Në mbledhjen e qeverisë janë miratuar tre ndryshime në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, që do t’i ofrojnë më shumë mundësi të rinjve. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se “ky program zbatohet prej 9 vitesh dhe ka qenë shumë i suksesshëm, por sigurisht sfidat ndryshojnë dhe në botën globale ku ne jetojmë, ka lindur nevoja për disa ndryshime në këtë program. Për ta riformatuar dhe rikonceptuar në një mënyrë ndryshe”. “Pjesa e parë që do t’iu ofrohet të rinjve ku do të përfshihen të gjithë aftësitë e nevojshme për t’u bërë pjesë e Administratës…
Author: tirana
Menaxheri i fondit të mbrojtjes Scott Bessent, i cili u zgjodh nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump si Sekretari i Thesarit, premtoi se dollari do të mbetej monedha rezervë e botës, ndërsa ai parashtroi një vizion për një “epokë të re të artë të Heit”, tha se administrata e re Trump duhet të mbështetet në investime produktive që do për të ringjallur ekonominë, jo për “mbeturinat” që nxisin inflacionin, raporton Reuters. ‘Ne duhet të sigurojmë zinxhirë furnizimi që janë të prekshëm nga ndikimi i konkurrentëve strategjikë dhe të zbatojmë me kujdes sanksionet si pjesë e një qasjeje të gjithë qeverisë…
Shkodra është në zi. Legjenda e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, sapo ka ndërruar jetë. “Nderi i Kombit” pak minuta më parë ka mbyllur sytë, duke lënë pas një karrierë të ndritshme në futboll. 79-vjeçari, fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Flamurtarit, debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar. Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç. Në atë përballje,…
Bulqizë/Informacion paraprak Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital. Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë…
Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të japë 120 milionë euro ndihmë për Gazën e shkatërruar nga lufta për të trajtuar krizën humanitare. Në një reagim në lidhje me këtë paketë presidentja e KE-së, Ursula von Der Leyen tha: “Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve ofron shpresë që rajonit i nevojitej dëshpërimisht. Por situata humanitare mbetet e zymtë në Gaza. Evropa do të kanalizojë 120 milionë euro ndihmë në vitin 2025, së bashku me tonelatat e ndihmës në natyrë, për të vazhduar mbështetjen e palestinezëve.”, shkruan ajo. Unioni do të punojë ngushtë me agjencitë e OBK dhe organizata të…
Spitali i ri i Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare është një tjetër kantier i hapur në QSUT, i cili në përfundim të punimeve do t’i shtohet zinxhirit të strukturave të reja europiane të ansamblit spitalor, me kushte e teknologji të fjalës së fundit. Kryeministri vijoi sot inspektimin në terren dhe u njoh me projektin, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë, si një godinë e organizuar në 4 kate. “Këtu jemi në spitalin e kardiologjisë kirurgjisë dhe kirurgjisë vaskulare. Është një nga kantieret në fakt brenda QSUT-së sepse nuk është i vetmi. Është një godinë e organizuar…
Në fshatin Valare të Gjirokastrës shërbimi veterinar ka konfirmuar përfundimisht praninë e gripit të shpendëve H5N1 në 20 shpendë të një oborri privat. Pas konstatimit të parë të ngordhjeve veterinerët kanë kryer asgjësimin e pulave dhe kanë çuar mostrat për analiza të posaçme në ISUV. Flora Zharkalli, përgjegjëse e sektorit veterinar thotë: “Na u kthye përgjigjja që kafsha ishte pozitive për H5N1 ose influencë aviare. U ngrit grupi i emergjencës sipas urdhrit të ministres. Grupet e punës kryen asgjësimin e të gjitha kafshëve që ishin të gjalla ndërkohë që u konstatua se kishin ngordhur edhe 4 kafshë të tjera. Masat…
Pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza hapet kantieri i parkimit që përfshin 1400 vende të lira për automjetet. Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm sot në ambientet e QSUT, shprehet se kjo ‘vepër e re publike do ta kthejë krejt territorin e QSUT në një hapësirë këmbësore, e do të krijojë kushtet për transformimin e saj në një park të madh me pemë, lule e vepra arti’. “Gjithë pjesa publike jashtë godinave duhet transformohet nga e para, duhet të jetë tamam xhenet këtu. Jashtë godinave të lulëzojë, edhe me vepra arti”-u shpreh kryeministri Rama.
Policia në Cërrik ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij. I riu, përpos se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, dyshohet se ka bërë të njëjtën gjë edhe me vjehrrën. Bashkëshortja e tij dhe vjehrra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vjehrrës së tij, të cilat u pajisën me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Një shtetas turk është arrestuar në Muriqan, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike. Turku ishte dënuar me mbi 13 vite burg për trafik droge. Ai ka për të vuajtur edhe 10 vite e 20 ditë burg. Në pranga mësohet se ka rënë shtetasi turk Azat Oncel. “Muriqan, Shkodër Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë kontrolleve të shtuara, Policia kufitare ka kapur dhe ndaluar një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar I akuzuar nga autoritetet turke, për…
Autoritetet indoneziane filluan evakuimin e rreth 3,000 banorëve nga zonat përreth vullkanit të malit Ibu në ishullin Halmahera të Indonezisë (në lindje) pasi ai rihyri në një fazë të aktivitetit shpërthyes këtë javë, duke nxjerrë një shtëllungë të trashë hiri vullkanik që arriti një lartësi deri në katër kilometra. Vullkani shpërtheu për rreth dy minuta të mërkurën në orën 07:11 (me orën lokale), tha Shërbimi Vullkanologjik i vendit, duke bërë që autoritetet të rrisin nivelin e alarmit në maksimum në shkallën me katër pikë. Evakuimi i nxituar i banorëve filloi mbrëmë për rreth 3,000 banorë të pesë fshatrave përreth kraterit…
Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, ka njoftuar se puna për rivitalizimin e bibliotekës “Pjetër Budi” po ecën me ritme të shpejta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj shprehu entuziazmin e tij për progresin e projektit, duke falënderuar organizatën “Vizion OJF” për bashkëpunimin e frytshëm dhe punën e palodhur që po realizon. Biblioteka “Pjetër Budi” pritet të marrë një pamje të re, moderne dhe funksionale për të gjithë lexuesit matjanë. Kjo iniciativë do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e ofruara për të apasionuarit pas leximit dhe do të shërbejë si një qendër kulturore e rëndësishme për komunitetin.