, por eliminon edhe rrezatimin e dëmshëm të rrezeve X, duke përdorur teknologjinë OCT, e cila krijon modele me rreze drite dhe zbulon kavitetet me një saktësi prej rreth 90%. Në këtë fazë, dentisti dhe pacienti mund të diskutojnë për atë që duhet bërë, dhe pasi vendimet të merren, roboti stomatolog merr kontrollin. Ai planifikon…
Agjencia e Kombeve të Bashkuara (UNRWA) deklaroi se ka gati 4 000 kamionë me ndihma humanitare për të hyrë në Gaza, me gjysmën e dërgesave që përmbajnë furnizime ushqimore thelbësore dhe miell. Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini shprehu optimizëm se sulmet ndaj autokolonave të ndihmave brenda Rripit të Gazës mund të ulen pasi përpjekjet humanitare pritet të intensifikohen. Ndërkohë, 160 kamionë kanë lëvizur tashmë përmes vendkalimit Rafah në rrugën për në vendkalimin Kerem Shalom, i cili kontrollohet nga Izraeli.
Ekipi Galician i Krimit të Organizuar i UCO-së me bazë në Komandën e Pontevedra udhëhoqi një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër një grupi grabitësish shqiptarë. Ata përdorën makina me targa false për të operuar kryesisht në veriun e Spanjës dhe në zonën e Madridit. Dy drejtuesit e grupit u arrestuan në Paris. Looking for a soulmate!Lauradate3 Ways Japanese Use Turmeric to Drop WeightHealth Wellness JournalSponsored LinksAnëtarët e Ekipit Kundër Krimit të Organizuar në Galicia (ECO) me bazë në Komandën e Pontevedras arritën të konfirmojnë se gjashtë të arrestuarit janë autorët e një vale grabitjesh shtëpish të kryera në pjesë të…
90 të burgosurit palestinezë që mbaheshin në një burg izraelit janë liruar si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, ka thënë shërbimi i burgjeve të Izraelit. Tre gra izraelite, të cilat mbaheshin në robërinë e Hamasit, u liruan më herët. Në një deklaratë, shërbimi i burgut tha se palestinezët “u transferuan nga disa objekte paraburgimi në të gjithë vendin për t’u absorbuar në burgun Ofer, të shoqëruar nga luftëtarë nga shërbimi i burgut izraelit me ndihmën e Policisë së Izraelit. “Pas përfundimit të operacioneve të përthithjes dhe marrjes së miratimit nga autoritetet politike, të gjithë terroristët u…