Kyeministri Edi Rama ka ndarë sërish në rrjetet sociale një videot ku i është përgjigjur komentuesve. “U bëre bozë çdo ditë në ekran”, ishte një nga komentet të cilit kreu i qeverisë zgjidhi t’i përgjigjet sot, duke sqaruar se ka zgjedhur këtë mënyrë komunikimi për të informuar qytetarët në lidhje me punët e bëra nga kjo qeveri, qofshin ato të mëdha e të vogla, punë që jo gjithmonë sipas tij gjejnë hapësirë mediatike. “Puna ime është të udhëheq natyrisht edhe për të informuar. Dritaret e reja që kam hapur janë për të debatuar dhe informuar siç bëra për marrëveshjen e…
Author: tirana
Karnavalet në Venecia do të zhvillohen nga 14 shkurt deri më 4 mars dhe këtë vit i kushtohet Giacomo Casanova. Casanova, i lindur 300 vjet më parë në Venecia, njihej për joshjen e grave, por konsiderohej edhe diplomat dhe spiun dhe ka statusin e heroit në Itali. Organizatorët e festivalit bëjnë të ditur se hapja do të shënohet me një kortezh përgjatë Kanalit të Madh, si dhe do të ketë parada në ujë, gondola, topa të maskuar dhe parada të natës. Ngjarja qendrore zhvillohet në sallonin “Ca’ Vendramin Calergi”, ku bileta kushton rreth 700 euro. Ndër eventet e tjera të…
Izraeli intensifikoi sulmet në Gaza disa orë pasi u njoftua një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve, thanë banorët dhe autoritetet në enklavën palestineze, ndërsa ndërmjetësit kërkuan të shuanin luftimet përpara fillimit të armëpushimit të dielën. Marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe grupit militant Hamas , i cili kontrollon Gazën, doli të mërkurën pas muajsh ndërmjetësimi nga Katari, Egjipti dhe SHBA dhe 15 muaj gjakderdhjeje që shkatërruan territorin bregdetar dhe ndezën Lindjen e Mesme, shkruan Reuters. Marrëveshja përshkruan një armëpushim fillestar gjashtë-javor me tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Rripi i Gazës, ku dhjetëra mijëra janë vrarë. Pengët e…
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Vitin e kaluar, ai u mor nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe sot ka seancën e radhës në këtë institucion. Duro dyshohet se licencoi një karburant që ishte pa leje. Ai u kallëzua në Prokurorinë e Posaçme nga një subjekt tjetër privat. Veç Duros, janë nën hetim edhe pesë punonjës të bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.
John Ratcliffe, i emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të drejtuar Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA, u tha senatorëve gjatës seancës së konfirmimit të mërkurën, se agjencia kryesore e spiunazhit duhet të bëjë një punë më të mirë për t’u dalë përpara kërcënimeve globale që vijnë nga Rusia, Kina dhe vende të tjera kundërshtare. Ish Drejtor i Zbulimit Kombëtar gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ish ligjvënësi John Ratcliffe, u tha senatorëve se nëse konfirmohet në postin e drejtorit të CIA-s, agjencia e zbulimit do të bënte më shumë për të shfrytëzuar teknologji si inteligjenca artificiale dhe…
Autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta, ka pranuar gjithçka para grupi hetimor duke treguar edhe shkakun sipas tij që e çoi në vrasjen e të moshuarit. Në dëshminë e siguruar për News24 nga gazetari Igli Çelmeta, Isuf Hasa ka thëne se viktima e ka ofenduar dhe e shante sa herë që e shikonte në fshat. Madje ai ka ngritur pretendime se i moshuari i ka hedhur fjalë duke i ngacmuar dhe bashkëshorten “Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së…
Një zjarr ka rënë në qendrën e azil kërkuesve në Babrru mëngjesin e kësaj të enjteje. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Evakuimi i personave që ndodheshin brenda është bërë në kohë, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët. Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin e nikotinës. Megjithatë, ky synim, që prej kohësh kërkohet nga aktivistët kundër duhanit, ka pak gjasa të hyjë në fuqi së shpejti. Rregulli i propozuar nga agjencia qeveritare ‘Administrata e Ushqimit dhe Barnave’ (FDA) vjen në ditët e fundit të mandatit të Presidentit Joe Biden, gjë që zvogëlon në masë të madhe gjasat që vërtet të miratohet. Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe të emëruarit e tij për shëndetësinë nuk e kanë komentuar propozimin. Një përpjekje e ngjashme e komisionerit të…
Policia e Shtetit Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Italia, i dënuari me burgim të përjetshëm, për vrasje të dyfishtë. Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Verdikti”, i finalizuar në prill 2024, në Itali për kapjen e këtij shtetasi u zhvillua falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor –…
Kryeministri Edi Rama nga ndarë fotot nga nënshkrimi i marrëveshjes tripalëshe për lidhjen nënujore energjetike me Italinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shreh se kjo është një marrëveshje strategjike. “Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e ditës së djeshme në Abu Dhabi, ku u nënshkrua një marrëveshje strategjike tripalëshe për lidhjen nënujore energjetike me Italinë, si edhe marrëveshja për krijimin e Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, e cila ndër të tjera do të ngrejë në një nivel tjetër edhe gjurmimin fiskal të mallrave të importit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan në Facebook.
Presidenti Bajram Begaj përshëndet arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza. “Përshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon.”- shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në x.
Gati 9 muaj pasi u bë publik projekti i sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, për realizimin e një projekti turistik në ishullin e Sazanit, në fund të dhjetorit, 21 ditë para rikthimit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, në Shqipëri, Komiteti i investimeve strategjike, i dha atij statusin e investitorit strategjik, përmes kompanisë “Atlantic Incubation Partners” LLC. Ishulli i Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, është përdorur vetëm si bazë ushtarake. Por me një dekret të firmosur në fillim të muajit dhjetor, nga Presidenti Bajram Begaj, struktura “Rajon stërvitje dhe qitje detare…