Author: tirana

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025, (Abu Dhabi Sustainability Week (ADSW), një platformë globale, e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lideri i saj i energjisë së pastër, Masdar, për të adresuar sfidat më emergjente të qëndrueshmërisë në botë, përmes diskutimeve të përbashkëta mes vendeve, që përshpejtojnë zhvillimin e përgjegjshëm dhe nxisin përparimin gjithëpërfshirës ekonomik, social dhe mjedisor. Për më shumë se 15 vjet, ADSW ka bërë bashkë vendimmarrës nga qeveritë, sektori privat dhe shoqëria civile për të çuar përpara axhendën…

Read More

Drejtuesit aktualë politikë të cilët do të punojnë për t’i sjellë fitoren socialistëve, do të jenë në listat e mbyllura duke siguruar një vend të sigurt në garën elektorale të 11 majit. Sipas ”Report Tv”, përveç 4 kryebashkiakëve, mësohet se 11 drejtuesit e fushatës në qarqe do të bëjnë përjashtim nga deputetët me më shumë se dy mandate, për të cilët siç Rama ka deklaruar më herët, do të jenë në listën e hapur duke luftuar për një ulëse në parlament. Drejtuesit politikë të PS në qarqe Tiranë 1-Erion Veliaj2-Ogerta Manastirliu3-Elisa Spiropali DurrësEmirjana Sako ElbasanArbian Mazniku ShkodërBenet Beci DibërBlendi Klosi…

Read More

Drejtuesja e PD për diasporën, Jozefina Topalli thotë se vota e emigrantëve do të jetë faktor kyç në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. ”Unë e konsideroj një sfidë planetare, një shteg që nuk është shkelur më parë. Diaspora do të jetë faktor për disa arsye, vetë procesi politik i bën faktor, për të bërë rotacionin, ata nuk kanë ikur nga qejfi, por mos-mundësia për të ndërtuar jetën në Shqipëri”,-tha Topalli. Me shqetësim, Topalli po sheh aktivitetin e PS për të thithur votën e emigrantëve. Ajo akuzon se socialistët po përdorin ambasadat, presionin ndaj administratës dhe takimet e luksit. ”Është fakt…

Read More

Mbrëmë në ”Big Brother Kosova Vip 3”, Leo ka folur për fëmijërinë, periudhën më të bukur të jetës, sfidat me të cilat u përball si një fëmijë shqiptarë në Gjermani e deri te një aksident që pësoi, i cili për pak sa nuk ia mori jetën. Ai ka folur edhe për djalin e tezes, që vuan nga një sëmundje e rëndë, e që ka një raport shumë të ngushtë me të. Leo theksoi se dëshiron të ndjekë ëndrrën për muzikë, si një gjë që di të bëjë më mirë. Banori në rrëfim përmend edhe Lelën, për të cilën thotë se…

Read More

Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos në fjalën e mbajtur përpara ligjvënësve në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Europian, tha se shtrirja e unionit është ndryshe sot nga sa ishte përpara 4 apo 5 vitesh. ”Për herë të parë në dhjetë vitet e fundit kemi mundësinë që gjatë mandatit tonë të anëtarësojmë në BE një, dy apo tri vende të reja anëtare. Por unë ua kam bërë të qartë partnerëve javëve të fundit se nuk do të ketë lëshime kur janë në pyetje kriteret themelore dhe vlerat e BE-së”, thotë Marta Kos. Ajo ka paralajmëruar se së…

Read More

Nuk kanë të ndaluar tensionet e forta në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, ku G Bani gati sa nuk e ka goditur Gjestin. Këngëtari tentoi ta zgjonte G Banin duke i shkuar në krevat, me këtë të fundit që nuk e priti aspak mirë veprimin e banorit, teksa filloi ta ndiqte nga pas. Edhe pse nuk pati fjalë midis tyre, në disa momente G Bani u duk sikur do të godiste me grusht Gjestin dhe gjithashtu i shkonte në fytyrë.

Read More

Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime Kavajë (UKKA) ankohen duke thënë se marrin paga qesharake, deri në 35,000 lekë të rinj në muaj, ndërkohë që kolegët e tyre në Durrës (UKD) marrin deri në 70,000 lekë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi, pasi premtimet e qeverisë për rritjen e pagës minimale nuk po reflektohen në praktikat e institucionit. Kërkesa për rishikimin e pagave është lënë pa përgjigje. Sindikata e krijuar ka dhënë premtime të vazhdueshme për rritje, fillimisht në dhjetor dhe tani në janar 2025, por deri tani nuk ka asnjë ndryshim konkret. Mesazhi i qytetarit: “Unë që po ju shkruaj jam një specialist prej…

Read More

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, duke folur para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, paralajmëroi se së shpejti do të vizitojë Malin e Zi dhe Shqipërinë, vende të cilat ajo i sheh si më të avancuarat në procesin e zgjerimit. “Mali i Zi ka vizion t’i përmbyllë negociatat deri më 2026 dhe Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t’i mbështesim ato, por duhet një punë shumë e madhe. Parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate, por edhe për vendet anëtare të…

Read More

Kamëz Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza. Vihen në pranga 3 shtetas që u kapen në flagrancë duke qarkulluar me automjet, për të shitur dozat. Sekuestrohen automjeti, doza kanabisi dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të rastit. Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta operacionale, u kapën në flagrancë ndërkohë që qarkullonin me automjet, në bulevardin…

Read More

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Organizimi dhe zhvillimi i provimeve të Maturës Shtetërore janë si më poshtë: 3 qershor: Gjuha e Huaj10 qershor: Gjuha Shqipe dhe Letërsia17 qershor: Matematika24 qershor: Provimi me Zgjedhje Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti Të gjitha provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2…

Read More

Një denoncim i pazakontë është bërë publik në Youtube në kanalin PISK. Bëhët fjalë, për një deputet të partisë demokratike i cili është kallëzuar në SPAK nga një ish-biznesmen ndërtues nga qyteti i Fierit, Aredo Behari. Behari akuzon deputetin Luan Baçi që i ka marrë 22 hyrje me vlerë 780 000 euro. Por si nisi historia? Aredin Behari pretendon se Luan Baçi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i ka vjedhur pasurinë dhe nuk ka deklaruar të ardhurat si subjekt i ligjit për deklarimin e kontrollit të pasurisë. Në kallëzim, Behari parashtron se në vitin 2008 ka themeluar dhe ka qenë…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi të martën se aleanca po nis një mision të ri për të mbrojtur kabllot nënujore në rajonin e Detit Baltik. Rutte tha në një takim në Helsinki me krerët e vendeve të NATO-s të vendosura në Detin Baltik, se përpjekja do të quhej Baltic Sentry. “Do të përfshijë një sërë asetesh, duke përfshirë fregatat dhe aeroplanët e patrullimit detar, ndër të tjera, dhe do të rrisë vigjilencën tonë në Balltik”, u tha Rutte gazetarëve. Ai tha gjithashtu se një flotë e vogël dronësh detar do të vendoset “për të ofruar mbikëqyrje dhe…

Read More