Author: tirana

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka pasqyruar takimet e Kryetares Elisa Spiropali dhe të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë si edhe veprimtaritë e tjera që u zhvilluan në 15 janar në kuadrin e kësaj vizite. “Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe delegacioni i saj vizituan Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar për bisedime të rëndësishme me Kryetarin e Dhomës së Komunëve, Sir Lindsay Hoyle. Ky shkëmbim parlamentar përfshiu disa momente kyçe, si pjesëmarrja e delegacionit në Pyetjet për Kryeministrin dhe takimet me Grupin Parlamentar për Shqipërinë dhe Kosovën. Gjatë diskutimeve produktive të dyja palët ranë dakord për…

Read More

Për herë të parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të ketë në përbërje të tij edhe një këshilltar që vjen nga radhët e komunitetit rom duke shënuar një moment historik. Sead Kazanxhiu, 37-vjeç, vjen nga Partia Socialiste dhe zëvendëson në këtë detyrë Besard Kadinë. Në fjalën e tij, Kazanxhiu u shpreh: “Ky është një moment historik. Bashkia e Tiranës është një parlament i vogël dhe nuk dua të jem i pari dhe i fundit. Dua që kjo rrugë të hapet dhe të përfshihen sa më shumë anëtarë të pakicave në Shqipërisë”, tha ai.

Read More

Shkodra ka një rini të mrekullueshme, dhe ky është një mesazh që ju duhet ta përçoni kudo. Ka qënë ky mesazhi që drejtuesi politik i PS-së, Shkodër Benet Beci i përcolli të rinjve të Shkodrës në sallën e mbushur të Kinema “Republika” në Kuvendin Rinor të socialistëve të qarkut të Shkodrës. Beci tha se rinia është një motivim dhe frymëzim për administratën, për bashkinë dhe qeverinë për të punuar më shumë për Shkodrën një qytet europian. “Sa herë që flasim dhe themi se Shkodra është një qytet i mrekullueshëm, për faktin se ka liqenin, detin, malin, lumin, por në të…

Read More

Kryesocialisti Edi Rama mësohet se në orën 17:00 do të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa fokusi do të jetë tek vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve. Presioni ndaj strukturave të partisë për të maksimizuar votën e emigrantëve është në rritje për shkak edhe të afateve kohore pasi më 1 mars përfundon regjistrimi i tyre. PS ka ngritur zyra në disa prej qyteteve europiane me prezencë të lartë të shqiptareve për te asistuat në procesin e regjistrimit.

Read More

Deputeti i PS-së, Erion Braçe i bën thirrje hetuesve të thellojnë me kurajo investigimin se kush qëndron pas anijeve me 600 tonë naftë kontrabandë të kapura në Porto Romano në Durrës tre ditë më parë dhe madje thekson se ky aktivitet po bëhet lum nga Afrika Veriore dhe nuk është ky i vetmi rast. Kur kanë kaluar tre ditë, Braçe shpjegon se nuk është vetëm nga Tunizia dhe Libia, por nga e gjithë pjesa veriore e kontinenti afrikan. Për të pasi ka pritur për tre ditë, i duhet të ngrejë pyetjet nëse u hetua, kush e shiste, sa fitonte, kush…

Read More

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha thotë se kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, klientelizimi i qeverisë dhe korrupsioni janë pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Për të në bashkëpunim me ekspertët më të mirë, PD ka përgatitur një program ambicioz që synon mbështetje për sipërmarrësit dhe krijimin e mundësive për punësim. Postimi i plotë Kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, klientelizimi i qeverisë, mungesa e konkurrencës, korrupsioni që frenon zhvillimin ekonomik, janë plagët e mëdha që godasin sipërmarrjen dhe xhepat e çdo familje shqiptare. Për t’u dhënë zgjidhje këtyre sfidave, në…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka treguar lidhur me situatën e krijuar në Bunec të Himarës. Mësohet se rreth orës 12:26 të kësaj të enjteje, hidrocentrali i Sasajt ka pësuar shembje. Për pasojë janë dëmtuar 12 biznese. ”Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz”, thotë Ministria. Teksa po punohet për pastrimin e baltës së krijuar, tanimë aksi Bunec-Piqeras është i kalueshëm. ”Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave…

Read More

Vendimi për të lënë garën, befasoi jo pak veta. Fjala është për Amber, e cila të martën doli vullnetarisht nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”. Ajo e përlotur tha se bëri gabim që doli pasi kishte shumë për të dhënë në atë shtëpi, ndërsa shtoi se njerëzit që kanë kaluar një jetë të vështirë, kanë shumë për të treguar. ”Në momentin që thash se kisha shumë për të dhënë në atë shtëpi nëse do kthehesha pas do të bëhesha pak më racionale për sa i përket mendimeve që kisha, duhej t’i peshoja pak më shumë. Do i kërkoj…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit ka arsyetuar vendimin që e la me masën e sigurisë detyrim paraqitje Sali Berishën. Gjykata thotë se janë marrë parasysh disa arsye që arritën në përfundimin se masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme. “Duke marrë parasysh faktin se kërkuesi kishte një vit me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese, moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë…

Read More

Diga e hidrocentralit në fshatin Bunec të Himarës është çarë, duke vendosur në alarm strukturat e Emergjencave Civile. “Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje”, njofton policia. Hidrocentrali i fshatit Sasaj furnizohet me ujë nga burimi i lumit të Kalasë dhe prodhon energji elektrike për zonën bregdetare të Himarës.Si pasojë e shpërthimit të digës ka patur përmbytje në rrugën nacionale, Lukovë- Bunec, që kalohet me mjete të rënda, por edhe në disa biznese në zonë. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë të Dibrës. 34-vjeçari Flamur Kamberi ka vrarë me çifte kushëririn e tij Vasil Kamberi, teksa ndodheshin në pyll (paraprakisht dyshohet për aksidentale, por dinamika është ende nën investigim policor), për gjueti. Policia vendore e konfirmoi ngjarjen e ndodhur rreth orës 12:00, në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Vasil Kamberi më herët ka mbajtur emrin Deli, por e ka ndërruar në Vasil. ”U njoftuam se është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, (Vasil Kamberi) i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit…

Read More

Deputeti i PS-së, Erion Braçe nuk do të jetë më i angazhuar në qarkun e Fierit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Shkak për këtë largim të tij nga kjo zonë është bërë përplasja me strukturat e PS-së në këtë qark. Sipas ”A2cnn”, ende nuk është marrë një vendim për fatin politik, nëse do të jetë apo jo angazhuar në fushatë për zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht që qarku i mundshëm ku ai mund të angazhohet është Tirana.

Read More