Ukraina është detyruar të mbyllë furnizimin me energji në disa pjesë të qarkut pas një sulmi masiv rus këtë mëngjes. Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se ka kryer sulmet, duke thënë se goditi “objektet kritike të rëndësishme të infrastrukturës së gazit dhe energjisë” që “sigurojnë funksionimin e kompleksit industrial ushtarak të Ukrainës”, shkruan Sky News. Si rezultat i goditjeve, kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo raportoi ndërprerje emergjente të energjisë në rajonet Kharkiv, Sumy, Poltava, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Kirovohrad. Sulmi vjen një ditë pasi Ukraina tha se kishte kryer sulmin e saj më të madh të luftës deri më tani…
Author: tirana
Tiranë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Next”. U kapën në flagrancë me 1 pako me lëndë narkotike kokainë, në automjet, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sekustrohen sasia e kokainës, 2 aparate celular dhe 1 automjet. Komisariati i Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, ka organizuar dhe…
Suedia po përgatitet të ndryshojë Kushtetutën për të bërë mundur heqjen e pasaportave të atyre që e kanë marë nënshtetësinë me mjete mashtrimi ose janë kërcënim për shtetin. Personave me shtetësi të dyfishtë që kanë marrë nënshtetësinë duke dhënë informacion të rremë, ryshfet ose kërcënime, si dhe personat e dënuar për krime si spiunazh apo tradhti, mund t’u hiqen pasaportat suedeze nëse miratohet ligji. “Konteksti është se Suedia përballet me tre kërcënime paralele dhe shumë serioze për sigurinë tonë të brendshme”, tha ministri i Drejtësisë Gunnar Stremer në një konferencë për shtyp. “Ekstremizëm i dhunshëm, aktorë që veprojnë në mënyrë…
Ditën e sotme situata rrugore në qarkun e Dibrës është përmirësuar ndjeshëm. Gjatë orëve të mesnatës është bërë e mundur hapja e bajpasit të Qafë Murrizit në rrugën e arbrit, ndërsa vazhdon të ketë probleme nga era e fortë në segmentin Fushë Bulqizë deri në Planin e Bardhë. Korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica bën me dije se megjithatë aksi është bërë i kalueshëm plotësisht dhe për mbajtjen nën kontroll po punojnë 4 mjete borëpastruese. Akset Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi -Librazhd janë të kalueshme me zinxhirë. Kompanitë kontraktore kanë bërë hapjen dhe kriposjen e rrugëve. Firmat kontraktore kanë hapur rrugët e…
11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro bëri publike shifrat duke theksuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse, si dhe ka konsoliduar një ofertë turistike dhe të diversifikuar. Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta e ka afruar më…
Komunat paralele te Serbise, posta si dhe zyra tatimore jane mbyllur ne dhjete komuna te Kosoves permes nje aksioni policor. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministri i Puneve te Brendshme te Kosoves, Xhelal Sveçla, duke sakstesuar se aksioni eshte ndermarre konkretisht ne komunen e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skënderajt. Per ministrin e brendshem Sveçla, i cili e ka bere te ditur lajmin ne rrjetet sociale, ne mes te fushates zgjedhore per garen e 9 shkurtit, merr fund epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale te Serbise ne Republiken e Kosoves. Sipas…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte sot laboratorin e ri inteligjent të shkollës “Konferenca e Pezës”, një prej 68 shkollave të Tiranës të pajisura me laboratorë Smart. Ky laborator ka 19 laptopë modernë që janë në shërbim të 543 nxënësve dhe mësuesve, duke mbështetur zhvillimin e lëndëve si TIK, matematika dhe të tjera. Gjatë një ore mësimi në një nga klasat e ciklit fillor, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij investimi në fuqizimin e aftësive digjitale të nxënësve dhe mësuesve.“Janë më shumë se 35 mijë fëmijët e klasave të para, të dyta, të treta që tashmë kanë zhvilluar…
Durrës Nuk iu bind Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte i dehur, si dhe ofroi para, që të mos kryente testin e alkoolit dhe t’i shmangej arrestimit, vihet në pranga 59-vjeçari. Gjatë patrullimeve, me objektiva përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe monitorimin e qarkullimit, patrulla e Policisë Rrugore e DVP Durrës ka ndaluar në zonën e plepave, për verifikime, automjetin me drejtues shtetasin Izet Ymeri., 59 vjeç, banues në Lushnjë. Sapo i është kërkuar nga punonjësit e Policisë, që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë. Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i…
Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama shprehet se tre vendet bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme. “Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme / Nënshkruhet marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme…
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre personave të tjerë për vrasjen e Liridona Ademaj. Aktakuzë është ngritur ndaj Kushtrim Kokallës, Granit Plavës dhe një personi të cilit nuk ja kanë bërë të ditur emrin prokurorja e rastit.
Kryeministri Edi Rama i bëri një dhuratë kryeministres italiane, Giorgia Meloni dhe të dy filluan të bënin shaka para së të fillonte Sustainable Week. Rama, i ulur në gjunjë në Adnec Centre të Abu Dhabi-t, iu drejtua Melonit me “Madhëria juaj…” dhe i dorëzoi një dhuratë për ditëlindjen e saj të 48-të. Kryeministrja e falënderoi Ramën, duke i thënë: “Çfarë personazhi je!”. Një minutë më vonë Rama i vendosi dhuratën Melonit, një shall i madh mëndafshi i bardhë me imazhe të kulturës popullore shqiptare të stampuara në gri dhe të zezë. “U kërkova gazetarëve që të këndojnë ‘Gëzuar Ditëlindjen’, meqë…
TikTok planifikon të mbyllë aplikacionin e tij për përdoruesit në SHBA të dielën pasi një ndalim federal për aplikacionin hyn në fuqi. Në të njëjtën kohë, udhëheqja e kompanisë, me një memorandum të brendshëm, u përpoq të qetësonte punëtorët e saj amerikanë, duke theksuar se do të vazhdojë t’u paguajë pagat. Nëse TikTok mbyllet për të gjithë përdoruesit amerikanë, efektet do të jenë të ndryshme nga ato që parashikon ligji. Ndalimi federal, i cili hyn në fuqi më 19 janar, do të parandalojë përdoruesit e rinj që të shkarkojnë aplikacionin TikTok nga dyqanet online të Apple ose Google. Megjithatë, përdoruesit…