Author: tirana

Këtë të mërkurë janë shpallur rezultatet përfundimtare të procesit të konkurrimit për pranim për ndjekjen e Kolegjit Profesional, për Patrullë të Përgjithshme. Nga ky proces kualifikohen aplikantët të cilët kanë përfunduar me sukses procesin e verifikimit të besueshmërisë, kontrollin mjekësor, testimin teorik, fizik e psikologjik, dhe janë vlerësuar me të paktën 50% të pikëve në vlerësimin përfundimtar. Dy aplikantët e skualifikuar nga ky proces, për çdo paqartësi apo ankesë, kanë të drejtë që brenda datës 17.01.2025, të paraqesin ankesë nëpërmjet email-it, në adresën [email protected].

Read More

Mbrëmë në Prime, Amber la në mes garën dhe doli nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”. Kjo pas situatave që ndodhën në atë format e në një mënyrë edhe pas hyrjes së Gjestit. Me këtë të fundit pati disa përplasje, ku momenti epik ishte edhe ai që po i bërtiste në vesh. Për këtë Amber u kritikua nga opinionistët, duke i kërkuar llogari për ato veprime të pahijshme. Edhe pse do dilte në një nominim me Jozin dhe G Banin, ajo kërkoi vetë dorëheqjen. Gjesti në mesnatë bënte shaka me banorët duke kërkuar Amber në dhomën e gjumit.…

Read More

SHBA ka lëshuar sanksione të reja ndaj individëve dhe bizneseve të ndryshme për lidhje me Rusinë. Analistët kanë vënë në dukje se Biden në largim ka nxitur një sërë projektligjesh dhe sanksionesh të reja ndaj regjimit rus. Një valë sanksionesh goditi cisternat dhe prodhuesit rusë të naftës vetëm javën e kaluar. “Ekipi i ri është duke u ngritur për një negocim, ju keni nevojë për një ‘levë’ dhe ajo duhet të vijë nga lloji i presionit ekonomik që e bën Putinin të shohë se do të vazhdojë të paguajë një çmim të konsiderueshëm ekonomikisht”, tha të hënën këshilltari i Sigurisë…

Read More

Në javën e parë të 2025 u raportuan 17 raste të dhunës në familje, që i bie rreth 2 apo më shumë të tilla në një ditë. ”Fakti që njerëzit për festa qëndrojnë më shumë në shtëpi është një nga faktorët që ndikon. Një nga arsyet pse u shtua dhuna gjatë COVID-it ishte se njerëzit rrinin më shumë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë. Ambienti që duhet të jetë vendi i sigurt dhe o lumtur, në fakt kthehet në vendin e dhunës dhe agresivitetit. Rrjetet sociale, nuk dua të them që promovojnë dhunë, pasi promovojnë edhe gjëra të tjera shumë…

Read More

Me ftesë të Kryetarit të Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nisi sot vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeparlamentarja shoqërohet nga deputetët, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja si edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi. Gjatë takimit me kryetarin e Dhomës së Komuneve Sir Lindsay Hoyle, Spiropali diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy vendeve. Pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët në dhjetor 2022, dialogu politik, marrëdhëniet e shkëmbimet dypalëshe janë përmirësuar dhe Kuvendi dhe Dhoma e Komuneve po kontribuojnë në avancimin…

Read More

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, do të zhvillohen nën monitorimin e 300 vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe 26 të tjerëve me mision afatgjatë para dhe pas zgjedhjeve. ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet e 11 Majit duke pasqyruar këtë koment për punën e deritanishme të KQZ-s. ”Shumë bashkëbisedues të ODIHR theksuan punën e përgjithshme efikase dhe konsultative të KQZ-së. Në të njëjtën kohë, disa të tjerë shprehën rënie të besimit në lidhje me Komisionerin Shtetëror dhe ngritën shqetësimeve në lidhje me paanshmërinë e komisioneve zgjedhore të nivelit më të ulët”. Për klimën e zhvillimit të fushatës zgjedhore në këtë raport paraprak…

Read More

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të zhvillojë një mbledhje në datën 17 janar, ku pritet të diskutohen disa tema, mes tyre edhe mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj. Një nga pikat kryesore do të jetë vijimi i mbledhjes për mocionin e paraqitur nga një grup prej 1/10 të deputetëve të Partisë Demokratike. Ky mocion kërkon ndjekjen e procedurës për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Sinaj, si dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Përveç kësaj, në rendin e ditës do të shqyrtohen dy projektvendime të rëndësishme: Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 166,…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla rikujtoi sot themelimin e FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar), si një grupim rinor politik i majtë nga një grup të rinjsh. Balla tha se 33 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1992, u zhvillua takimi i parë kombëtar i FRESSH. ”33 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit ’90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më të madhe…

Read More

Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara firmosen në Abu Dhabi një marrëveshje tripalëshe për energjinë e rinovueshme. Për kryeministrin Edi Rama dhe homologen e tij Italiane Giorgia Meloni ndërtimi i kësaj infrastrukture nënujore do ta kthejë Shqipërinë në një eksportuese të energjisë së gjelbër. “Një marrëveshje shumë të rëndësishme strategjike së bashku me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore që është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm, jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme nga Shqipëria në Itali, po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin…

Read More

Klement Çala gjatë seancës ku kundërshton “41 biss”, i kërkoi SPAK se ku është bazuar për mbylljen e tij në regjimin e ashpër. Avokatja e tij Eviola Shehu tha se nuk ekziston asnjë arsye për ta mbyllur në “41 biss”, pasi shkresat e mëparshme të burgjeve e përshkruajnë me “sjellje pozitive” dhe që nuk mban sende të ndaluara. Seanca u shty për t’i lënë kohë prokurorisë të sjellë provat. Klement Çala ka qenë edhe më herët në regjimin e ashpër ku u mbajt për pesë muaj. Rikthimi i tij brenda regjimit të ashpër ndodhi në 17 dhjetor 2024 dhe pas…

Read More

Sali Berisha ka reaguar për kontrollin e fundit të kërkuar nga SPAK dhe kryer nga agjentët e BKH-së në një ambient në zonën e ish-Bllokut, që dyshohet se përdorej nga familjarët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Berisha pretendon se kontrolli blic është kryer në “apartamentin e fshehtë të çiftit Veliaj”. Sipas kreut të PD janë gjetur gjatë këtij kontrolli qindra fatura, dhjetëra kontrata dhe sasi e madhe parash cash. “Përshëndetje dr. Dje ne ora 13:00 është kontrolluar nga BKH ne një operacion blic një apartament i fshehte i çiftit Veliaj mbi qendrën Harabel. Sipas Nesti Angonit ky ishte apartamenti…

Read More

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar është në prag të anulimit për herë të parë në historinë e saj 96-vjeçare, kjo për shkak të zjarreve vdekjeprurëse që kanë shkatërruar Los Angelesin. Komiteti zyrtar i Akademisë po monitoron situatën çdo ditë, me yjet si Tom Hanks, Emma Stone, Meryl Streep dhe Steven Spielberg që thuhet se janë në dijeni të situatës. Por ndjesia është se mund të jetë me shije të keqe të vazhdohet me turbullirën e shkëlqyeshme kur dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe mijëra kanë mbetur të pastrehë. Një i burim tha për “The Sun” se: “Shqetësimi kryesor i bordit…

Read More