Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha kërkon rrëzimin e “arrestit shtëpiak”

11:19 / January 17, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha pas daljes nga SPAK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet këtë të premte për të shqyrtuar ankimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur një vit më parë nga Gjykata e Posaçme.

Raportohet se Kushtetuesja pritet të dalë me vendim ditën e sotme. Lideri i opozitës kërkon që të shpallet antikushtetuese masa e SPAK, e lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e gjyqësorit.

Berisha ankimoi fillimisht në Kushtetuese masat e SPAK për bllokim pasaporte dhe detyrimin e paraqitjes.

Berisha nuk i zbatoi fillisht duke argumentuar se drejtësia duhet të kishte marrë miratimin nga Kuvendi, për të vijuar më pas procedurat.

Gjykata Kushtetuese në seancën e 21 nëntorit 2024, deklaroi se sa i takon vendimit për të dalë jashtë vendit ai është jo proporcional dhe u rrëzua, ndërsa sa i takon masës detyrim paraqitje, Kushtetuesja arsyetoi se drejtësia mund të veprojë pa marrë konfirmimin.

Sali Berisha qëndroi në arrest shtëpie për 333 ditë.

Ndërkohë, Apeli i Posaçëm me vendimin e datës 3 janar 2025 riktheu masën detyrim paraqitje për Berishën.

sasli berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.