Author: tirana

Gjatë qëndrimit në Londër, në kuadrin e vizitës zyrtare në Parlamentin britanik, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mori pjesë si e ftuar nderi në pritjen e organizuar nga Këshilli i Fuqisë së Butë i Mbretërisë së Bashkuar, me personalitete të larta shtetërore, diplomatë dhe përfaqësues të shquar të kulturës dhe sportit. Këshilli koordinohet nga ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, mik i mirë i vendit tonë, Alastair King-Smith. Në këtë pritje morën pjesë si të ftuar të veçantë diplomatë dhe përfaqësues të shquar të fushave të ndryshme, gazetarë, artistë, sportistë si edhe liderë të industrisë kreative. Ishin të pranishëm…

Read More

Simboli i Shqiponjës që ishte në rreth rrotullimin në hyrje të Tiranës, do të vendoset në Kukës. Deputeti i PS-së Pandeli Majko sqaron se do të vendoset në rrethrrotullimin e Gostilit, në hyrje të qytetit të Kukësit. “Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani, i cili është dhuruesi i saj, miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës! Albert Halili, kryetari i Bashkisë së Kukësit po koordinon punën për vendosjen e “shqiponjës”, shkruan Majko në rrjetet sociale. Shqiponja ishte vendosur në rrethrrotullimin në hyrje të Tiranës në vitin 2012, si simbol i 100 vjetorit të…

Read More

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi këtë të premte një prej kompanive të fasonerisë në Fier. Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e këtij biznesi, të cilët 10 vite më parë u kthyen nga emigracioni për të ndërtuar një jetë të re, Balluku theksoi rëndësinë e ndërtimit të një fryme bashkëpunimi që sipas saj, nevojitet për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj sipërmarrje por dhe gjithë qarkut të Fierit. “Gentjana dhe Marko janë kthyer pas shumë vitesh emigracion për të ndërtuar një jetë të re në vendin e tyre. Me një përvojë të gjatë në fushën e konfeksioneve, prej…

Read More

Gjykata e Lartë vendosi të premten se një ndalim i diskutueshëm i TikTok mund të hyjë në fuqi këtë fundjavë, duke hedhur poshtë një apel nga pronarët e aplikacionit popullor që pretendonin se ndalimi shkelte Amendamentin e Parë. Sipas mediave të huaja, Gjykata e Lartë dha një opinion të panënshkruar dhe nuk pati asnjë kundërshtim të theksuar. Vendimi, i cili pasoi paralajmërimet nga administrata Biden se aplikacioni përbënte një kërcënim “të rëndë” të sigurisë kombëtare për shkak të lidhjeve të tij me Kinën, do të lejojë që ndalimi të fillojë të dielën. Por ka shumë pyetje të vazhdueshme rreth mënyrës…

Read More

Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. E gjithë vëmendja ka kaluar tek ”Big Brother Albania Vip 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave. Në vend të gjashtë, kemi humoristin Xum Allushi, i cili këtë javë rezulton sërish me…

Read More

Buqetës me 45 shkolla të reja të ndërtuara vitet e fundit në Tiranë do t’i shtohen edhe 10 të tjera. Duke folur në ceremoninë e çeljes së programit për Drejtuesit e Shkollave dhe Kopshteve, e zbatuar nga Shkolla e Drejtorëve, një organizatë e mbështetur nga AADF, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se në të gjithë zonat e Tiranës po ndërtohet një sistem i plotë me çerdhe, kopshte, dhe shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. “Sot në Tiranë kemi ndërtuar 45 shkolla të reja, plus 109 kopshte dhe çerdhe; pra, si infrastrukturë kemi ecur goxha. Me investimet e reja, sidomos në zonat që…

Read More

Në përvjetorin e themelimit të PD-së në degën e Mirditës, drejtuesi i këtij qarku Agron Gjekmarkaj tha se ky është një çast reflektimi dhe mirënjohje për ata ngritën flamurin e shpresës dhe guximit në kohë sfidash Ai deklaroi se rebelimi është karakteristikë e njerëzve të lirë që e ka stolisur gjithmonë atë. ”E kemi jetike aleancën me diasporën, njerëzit tanë kudo në botë, që të bëhen pjesë e ndryshimit! Nuk duhet të hezitojmë për të luftuar me indiferencën! Fitorja e Albert Mëlyshit në Bashkinë e Mirditës është një dëshmi e qartë se kur njerëzit shihen në sy, ndjejnë të vërtetën…

Read More

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se është në negociata me tre grupime opozitare në Parlament, përfshirë Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për të synimi është maksimalizimi i votës së opozitës në prodhimin e mandateve. Ftesa për bashkëpunim shkoi për këdo që nuk bashkohet me grupin Berisha-Meta, si brenda ashtu edhe jashtë Parlamentit. “Po negociojmë me të gjitha grupet që janë brenda parlamentit dhe pothuajse jemi dakord, Alibeaj, grupi i Bashës. Po diskutohen gjëra të vogla, dëshira është e mirë. Hajde ta bëjmë bashkë. Lista është e përbashkët, lista është e…

Read More

”Arrest me burg” dha Gjykata e Tiranës për Isuf Hasën, i cili akuzohet për vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në fshatin Qafëmollë në Tiranë. Hasa ka deklaruar se kanë qenë miq dhe fqinj me viktimën, me të cilin ditën e ngjarjes në orët e para të mëngjesit kanë qenë duke pirë kafe dhe raki në banesën e tij. Autori i dyshuar tregon se ka shkuar në banesën e tij rreth orës 06:00 dhe çekiçin me të cilin ka kryer krimin, e ka gjetur në ambientet e jashtme të banesës së viktimës, dhe e kam marrë dhe fshehur në xhup. Pasi…

Read More

“Një copëz arti” erdhi këtë të premte nga Tetova, në Tiranë. Presidenti Bajram Begaj hapi dyert e institucionit për artistët e vegjël të shkollës së mesme komunale të tekstilit në Tetovë. Ata shpalosën talentin përmes krijimtarive të frymëzuara nga tradita. 63 punimet e ekspozuara në Institucionin e Presidencës përcollën një larmi rrymash artistike avangardë në tekstil, mobilim dhe interior me elementin e përbashkët: shqiptarinë. Presidenti Begaj, në urimin e mirëseardhjes së tyre, i cilësoi si misionarë në vijimësinë e ruajtjes së shpirtit të kombit, promovues të vlerave kulturore dhe edukative. “Shkolla juaj profesionale ka një traditë disavjeçare në dizajnin e…

Read More

Redon Berati, këngëtari që qëndroi vetëm pak ditë në ”Big Brother Albania Vip 4”, ndau vlerësimin e tij për Eglin, duke e cilësuar atë si një lojtare shumë të fortë. “Po më duket që ka një kimi me Gjestin dhe ai është shumë pozitiv, shumë i gjallë. Ndoshta e kanë të dy kiminë. Të dy janë lojtarë shumë të fortë dhe mendoj se do të shkojnë shumë larg. I shoh finalistë të dy”, tha ai. Duke folur për marrëdhëniet mes banorëve, Redoni tregoi për mënyrën si i sheh dinamikat tani që është jashtë shtëpisë. Ai vuri theksin te respekti për…

Read More

Lezha përkujtoi këtë të premte 557-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Në nderim të kësaj ngjarje historike për kombin shqiptar, autoritete lokale dhe përfaqësues të klerit katolik bënë homazhe pranë memorialit të Gjergj Kastriotit, ndërsa veprimtaria nisi me gjëmën e burrave, riti që ndoqi Lek Dukagjini me burrat e tij për të treguar pikëllimin e thellë të kësaj humbjeje të madhe për shqiptaret. Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi solli në vemendje figuren e Gjergj Kastriotit, ndërsa nën kryetarja e Bashkisë, Eueda Molla, tha se me 17 janar 1468, vendi ynë humbi jo…

Read More