Një 81-vjeçar u gjet pa shenja jete ditën e hënë në oborrin e banesës së tij, ndërsa dyshimet ishin se ndarja e tij nga jeta nuk ishte ndodhur për shkaqe natyrale, referuar disa shenjave që i moshuari kishte në trup. Ekspertiza mjekoligjore ka dalë në përfundimin e se 81-vjeçari Xhemal Meta është vrarë, pasi ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta. Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje”. Njoftimi: Në vijim të informacionit të…
Author: tirana
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin 36 vjeç, banues në Kurbin, pasi ditën e djeshme, në Laç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen 69 vjeçe, banuese në Laç, e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK. Teksa po shkonte drejt Prokurorisë, Isai u pyet nga gazetarët për çështjen që është thirrur nga SPAK dhe përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Kur të dal, nuk e di”.Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Erskeës shkel në pragun e SPAK. Më 30 maj të vitit të kaluar ai u mor në pyetje nga prokurorët si person që kishte dijeni për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë.
Në Bruksel sot zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit. Ngritja e këtij komisioni është bërë në bazë të një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur. Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta. Në takim, delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga Halil Cenaj, bëri të ditur kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti. Ndërkaq, para…
Komisioni i Letrave me Vlerë dhe i Shkëmbimeve në SHBA (SEC) ngriti një padi kundër Elon Musk, duke pretenduar se ka mashtruar në lidhje me blerjet e aksioneve të tij në Twitter në 2022. Në padinë e depozituar në gjykatën federale në Uashington thuhet se Musk ka shkelur ligjet federake të letrave me vlerë, duke i mundësuar atij që të blinte aksione me çmime artificialisht të ulëta përpara se të blinte platformën e mediave sociale për 44 miliardë dollarë. Musk e ka quajtur SEC “një institucion të armatosur që bën punë të pista politike”. Musk nisi të blinte aksione të…
Princ Leka Zogu II, ka shprehur hapur mbështetje për një prej konkurrentëve të këtij edicioni, Gjestin, i cili sapo është bërë pjesë e “BBV”, ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ai ka postuar një “Instastory”, ku ka shpërndarë hashtagun #megjestin, duke i dhënë mbështetje të gjithanshme Gjestit. Ky veprim ka bërë që shumë ndjekës të reagojnë pozitivisht, duke e konsideruar këtë si një gjest të rëndësishëm në mbështetje të artistit. Princ Leka, ka qenë gjithmonë i përfshirë në aktivitete kulturore dhe ndodh që të përdorë rrjetet sociale për të shprehur mendimet e tij dhe përkrahjen për personalitete të ndryshme.
Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone (që llogaritet si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave, për një banesë 90 metra). Për të blerë një apartament në Tiranë sipas të dhënave Numbeo-s për 2024 nevojiteshin 15.3 vite, e nënta më e shtrenjtë në Europë, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës Lisbonën një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 19.5…
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Abu Dabi. Kreu i qeverisë, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, deklaroi se do të finalizohet marrëveshja trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë. “Përshëndetje nga Abu Dabi. Për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik, në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Së bashku me kryeministrin e Italisë, miken e shtrenjtë, Giorgia Meloni, me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një tjetër mik, finalizojmë marrëveshjen trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri. Lidhja do…
Aktivistët e partisë ekstremiste të djathtë AfD bënë një incident në qytetin gjerman Karlsruhe, kur shpërndanë fletushka që ngjanin me bileta aeroplani për migrantët. Në fletushka shkruhej se “rruga e vetme për në Gjermani është rikthimi”, një mesazh i përsëritur shpesh nga liderja e AfD-së, Alice Weidel, në tubimet parazgjedhore dhe pjesë e programit të sapo miratuar të partisë. Mesazhet u shpërndanë në zona të qytetit ku jetojnë shumicë migrantët, çka çoi në hapjen e një hetimi për një vepër të mundshme penale “për thirrje për urrejtje dhe intolerancë”. Nga ana tjetër, dega lokale e AfD-së në Karlsruhe pretendon se…
Arrestohet presidenti i shkarkuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, duke i dhënë fund përplasjeve mes hetuesve dhe sigurimit të tij personal. Yoon akuzohet për kryengritje pas përpjekjes së tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak, që e zhyti vendin në një krizë politike. Ky është presidenti i parë në historinë e vendit që arrestohet. Teknikisht ai është ende presidenti, pasi gjykata kushtetuese duhet të vendosë nëse shkarkimi i tij është i vlefshëm. Udhëheqësi 64-vjeçar tha se pranoi të paraqitej para Zyrës së Hetimit të Korrupsionit për zyrtarë të lartë (CIO) për të shmangur gjakderdhjen. Në një video-mesazh,…
Depërtimi i masave ajrore të ftohta polare do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave. Për sa i përket motit, bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura ku në dy skajet verilindje- juglindje priten reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që mbrëmja dhe në vijim të sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë maksimumet…
Dashi Me Hënën në favorin tuaj, humori do të jetë në maksimum, ashtu si dhe raporti në çift. Pasioni do të jetë i papërmbajtshëm! Ata që janë vetëm do mund të japin më të mirën në sferën sociale. Në punë, mundohuni të mos krijoni keqkuptime, pasi mund të dëmtoni gjithçka. Demi Mos kërkoni më shumë nga sa partneri\ja mund t’iu japë, pasi shpesh sjellja juaj rebele është e pajustifikuar. Fatmirësisht mendimet tuaja të errëta, do të zhduken shumë shpejtë. Ata që janë vetëm, duhet të tregohen më të matur gjatë besimit të sekreteve miqve të tyre. Në punë do të…