Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje dy komentuesve në Facebook, të cilët në lidhje me videon ku i jepej ndihmë në Tiranë një fëmije 1 vjeç të ardhur nga Gaza, shkruanin se qeveria ndërkohë i lë të vdesin fëmijët shqiptarë. Përgjigjja e Ramës ishte kjo: “Nuk e di a i keni seriozisht këto që shkruani apo thjesht nga inati i sime vjehrre, bum në krevat mullixhiut. Inati ndaj qeverisë të të çojë të flasësh kaq përçart, është t’i biesh vetes dhe të përhapësh gënjeshtra për llogari të atyre që te gënjeshtra janë kapur si i mbyturi pas fijes së barit.…
Author: tirana
Autoritetet kanë arrestuar një mësuese 34-vjeçare nga New Jersey pasi akuzohet se ka sulmuar seksualisht një djalë 11-vjeçar me të cilin kishte edhe një fëmijë! Laura Caron takoi djalin e mitur dhe vëllait të tij në Shkollën Fillore të Mesme Township #2. Prindërit e djalit thanë se ishin në marrëdhënie miqësore me 34-vjeçaren dhe i lejuan dy djemtë dhe motrën e tyre të flinin në shtëpinë e saj dy herë në javë. Sulmi seksual i 34 -vjeçares ka nisur në vitin 2016 dhe dyshohet se ka vazhduar të paktën deri në vitin 2020. Dyshimet e para kanë ardhur nga motra…
RENEA ka nisur një operacion në Pogradec, duke kontrolluar disa mjedise për kapjen e personave në kërkim. Forcat e policisë kanë bastisur banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi, por nuk është gjetur aty. Gjatë aksionit të forcave RENEA janë sekuestruar dhjetëra armë zjarri dhe armë të ftohtë thika, drogë, afro 200 milionë lekë ndërsa 14 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Kush është Erjon Llapushi? Erjon Llapushi renditet në listën e 5 personave që Policia e Shtetit i konsideron si të kërkuarit më të rrezikshëm. Tetorin e vitit 2021, ai u shpall në kërkim pasi dhunoi…
Leonardo DiCaprio ka shpallur një donacion prej një milion dollarësh (rreth 970,000 euro) për të mbështetur organizatat që po luftojnë me pasojat e zjarreve që kanë përfshirë Los Anxhelos. Aktori njoftoi përmes Instagramit se do të kontribuonte në përpjekjet për rimëkëmbjen emergjente pas zjarrit, duke ndihmuar zjarrfikësit dhe ata që kanë humbur shtëpitë e tyre. DiCaprio theksoi se ky donacion është në kuadër të një partneriteti me Programin e Reagimit të Shpejtë të Rewild dhe do të shkojë për të mbështetur organizata si Fondacioni i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelesit dhe Kuzhina Qendrore Botërore, të cilat janë angazhuar në…
Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dajç të Lezhës. Viktima, i identifikuar si Arben Gazulli, 53 vjeç është gjetur thuajse i dekompozuar dhe dyshohet të ketë humbur jetën disa kohë më parë, por nuk është konstatuar. Ai jetonte vetëm dhe trupi është dërguar në Morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes.
Sjellja e fëmijës 1 vjeç nga Gaza në Tiranë dy ditë më parë (15 janar 2025) ka ardhur prej një kërkese të 2 eurodeputetëve të Bashkimit Evropian në drejtim të Shqipërisë, e cila u është përgjigjur pozitivisht. Familja ka udhëtuar direkt nga Gaza në Tiranë përmes një avioni ambulancë dhe aktualisht po strehohet në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në Babrru, por brenda pak ditësh synohet të kaloj në një ambient më të përshtatshëm me qira në Tiranë. Janë marrë masat nga autoritetet që familja të trajtohet me psikolog përgjatë qëndrimit në Tiranë. Fëmija është 1 vjeç dhe ka pasur…
David Lynch, një nga regjisorët me ndikim për filmat dhe shfaqjet televizive unike dhe surrealiste, duke përfshirë “Blue Velvet” dhe “Twin Peaks”, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ky lajm është konfirmuar përmes faqes së tij zyrtare në Facebook , ku familja e tij ka shkruar: “Me keqardhje të thellë ne, familja e tij, njoftojmë ndarjen nga jeta të njeriut dhe artistit, David Lynch. Do të vlerësonim pak privatësi në këtë kohë. Ka një vrimë të madhe në botë tani që ai nuk është më me ne. Por, siç do të thoshte dhe ai: ‘Mbaje syrin te petulla dhe…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon në Gjykatën e Lartë revokimin e masës arrest me burg që është caktuar ndaj tij, pas hetimeve për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Avokati Genc Gjokutaj dorëzoi rekursin në Gjykatën e Lartë duke thënë se nuk ka prova për ta mbajtur Metën në burg. Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët, Gjokutaj pranoi se në argumentin e parashtruar në Gjykatën e Lartë, thonë se duhet revokuar masa arrest me burg pasi Meta është drejtues i PL dhe jemi në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po i afrohet trevjetorit të saj, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thekson shpresat e vendit të tij për vazhdimësinë e mbështetjes amerikane edhe gjatë administratës së re Trump. “Jemi duke pritur inaugurimin e presidentit amerikan. Unë mendoj se e gjithë bota është duke e pritur, sepse Shtetet e Bashkuara janë një partner strategjik në stabilitetin global”, tha zoti Zelenskyy këtë javë gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Varshavë me Kryeministrin polak Donald Tusk. Presidenti ukrainas Zelenskyy e përshkroi SHBA-në si “donatorin më të madh që mbështet Ukrainën në luftën e saj për mbijetesë…
Gjatë operacionit të RENEA-s në Pogradec janë kapur dhjetëra armë zjarri, armë të ftohta thika, janë sekuestruar afro 200 milionë lekë të vjetra dhe janë sekuestruar edhe sasi të mëdha nafte e karburant kontrabandë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre të pandehurit, shtetasit M.G., E.H. dhe F.Ç., për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg.1 i Kodit Penal. Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë në kuadër të procedimit penal nr.1394/2022, u arrit të provohet se, në datën 19.11.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Klos, Bashkia Mallakastër, shtetasit M.G.,…
Gjykata e Tiranës lë në burg Isuf Hasën, autorin e vrasjës së 81 vjeccarit Xhemal Metës. Autori ka deklaruar para gjykatës se e ka bërë krimin dhe nuk ka çfarë shton më shumë, duke mos dhënë asnjë arsye. Prokurori Albert Demerneli i kërkoi gjykatës që autori të qendrojë në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën “vrasje me paramendim”, kërkesë që u pranua nga gjykata. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar në Fshatin Shëngjin i Vogël. I moshuari u gjet pa shenja jete. Pas hetimeve të zhvilluara u zbulua se ishte goditur me çekiç në kokë.