Pritet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore; megjithatë nuk priten reshje. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në…
Author: tirana
DASHI Dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri përpiquni të jeni më të pranishëm për partnerin. Në punë, shkathtësia juaj do të sjellë rezultate të kënaqshme. DEMI Mund të ndiheni veçanërisht krijues. Është koha ideale për t’iu përkushtuar projekteve artistike ose për të zgjidhur punët e papërfunduara. Në dashuri, një surprizë mund të erëzojë lidhjen. BINJAKËT Hëna në Luan ju bën të shoqërueshëm dhe komunikues. Përfitoni nga kjo energji për të forcuar lidhjet me miqtë dhe kolegët. Në dashuri, takime të mundshme interesante për beqarët. GAFORRJA Dita mund të paraqesë disa sfida,…
Një aksident fatal është regjistruar në aksin rrugor Berat-Dimal. Makina e drejtuar nga 25 vjeçari A.T ka përplasur një grua që po kalonte rrugën së bashku me fëmijën e saj të mitur. Si pasojë e aksidentit shtetasja L.Gj. ka ndërruar jetën, teksa fëmija i saj 2 vjeçar nuk ka probleme për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, do të kenë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar prej disa ditësh dhe sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 25 567. Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kërkesat për regjistrim janë 25 786 deri sot në orën (18:05), ndërsa janë miratuar 7996 kërkesa. Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 16…
Për të katërtën ditë radhazi, në Maqedoninë e Veriut vijon protesta për ritjen e pagave me 30 për qind për nëpunësit e disa ministrive dhe institucioneve shtetërore. Qeveria shpreh dyshime se protestat janë të motivuara politikisht. Ajo e pranon se pagat nuk janë të larta, por arsyetohet se buxheti është i kufizuar. Aktualisht, paga mesatare e punonjësve në Ministrinë e Kulturës, Drejtësisë, Mjedisit, Ekonomisë dhe Punës, Transportit dhe Transformimit Digjital, si dhe Entin Shtetëror të Statistikave, është rreth 471 euro. Paga mesatare në nivel shtetëror në Maqedoninë e Veriut është 684 euro. Protestuesit kërkojnë një rritje prej 100 eurove. “Nëse…
Sonte është gjysmë-finalja e ”Big Brother Kosova Vip 3”, dhe në finale do të shkojnë 5 banorë, dhe 3 sonte do të lënë garën. Të gjithë presin këtë Prime, dhe suprizën e parë e ka bërë Atilla Kardesh, një banor i këtij edicioni dhe ish-bashkëshorti i Drenushës, ku ka treguar se për kë bën tifo. Një postim në Instagram ai ka treguar se mbështet Leon, dhe e sheh atë në finalen e madhe të 24 janarit, duke i bërë kështu thirrje ndjekësve të tij për të votuar këngëtarin.
Fjalimi inaugurues i Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar do të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak të motit të rrezikshëm të ftohtë që parashikohet javën e ardhshme në Uashington, ka konfirmuar ai. Sipas mediave të huaja, fjalimi, si dhe fjalimet e tjera, tani do të zhvillohen brenda rotondës së Kapitolit të SHBA-së, dhe jo jashtë ndërtesës. Presidenti i fundit që u betua në ambiente të mbyllura ishte Ronald Reagan në 1985, kur moti i ftohtë rrënoi edhe Kapitolin e SHBA.
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi sot një vizitë në Durrës. VanHorn vizitoi kullën C të Kalasë së Durrësit, ku pas tërmetit të vitit 2019, Ambasada e SHBA-së bashkëpunoi me “Trashëgiminë Kulturore pa Kufij” për të restauruar sitin përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore. ”Gjatë vizitës së saj, VanHorn foli me partnerët e Ambasadës së SHBA-së, ndërsa në fokus mbetet vazhdimi i punës së rëndësishme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë për brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në rrjetet sociale.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë G. C. Nënkomisari 31-vjeçar, me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Gramsh, dyshohet për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Nga hetimet e kryera nga AMP janë grumbulluar fakte dhe prova që krijojnë dyshimin se ky punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur sendet personale të një shtetasi…
Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama sapo erdhi në pushtet kriminalizoi Policinë e Shtetit, duke emëruar ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, të cilin ish-kryeministri e quan trafikant droge. Gjatë një takimi me temë “Siguria dhe Rendi”, Berisha tha se ata rikthyen më pas në detyra, të gjithë ish-trafikantët, ish-oficerët e inkriminuar të larguar nga detyra jo vetëm nga qeveria e PD, por sipas tij, të larguar nga detyra edhe nga qeveritë socialiste para saj. ”Edi Rama betejën e tij, për krijimin e narkoshtetit e nisi kundra jush, kundra Policisë së Shtetit. Për këtë qëllim ai vendosi në krye të…
Kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë që të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Teksa shpjegon procedurën që duhet të ndjekin, kreu i qeverisë iu kërkon emigrantëve shqiptarë që të mos e lenë për ditën e fundit procesin e regjistrimit. “Zgjedhjet janë vërtet në 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë nga aty ku jeni, duhet të regjistroheni nga tani deri në 4 maj, ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ-së, www.kqz.gov.al, nuk është i vështirë, pro do pak durim dhe pak minuta. Mos e shtyni…
Opinionisti i ”Big Brother Kosova Vip 3”, Milaim Zeka, do të futet në shtëpi për 24 orë. Sonte pas mbarimit të gjysmëfinales, Zeka do të futet në shtëpinë më të famshme. Zeka do të qëndrojë me finalistët për 24 orë teksa kujtojmë që në finale do të shkojnë 5 banorë teksa 3 nga banorët aktual sonte do të lënë shtëpinë. Finalja e madhe mbahet të premten e 24 janarit, teksa Vëllai i Madh edhe në edicionet e kaluara në javën e fundit fut ish-banorët që të iu bashkohen finalistëve për kujtimet brenda shtëpisë.