Author: tirana

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë Ultësirës Perëndimore. Ndërkohë, zonat malore përgjatë shtrirjes lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier…

Read More

Dashi Qielli i sotëm ju fton të ngadalësoni ritmin këtë të premte. Hëna në aspekt disonant mund të krijojë disa tensione të vogla në marrëdhëniet ndërpersonale. Shmangni këmbënguljen për çështje parimore: ndonjëherë të heqësh dorë nuk është humbje, por një akt mençurie. Në punë, ruani qetësinë përballë ndonjë pengese të vogël. Në dashuri, mos u tregoni shumë kërkues ndaj partnerit: ëmbëlsia ka më shumë efekt se kokëfortësia. Demi E premtja juaj pritet të jetë frytdhënëse, të dashur Demi. Yjet ju buzëqeshin, sidomos në fushën profesionale, ku mund të merrni vlerësime për përpjekjet tuaja të fundit. Dashuria është e mbrojtur nga…

Read More

Për deputetin demokrat Kreshnik Çollaku, PD dhe PL nuk duhet të garojnë me lista të përbashkëta zgjedhore. Për të Ilir Meta nuk duhet të jetë në listën e sigurt të PD-së. Por sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dje tha se Meta do të jetë në listën e sigurtë. Mesa duket grupi i PD-së do të përçahet sërish për emrin në listën jeshile për deputet. ”Mendoj se Ilir Meta pavarësisht se në gjendjen në të cilën ai ndodhet, pavarësisht burgosjes, pavarësisht goditjes totalisht të paligjshme e të padenjë, unë mendoj që PD dhe PL janë dy parti të ndara,…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi informon se më 1 shkurt mblidhet Konventën e Tiranës e kësaj partie dhe se me 11 maj do të kërkohet votë masive për Ilir Metën. ”Forca jonë politike ka objektivat më të qarta sepse prioriteti ynë kryesor është zhvillimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm i ekonomisë në mënyrë që të evitojmë rënien dhe katastrofën ekonomiko-financiare të narko-ekonomisë, të ekonomisë së kullave dhe të ekonomisë së parave të pista që ka ndërtuar Edi Rama. Një ekonomi të qëndrueshme përmes reformave strukturore, të taksave të ulta, të nxitjes dhe rritjes së prodhimit në…

Read More

Kuvendi miratoi ligjin për faljen e gjobave të papaguara në zonat rurale dhe urbane, lidhur me ndërtimet pa leje të realizuara gjatë periudhës 1 janar 2015-30 nëntor 2024. Po ashtu, përfshihen edhe gjobat për shkeljet e rregullave gjatë pandemisë, si dhe për shkeljet e rregulloreve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për subjektet bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale ndërsa ligji hyn në fuqi më 16 janar 2025. Në një intervistë për Euronews Albania, avokati Gylsen Zhllima dha detaje të rëndësishme në lidhje me këtë ligj. Ai tha se nga viti 2015 deri në 30 nëntor 2024, personat të cilët…

Read More

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, duke folur për skemën e re sociale për pajisjen me abone falas të të gjithë gjyshërve dhe gjysheve të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se deri më tani rreth 30 mijë pensionistë kanë përfituar abonenë falas. Veliaj dha lajmin e mirë se shumë shpejt pensionistët do të pajisen me Kartën e Pensionistit, e ngjashme me kartën e studentit, e cila ofron shumë shërbime të tjera në qytet, me çmime të reduktuara. “Historia e abonesë për pensionistët pati një interes të jashtëzakonshëm. Pasi bëra konsultën me përfaqësues të shoqatave të…

Read More

Në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar ka pasur dhe një vendim për ndryshim në qeveri. Fjala është për zv.ministrin e Mbrojtjes, Dorian Tola, i cili nuk do të jetë më në këtë detyrë, pas mbledhjes së qeverisë Rama. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Read More

Ervin Salianji feston sot datëlindjen e 37-të, teksa ndodhet në burgun e Fierit. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja demokrate Ina Zhupa përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ku shkruan se Salianji këtë herë po e feston ditëlindjen i mbyllur, me ata që kanë bërë korrupsion, kanë vrarë e kanë vjedhur. Ajo shkruan gjithashtu se Salianji është një i burgosur politik, sepse denoncoi dhe bëri opozitë kundër qeverisë në kryeministrit Edi Rama. Postimi i Zhupës: Ditëlindjen e 37 Ervin Salianji po e kalon në qelinë nr 6 të burgut politik! Sot është ditëlindja e nënkryetarit të…

Read More

Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuuar në vendin tonë për një trajtim të specializuar mjekësor. Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, thotë se babi, vëllai dhe motra e vogëlushit janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në zonë e Babrrusë në kryeqytet. OBSH shpreh falënderimet për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për lehtësimin e kësaj përpjekjet humanitare. Njoftim nga OBSH-Shqipëri Mbrëmjen e kaluar u krye evakuimi mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza. Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka siguruar të gjithë të prekurit nga tërmeti në Kombinat dhe Lagjen 5 Maji, se apartamentet që shpërndahen shoqërohen edhe me certifikata pronësie. Nga mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak, Veliaj deklaroi se Bashkia po ndjek të gjithë hapat gjer në shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për banorët. ”Në zonën e “5 Majit” deri tani janë shpërndarë 428 apartamente në 7 godina. Parashikohen deri në fund të Marsit të ndahen dhe 273 apartamente të tjera në 6 godina të reja.Nesër nisim shpërndarjen e çertifikatave të pronësisë. Meraku i parë është të fusim kokën në një shtëpi, meraku…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në përurimin e “Vila 31 x Art Explora” si rezidencë artistike. Gjatë fjalës së tij, Rama ka dhënë lajmin se në muajin Prill të këtij viti do të kemi në Portin e Durrësit muzeun e parë lundrues që do të qëndrojë në vend për 10 ditë. ”Në Prill do të kemi fatin që të kemi këtu muzeun e parë lundrues që do të qëndrojë për 10 ditë në Portin e Durrësit duke bërë të gjithë Unazën e Mesdheut dhe pastaj, vitet e tjera do të sjellim të tjera të reja. Këtu në këtë shtëpi për…

Read More

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit. Për Ministrinë thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshjeje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon. ”Shqipëria mirëpret ngrohtësisht marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit. Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Ne përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”.

Read More