Ministrja britanike e Thesarit, Tulip Siddiq ka dhënë dorëheqjen nga qeveria. Vendimi vjen pasi u shfaqën akuza për pronat e lidhura me tezen e saj, ish-kryeministren e rrëzuar të Bangladeshit, Sheikh Hasina. Siddiq iu referua mbikëqyrësit të etikës së kryeministrit pasi u vu nën presion në rritje mbi akuzat për pronat që lidhen me lëvizjen politike të tezes së saj. Pretendohet se ajo jetonte në prona të lidhura me aleatët e zonjës Hasina, kryeministre e rrëzuar e Bangladeshit.
Author: tirana
Në Prefekturën e qarkut të Vlorës u bë prezantimi i prefektit të ri, Plator Nesturi. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe zv/ministri i Brendshëm Juljan Hodaj prezantuan para kryetarëve të bashkive të qarkut, prefektin Nesturi. Vengu vlerësoi eksperiencën dhe profesionalizmin e tij, duke veçuar kontributin në administratë, medie apo në diplomacinë shqiptare. Nesturi shprehu angazhimin për të dhënë një kontribut shtesë për zgjidhjen e problematikave në qark. ”Jam vërtetë i privilegjuar dhe i nderuar për këtë detyrë. Kam qenë gjithmonë i lidhur me zonën e Vlorës, këtej jam si origjinë. Gjithë angazhimi im do të jetë për të dhënë një…
Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të dorëzojë 100 nënshkrime të deputetëve të shumicës qeverisëse për mbajtjen e një votimi popullor lidhur me besimin ndaj presidentit. E në fakt, referendumin duket se e ka kërkuar vetë Vuçiç. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, presidenti serb thotë se Qendra Joqeveritare për Hulumtim, Transparencë dhe Përgjegjësi në Beograd, Crta, kohët e fundit publikoi rezultatet e një sondazhi, sipas të cilit, shumica e serbëve janë pro largimit nga posti. Për opozitën kjo…
Një sondazh i publikuar nga Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon se cilin nga politikanët mbështesin më shumë shqiptarët. Në sondazh spikatin diferencat e ndjeshme midis kryeministrit socialist Edi Rama (35%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (14 për qind).Nga ana tjetër në sondazh cilësohet se mbi 60 për qind e të anketuarve besojnë dhe shpresojnë se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë, ndërsa pjesa tjetër (afro 40%) nuk kanë shumë shpresë për një të ardhme më të mirë, por pohojnë madje se kanë frikë, shqetësim e pasiguri për të ardhmen dhe nuk besojnë tek…
Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për mbjelljen masive të pemëve në kryeqytet. Grupit të studentëve të degës së Arkitekturës, të cilët mbollën 300 pemë në parkun e Liqenit të Farkës, iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ftoi qytetarët dhe bizneset që t’i bashkohen misionit për gjelbërimin e qytetit. “Ne mbjellim sot për të pasur hije pas 10-20 vitesh, por këto pemë do të lidhin tokën, do e ruajnë nga erozioni dhe markojnë një hapësirë publike. I tregojmë publikut që ç’është e publikut mbetet e publikut dhe më vjen mirë që zona ka përfituar jo…
Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, dhe William Sage. Gjatë takimit u diskutuan arritjet e programit që po implemntohet në sistemin e burgjeve në Shqipëri si dhe projektet e reja për mbështetje të vazhdueshme në fushën e sigurisë, rehabilitimit dhe riintegrimit. Gjatë vizitës, Klevis Qose dhe Drejtori i Inteligjencës Korrektuese, Edlir Ajazi, zhvilluan një takim me Errol Etting, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese në Maryland. Delegacioni i GDPA ishte pjesë e një vizite studimore të organizuar nga ICITAP,…
Kryeprokurorja belge, Ann Fransen thotë se krimi i organizuar shqiptar po fiton çdo ditë më shumë terren. Fransen përmendi edhe përgjimet e SKY ECC, që sipas saj, tregojnë se grupet kriminale shqiptare janë forcuar dhe janë tejet të dhunshme. Ajo tha gjithashtu se autoritetet belge po punojnë me drejtësinë Shqiptare për goditjen e organizatave kriminale me origjinë nga vendi ynë dhe sekuestrimin e parave të tyre. -A po shesin bosët e drogës Emiratet për Turqinë? Ekziston dyshimi për një efekt ‘shtrati uji’: nëse trajtoni një fenomen kriminal, ai do të lëvizë. Ashtu si trafiku i drogës, i cili nuk do…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim Randi Davis, Përfaqësuese e Përhershme e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri. “I frytshëm takimi i sotëm me Randi Davis, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, një partner afatgjatë që kontribuon prej vitesh në Shqipëri”, shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale. Ministri thekson se kanë diskutuar për “bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat me interes të ndërsjellët si dhe axhendën e zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë në BE”. “Me UNDP kemi dy partneritete kryesore, për Shërbimin Zjarrfikës dhe asistencën e Policisë së Shtetit…
Sali Berisha thotë se PD do ti fitojë thellë zgjedhjet e 11 majit. Në një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarët e Bashkive dhe këshilltarë bashkiak të PD-së, Berisha tha se kur PD arriti të marrë rreth 600 mijë vota në vitin 2023, kokë kur ishte pa vulë dhe pa komisionerë, kjo sipas tij tregon se këto zgjedhje do të fitohen nga opozita. ”Në zgjedhjet e 14 majit 2023 ne hymë në zgjedhje pa vulë, pa flamur, pa emrin e kryetarit në fletë votimi, pa asnjë qindarkë financim. Pa përfaqësues tanë në gjysmën e komisioneve të numërimit. Dhe ne si…
Procesi mësimor do të rifillojë nesër në të gjitha shkollat e prefekturës Kukës, pas një pauze përshkak të motit të keq. Administratorët e njësive administrative dhe shtabi i emergjencave, 37 shkolla do të rinisin mësimin pas dy ditëve pushim për shkak të motit të keq që ka përfshirë rajonin. Në një njoftim zyrtar, Prefektura e Kukësit bëri me dije se mësimi u ndërpre pas një urdhri të shpallur ditën e diel, për shkak të kushteve të rrezikshme të motit. Autoritetet lokale dhe shtabi i emergjencave janë angazhuar për të garantuar kushte të sigurta për rikthimin e nxënësve në shkolla.
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë e vogël. Makina e vogël është marrë përpara nga kamioni, i cili më pas e ka përplasur pas trafikndarëses. Si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të lënduar, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet.
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, dëshmoi sot në GJKKO, ku dha detaje për rrethanat se si u lirua një dekadë më parë pas arrestimit për pengmarrje, duke paguar 40 mijë euro tek avokati, nëpërmjet falsifikimit të raportit mjeko-ligjor. Ai u shpreh se ky dokument ishte lëshuar nga mjeku nëpërmjet ndihmës që i dha edhe dhëndri i vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço. Deputeti socialist (në atë kohë, 2014, ministër Drejtësie), shkruan se distancohet nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe gjithashtu që fton organet e drejtësisë që të kryenin hetim të thelluar. Postimi i…