Author: tirana

TIRANË- Platforma e-Albania është kthyer tashmë në një shërbëtor të përkryer për qytetarët. Kryeministri Edi Rama me një shkrim në “Facebook”, ka njoftuar se së shpejti ndihmësja virtuale e quajtur “Diella”, e cila sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t do jetë në shërbim të qytetarëve. “Mirëmëngjesi dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel…

Read More

SHQIPËRI- Edhe të dielën, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë; si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit. Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje të tyre duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e…

Read More

DASHI Dita premton të jetë pozitiv, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Mundohuni të jeni më të pranishëm për partnerin tuaj. Për sa i përket punës, shkathtësia juaj do të sjellë rezultate të kënaqshme. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 19 janar 2025), mund të ndiheni veçanërisht krijues. Është koha ideale për t’iu përkushtuar projekteve artistike ose për të zgjidhur punët e papërfunduara. Një surprizë mund të erëzojë marrëdhënien. BINJAKËT Hëna në Luan ju bën të shoqërueshëm dhe komunikues. Përfitoni nga kjo energji për të forcuar lidhjet me miqtë dhe kolegët. Takime të mundshme interesante për…

Read More

Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpi ditët e fundit mes Gertës dhe Rozanës. “Jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk e ke ti,” ishte kjo fjalia e Gertës që lëndoi dhe mërziti Rozanën, e cila më pas ka vijuar në debate mes tyre. Ky debat ka vijuar edhe në spektaklin e sotëm. “Në asnjë moment nuk i kam thënë rrugaçe, nuk e kam fyer asnjëherë, nuk i kam thënë fjalor rruge. Gertën e njoh prej vitesh sepse është motra e mikeshës sime shumë të mirë. I uroj që fëmijët e saj të bëhen 100 vjeç…

Read More

Gresa nuk mundi të sigurojë një vend si finaliste në ”Big Brother Kosova Vip 3”. Ajo u përball me një vendim të papritur, duke u larguar nga shtëpia përkrah Leonit dhe Drenushes. Finalistë janë Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni. Pas eliminimit, Gresa reagoi në llogarinë e saj në Instagram, duke falënderuar publikun për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë ofruar gjatë gjithë kohës që ka qenë pjesë e shtëpisë. Ajo theksoi se ndodhej tashmë në shtëpinë e saj në Ferizaj dhe ishte shumë e lumtur për të gjithë mesazhet pozitive që kishte marrë nga ndjekësit e saj. Ajo nuk…

Read More

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se opozita synon që të dal fituese në zgjedhjet e 11 majit, kjo dhe falë koalicionit që ajo do të krijojë. Teksa u ndal në qarkun e Durrësit, Bylykbashi u shpreh se opozita synon që të marrë 8 mandate, kjo dhe për shkak të situatës së krijuar dhe shifrave që vijnë nga terreni. “Objektivi ynë është fitorja në zgjedhje. Në Durrës, duam që opozita të marrë 8 mandate. Nuk është çështje optimizmi po shifrash. Në zgjedhjet e kaluara morëm 6, LSI nuk e mori mandatin për 135 vota. Jam i sigurt që e vodhën…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar me rastin e 34-vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike Fier. Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje me krimin, teksa ka thënë se “ky regjim largon çdo ditë shqiptarët nga vendi”. Ai u shpreh se edhe PD ka pësuar tronditje të mëdha dhe janë bërë përpjekje për ta tjetërsuar si forcë politike, teksa ka shtuar se sot janë më të bashkuar, më të fortë dhe më në këmbë se kurrë më parë. “Pas një procesi herë-herë dhe kalvari, sot jemi më të bashkuar, më të fortë, më…

Read More

Mbrëmë në Prime, Driloni ka shokuar shikuesit dhe banorët e ”Big Brother Kosova Vip 3”, duke pranuar se ka marrë informacione nga jashtë shtëpisë, duke thyer kështu një nga rregullat më themelore të lojës. ”Pika e parë është që shumë banorë këtu më kanë ngacmuar për këtë çështje; ka pasur pelqim për Bay T-në. Pika e dytë është që njerëzit që kanë ardhur nga jashtë, si Fitimi, Laurenti, Edi dhe Anisa, më kanë dhënë informacion nga jashtë”. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta dhe shqetësim të madh, pasi shikuesit dhe banorët u shokuan nga fakti që një nga konkurrentët…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët që jetojnë jashtë kanë të paktën 3 arsye thelbësore përse në 11 Maj duhet të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të mbështesin Partine Socialiste. Qëndrimin e tij për votën e emigratëve e ka nxitur një ndjekës në rrjetet e tij sociale që shprehet kundër votimit nga jashtë pasi mendon se vota mund të manipulohet nëse dërgohet me postë. “Janë më të kthjellët në vlerësimin e shkallës së përparimit të Shqipërisë. Nga njëra anë patjetër nuk i kanë gërr mërret e përditshme të jetës së këtushme që na lodhin të gjithëve, por kanë mundësi…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump. Duke e vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-SHBA, presidentja ka vendosur ta dërgojë një delegacion të kabinetit të saj, i cili së bashku me ambasadorin në SHBA Ilir Dugolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet inauguruese të datave 19-21 janar, ka thënë për KosovaPress Bekim Kupina, këshilltar për media. Osmani tashmë ka pasur rastin ta urojë personalisht Trump gjatë një bisede…

Read More

Këngëtarja Parashqevi Simaku pranoi të marrë mjekimin në spitalin psikiatrik në New York, ku ndodhet prej dy javësh. Ishte biznesmeni Elton Ilirjani që informoi përmes Instagramit se mjekët i kishin aplikuar injektimin e parë.Në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku. “Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti eshtë i madh”, shkruan Ilirjani.“Pas shumë mundimesh halla po merr mjekimin e duhur shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen , faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën”, ka shkruar mbesa e saj Ani Simaku në Instastory. Pas…

Read More

Policia e Korcës ka vënë në pranga dy shtetas orët e fundit të akuzuar për vepra penale të ndryshme penale. Një 55 vjeçar, banues në Korçë është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka përndjekur në vazhdimësi ish të dashurën e tij. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë një 46 vjeçar banues në Pustec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 46 vjeç, banues në Pustec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj…

Read More