Author: tirana

Bota e futbollit ka marrë lajmin e trishtë, me ndarjen nga jeta të legjendës skoceze të Manchester United, Denis Law, në moshën 84-vjeçare, i cili prej kohësh vuante nga demenca. Ai cilësohet si një nga emrat më të mëdhenj të futbollit në vitet ’60-’70, i cili së bashku me Sir Bobby Charlton dhe George Best krijuan një nga treshet më të frikshme në Angli. “Me zemër të rënduar ju komunikojmë se babai ynë, Denis Law, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ka luftuar një betejë të vështirë, por tani më në fund është në paqe. Falënderojmë të gjithë ata…

Read More

-Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Read More

Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit është pritur me gëzim nga palestinezët, por një qasje më e kujdesshme në Izrael, ku demonstruesit si pro dhe kundër marrëveshjes kanë dalë në rrugë. Në sheshin e pengjeve, një shesh jashtë Muzeut të Artit të Tel Avivit, disa qindra miq dhe të afërm të pengjeve u takuan të enjten në mbrëmje. Shumë njerëz mbaheshin përdore dhe qëndronin në heshtje. “Është një përzierje emocionesh”, tha një 27 vjeçar, kushëri i njërit prej pengjeve. “Sigurisht që jemi shumë të lumtur që njerëzit po kthehen në shtëpi, por nga ana tjetër…

Read More

Loredana dhe Jozi më në fund kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë, pas zënkave mes njëri-tjetrit. Në videon e shpërndarë, mund të shihet momenti i puthjes së parë mes tyre, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ndërkohë dëgjohet Jozi, duke i thënë Loredanës: Nxirre gjuhën. Momentet e tyre intime në shtrat i ka ndërprerë Gjesti.

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në mesnatë në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Një kabinë elektrike ka marrë flakë. Si pasojë, ka ndërruar jetë një shtetas, i cili po flinte në këtë kabinë. “Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur. Punohet për identifikimin e tij”, njofton policia.

Read More

Një aksident tragjik ka ndodhur në Aeroportin e Vlorës, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasje me një fadrome. Viktima, një burrë 60-vjeçar, u aksidentua gjatë punës së tij, dhe nga dëmtimet e marra, ai ka ndërruar jetë. Shoferi që drejtonte fadromen është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.

Read More

Shtetet e Bashkuara shpallën të premten si të padëshiruar tetë individë për organizimin dhe zbatimin e planit për kremtimin e Ditës së Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë , kremtimi i të cilës është shpallur jokushtetues nga institucionet e vendit dhe është dënuar nga shtetet perëndimore. Departamenti amerikan i Shtetit iu referuar në njoftimin e saj kremtimit të kësaj dite në vitin 2024 dhe tha se personat e përfshirë në vendim “përkrahën agjendën secesioniste” të Presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik. Republika Serbe në Bosnjë kremtoi javën e kaluar të njëjtën ditë me një parakalim në qendër të Banjallukës, kryeqytetit…

Read More

Kabineti i Izraelit miratoi marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve me grupin militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës, tha të shtunën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, një ditë përpara se marrëveshja të hyjë në fuqi. Armëpushimi do t’i sillte palët një hap më pranë përfundimit të luftimeve më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese mes palëve, 15 muaj pas fillimit të konfliktit. Qeveria e ratifikoi marrëveshjen në orët e para të së shtunës pas një mbledhjeje që zgjati për më shumë se gjashtë orë, tha zyra e zotit Netanyahu në një deklaratë. Sipas marrëveshjes së kundërshtuar nga disa anëtarë të…

Read More

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur shqetësime mbi ndikimin e mundshëm ekonomik të politikave të propozuara të presidentit të zgjedhur Donald Trump, duke paralajmëruar për rreziqe të rëndësishme, veçanërisht për inflacionin dhe ekonominë globale. Ndërsa FMN pret që ekonomia botërore të rritet me një rritje prej 3.3% në vitin 2025, planet e Trump mund të prishin këtë trajektore. Në qendër të agjendës ekonomike të Trump janë tarifat, të cilat ai i sheh si një mjet për të mbrojtur vendet e punës në SHBA, për të rritur të ardhurat nga taksat dhe për të stimuluar ekonominë. Ai ka kërcënuar se do…

Read More

Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimet në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të viti 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish kreu i Njesisë Administrative Besnik Simoni. Ky i fundit u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja ne kapërcim të kufijve të mbrojtjes se nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim. Ndërsa Altin Marku u dënua me 20 vite burg për veprat penale” “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe…

Read More

Katër persona u vranë në një sulm ajror rus në Kiev gjatë natës, raporton BBC. Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko tha se mbrojtja ajrore ishte në veprim rreth kryeqytetit ukrainas. Autoritetet paralajmëruan për një kërcënim me raketa balistike dhe u kërkuan banorëve të shkonin për strehim. Videot e postuara në internet treguan një makinë në flakë dhe ujë që vërshonte në një rrugë. Ky është sulmi i dytë fatal në Kiev këtë muaj.a

Read More

Ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani ka zhvilluar takime me zyrtarët më të lartë të shtetit të Ukrainës. Hasani zhvilloi takime me presidentin ukrainas Volodymir Zelenskyn, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha. “Takime produktive në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha. Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm…

Read More