Author: tirana

Garda Kombëtare e SHBA-së tha se do të vendosë 8,000 anëtarë të shërbimit të saj, që vijnë nga rreth 40 shtete, në Uashington DC për të mbështetur Inaugurimin e 60-të Presidencial. Trupat e Gardës Kombëtare të SHBA-së në Konektikat, Virxhinia dhe Pensilvani vendosën një perimetër sigurie rreth Galerisë Kombëtare të Arteve në qytet më 18 janar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump më 20 janar. Siguria rrethuese do të përfshijë kontrollin e trafikut dhe patrullimin e stacioneve të metrosë, shkruajnë mediat e huaja. Më herët të shtunën, përpara se Trump të mbërrinte në Uashington DC, mijëra protestues dolën në rrugë…

Read More

Një tunel i fshehtë mes SHBA-së dhe Meksikës do të mbyllet pasi u zbulua në fillim të këtij muaji. Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP) tha se agjentët e saj gjetën një tunel të kompletuar të krijuar nga njeriu pasi inspektuan një sistem kullimi në Teksas, raportojnë. Sipas zyrtarëve, tuneli kalon midis qytetit meksikan të Ciudad Juarez dhe qytetit amerikan të El Pasos, të cilat ndahen nga Rio Grande dhe kufiri SHBA-Meksikë. Gjenerali Jose Lemus, komandanti i garnizonit ushtarak të Ciudad Juarez, tha të dielën se zyrtarët meksikanë do të mbyllnin nënkalimin rreth 300 metra të gjatë, sipas CBS…

Read More

Ditën e sotme presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të marrë detyrën, duke u bërë kështu kreu i 47-të i shtëpisë së Bardhë. Ceremonia do të zhvillohet në ambientet e brendshme të Kapitolit, kjo për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Masa të rrepta sigurie janë marrë për mbarëvajtjen e kësaj ceremonie të rëndësishme që do të përcillet në të gjithë botën. Dita e inaugurimit të Donald Trump do të nisë me një shërbim në Kishën e Shën Gjonit, në sheshin Lafayette, një kishë historike në Uashington DC, e ndjekur nga çaji në Shtëpinë e Bardhë.…

Read More

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Ziplajnin (s’di ta përkthej shqip:-) e instaluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Pukën Turistike, i cili do të pasohet shumë shpejt nga instalimet në Divjakë, Durrës, Elbasan, Belsh, Valbonë, e Voskopojë, ju uroj një javë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

Read More

Kjo javë do të nisë me vranësira, por nuk pritet të ketë reshje shiu. Gjatë ditës nuk do të mungojnë as kthjellimet, por në pjesën më të madhe do të jetë nën mbizotërimin e reve. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar rritje, ku minimalja ka qenë 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 30 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Read More

Dashi Do të jeni shumë komunikues dhe të hapur për dialog, duke u dhënë prioritet situatave të zemrës për të sjellë qartësi dhe harmoni. Partneri/ja ju mbështet! Beqarët do të marrin stimujt e duhur për të zgjuar interesin e tyre. Qartësia juaj dhe vigjilenca mendore do t’ju mundësojnë të vazhdoni marrëdhëniet e punës në mënyrën më të mirë Demi Ju do të jeni shumë sensual dhe të pasionuar, por emocionet do të jenë të pasigurta dhe luhatëse. Në zemrën tënde ndoshta ka pak stuhi, përpiquni ta dominoni atë. Zemrat e vetmuara ndoshta do të kuptojnë se ndjenjat ndaj një ish…

Read More

Një operacion i Policisë Vendore të Gjirokastrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti shpërndarësish droge gjatë natës së kaluar. Si rezultat i aksionit, janë lëshuar urdhër-arreste për 9 persona, të moshave 30-40 vjeç. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, autoritetet sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi. Sipas burimeve policore, hetimet për këtë grup kishin nisur prej disa muajsh, dhe operacioni konsiderohet një sukses në luftën kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogës në zonë. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar lidhje të tjera të mundshme të grupit, ndërsa nuk…

Read More

Influencerja amerikane, Alix Earle, është shumë e mërzitur nga mbyllja e TikTok në ShBA. Earle u bë e famshme përmes videove të saj në TikTok, të cilat ajo filloi t’i bënte kur ishte në kolegj në Universitetin e Miamit. E njohur për videot e saj “Get Ready With Me” dhe përmbajtjet përkatëse të stilit vlog, ajo kishte grumbulluar 7.2 milionë ndjekës në platformë. Megjithatë, pas njoftimit të ndalimit të TikTok në Amerikë, ajo ndau një video duke qarë dhe duke shkruar se ndihej shumë keq që Tik Tok po mbyllej. Aplikacioni që e bëri atë të famshme tani është ndaluar…

Read More

Dy të rinj kanë humbur në kryeqytet gjatë 24-orëve të fundit. Kanë qenë familjarët e tyre që kanë denoncuar në polici për zhdukjen e tyre. Ndërsa policia thekson se po punon për gjetjen e tyre. “Më datë 18.01.2025, shtetasi E.Sh, kallzon se, prej datës 16.01.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer nipi i tij shtetasi F.I, 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Më datë 18.01.2025, shtetasi F.H, kallzon se, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i tij shtetasi K.H, 25 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

KORÇË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një mesazh të shkurtër në faqen e tij zyrtare “Facebook” lajmëroi se së shpejti do të hapet në Korçë qendra e parë turistike e skive në vendin tonë. Ky projekt shtoi ai do ta fusë Korçën në hartën evropiane të turizmit dhe padyshim do të sjellë prurje për ekonominë e këtij qarku. Ai theksoi se Korça vijon të “gumëzhijë” me vizitorët vendas dhe të huaj dhe këtë fakt e dëshmojnë bujtinat, që sipas kryeministrit Edi Ramën janë të mbushura plot gjatë fundjavave.

Read More

GAZA- Mijëra palestinezë kanë mbushur rrugët e Gazës pasi sot në mëngjes ka hyrë në fuqi zbatimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Disa festuan, të tjerë vizituan varret e të afërmve të tyre, ndërsa shumë u kthyen në shtëpitë e tyre. “Më duket sikur kam gjetur të paktën pak ujë për të pirë pasi kam humbur në shkretëtirë për 15 muaj. Ndihem sërish e gjallë”, tha Aya, një grua e zhvendosur nga qyteti i Gazës, e cila ishte strehuar në qytetin qendror të Rripit të Gazës, Deir al-Bala për më shumë se një vit. Rebelët e armatosur të Hamasit dolën në rrugët e qytetit jugor të…

Read More

TIRANË- Pas pushimeve dhe festave të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet punës. Të hënën më 20 janar, Kuvendi hap punimet e Sesionit të VIlI, të Legislaturës së X. Zyra e shtypit të Kuvendit, njofton se seanca plenare do mbahet në orën 17:00. “Ju njoftojmë se seanca plenare e hapjes së punimeve të Sesionit të VIlI, të Legislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 20 Janar, ora 17:00. (Urdhër nr. 3, datë 16.01.2025, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.”, thuhet në njoftim.

Read More