Gjykata Kushtetuese do të mblidhet këtë të premte për të shqyrtuar ankimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur një vit më parë nga Gjykata e Posaçme. Raportohet se Kushtetuesja pritet të dalë me vendim ditën e sotme. Lideri i opozitës kërkon që të shpallet antikushtetuese masa e SPAK, e lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e gjyqësorit. Berisha ankimoi fillimisht në Kushtetuese masat e SPAK për bllokim pasaporte dhe detyrimin e paraqitjes. Berisha nuk i zbatoi fillisht duke argumentuar se drejtësia duhet të kishte marrë miratimin nga Kuvendi, për…
Author: tirana
Jep dorëheqjen prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi. Sipas burimeve, ai e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave. Shkak për këtë vendimmarrje janë bërë përplasjet me kreun e bashkisë Pjerin Ndreu pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit që lamë pas në lidhje me amnistinë fiskale për tarifat vendore. Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit Prill të vitit 2022. Ish ushtaraku ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhe për rreth 2 vite.
Numri i të vdekurve nga një situatë e tensionuar gati njëmujore ndërmjet policisë dhe minatorëve të bllokuar që punonin ilegalisht në një minierë ari të braktisur në Afrikën e Jugut, është rritur në të paktën 87, tha policia të enjten. Autoritetet u përballën me zemërimin në rritje dhe një hetim të mundshëm për refuzimin e tyre fillestar për t’i ndihmuar minatorët. Në vend të kësaj autoritetet vendosën që t’i detyronin të dilnin duke u ndërprerë furnizimin me ushqime. Zëdhënësja e policisë kombëtare, Athlenda Mathe tha se 78 trupa u nxorën në një operacion shpëtimi të urdhëruar nga gjykata, me 246…
Arrestohet 43 vjeçari që vrau me armë gjahu të afërmin e tij mesditën e së enjtes në Bulqizë. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Flamur Kamberi kishte dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, ku aksidentalisht ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të Vasil Kamberit. 35 vjeçari humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital. Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.Ndërkohë nën hetim janë vënë edhe tre të tjerë.
Kryeministri i vendit Edi Rama në një postim të bërë këtë paradite në faqen e tij të Facebook, u ka bërë thirrje dhe u ka rikujtuar të gjithë atyre që janë në kërkim të një pune, që të aplikojnë në Platformën Kombëtare të Punësimit. Rama thotë se janë plot 5 mijë vende pune, ndërsa ka treguar edhe hapat që do duhet të ndjekin të gjithë ata që janë në kërkim të një vendi pune. Po ashtu Rama u ka bërë thirrje edhe të gjithë atyre që janë punëdhënës, për t’u futur në këtë platformë dhe për të regjistruar vendet e…
Zbulohet një lokal në Patos, ku shiteshin doza Kokaine dhe Cannabisi, si dhe viheshin baste me celular, ndërsa në pranga ka rënë pronari i ambientit. Policia bën me dije se gjatë operacionit “Multiple”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Klajdi Malaj, 28 vjeç, banues në Patos. Nga kontrolli në lokalin e Malajt, në Patos, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, si…
Popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në vitin 2024, me numrin e vdekjeve që tejkaloi një rritje të lehtë të lindjeve dhe ekspertët paralajmërojnë se trendi do të përshpejtohet në vitet e ardhshme. Byroja Kombëtare e Statistikave tha se numri i përgjithshëm i njerëzve në Kinë ra me 1.39 milion në 1.408 miliardë në 2024, krahasuar me 1.409 miliardë në 2023. Të dhënat përforcojnë shqetësimet se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të luftojë ndërsa numri i punëtorëve dhe konsumatorëve bie. Rritja e kostove nga kujdesi për të moshuarit dhe përfitimet e daljes në…
Kryesocialisti Edi Rama mbledh sot në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa fokusi do të jetë tek vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve. Presioni ndaj strukturave të partisë për të maksimizuar votën e emigrantëve është në rritje për shkak edhe të afateve kohore pasi më 1 mars përfundon regjistrimi i tyre. PS ka ngritur zyra në disa prej qyteteve europiane me prezencë të lartë të shqiptareve për te asistuat në procesin e regjistrimit.
Marrëveshja për lirimin e pengjeve është arritur, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu këtë të premte në mëngjes. Netanyahu vonoi votimin për miratimin e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, që do të duhej të bëhej enjten, duke akuzuar Hamasin se kërkon ndryshime në minutën e fundit në marrëveshje. Ndërsa, këtë mëngjes, ekipi negociator është shprehur se marrëveshjet janë arritur. Kabineti i sigurisë do të mblidhet gjatë ditës për të ratifikuar marrëveshjen, përpara se të kërkohet miratimi nga qeveria, ndërkohë që për këto zhvillime janë informuar edhe familjarët e pengjeve, shton zyra e kryeministrit. Marrëveshja e…
Barra e sëmundjeve të transmetueshme dhe të patransmetueshme në popullatë po rritet nga viti në vit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në tre muajt e fundit të vitit 2024, numri i personave që kishin pësuar infeksion të rrugëve respiratore ishte ndjeshëm më i lartë se në vitin e kaluar (shiko grafikun bashkëngjitur). Të dhënat zyrtare tregojnë se nga shtatori në dhjetor 2024, numri personave që kishin infeksione respiratore nga virozat ishte mesatarisht 12,500 në javë, nga më pak se 10 mijë në javë që ishin vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Mjekët e specializuar për…
Burime nga Policia bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec. Operacioni për drogë, armë e kapje të personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle. Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike. Renea ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij. Burime nga Policia bëjnë me dije se do ketë njoftim për mediat kur të përfundojë…
Një raketë Starship e SpaceX shpërtheu disa minuta pas nisjes nga Teksasi të enjten, duke detyruar fluturimet e linjave ajrore mbi Gjirin e Meksikës të ndryshojnë kursin e tyre. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ngadalësoi dhe devijoi aeroplanët rreth zonës ku po binin mbeturinat e raketës hapësinore, tha rregullatori i aviacionit. Të paktën 20 fluturime ndryshuan rrugët e tyre, sipas të dhënave nga faqja e internetit për gjurmimin e fluturimeve FlightRadar24. Misioni ishte fluturimi i shtatë provë i Starship-it të SpaceX, me të cilin Elon Musk parashikon që një ditë të transportojë njerëz dhe ngarkesa në Mars. Më herët të…