Shqipëria ka hyrë prej kohësh në skenën e madhe të sportit. Pas finales së Konferencë Ligë që u zhvillua në Tiranë në vitin 2022, të gjithë sytë do të drejtohen në vendin tonë, që në fillim të majit do t’i japë “startin” edicionit të 108 të “Giro D’Italia”, një prej garave më të vjetra dhe më të famshme të çiklizmit Botëror. Pas prezantimit në Romë, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, zyrtarizimi i itinerarit ka marrë një vëmendje të madhe mediatike, në Itali dhe gjithë botën. Të përditëshmet përtej Adriatikut, e cilësojnë që tani një sukses “Xhiron e Italisë…
Author: tirana
Këngëtari Ademir Fresku është i riu që mbeti i plagosur këtë paradite në qytetin e Shkodrës. Pas një konflikti të çastit, sikurse raportohet paraprakisht, me 50-vjeçarin Gjergj Dardha, ky i fundit e ka qëlluar me thikë, duke e lënë të plagosur. Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori u arrestua pas ngjarjes.
DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, IVI KASO Elisa që e nisi në botën e Çudirave, me pretendimin se do shpëtonte dynjanë, ka kaluar tani në Botën e Çmendurirave.Sipas një plani të parapërgatitur për të manipuluar që në zanafillë, me çdo mjet dhe mënyrë zgjedhjet e 11 majit, në shkelje të plotë të ligjit dhe me skuthëri politike, ajo, duke përdhosur rolin e kryeparlamentares, e ka vendsour partinë e Tom Doshit në krah të opozitës së Sali Berishës.Në një përgjigje që i ka kthyer intersimit të KQZ për rreshtimin e partive në Kuvend, kryetarja e Parlamentit, që…
Një plagosje ka ndodhur pak më parë në qytetin e Shkodrës. Mësohet se plagosja ka ndodhur në zonën pranë teatrit ndërsa është përdorur armë e ftohtë e tipit me thikë. Ende nuk dihen detaje në lidhje me personat e përfshirë në konflikt apo arsyet që çuan drejt ngjarjes.
Temperaturat kanë shkuar deri në minus 7 gradë celcius në Korçë. Shoferët rekomandohet që të përdorin zinxhirë. “Gjatë natës në Korçë ka pasur reshje dhe erë të fortë. Temperaturat kanë shkuar deri në minus 7 gradë C dhe rekomandohet për shoferët që të përdorin zinxhirë. Në Pustec janë hapur rrugët me fshatrat. Edhe në Kolonjë po hapen rrugët e fshatrave, gjithashtu edhe në Pogradec. Në fshatrat e Pogradecit trashësia e borës shkon deri në 50 cm. Për shkak të motit të keq, nuk zhvillohet mësimi në dy shkolla”, raportoi gazetarja.
Një 41 vjeçar turk është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka kryer me anë të mashtrimit mbi 1 milionë euro transaksione të paligjshme në bashkëpunim me persona të tjerë. Ferhat Karakus, duke përdorur postet e biznesit të tij, ka kryer transaksionet me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri. Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”. Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.
Prej tre ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dëborës, duke sjellë edhe problematika në akse të ndryshme rrugore. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga pastrimi dhe kriposja e rrugëve në disa akse të vendit. “Mjetet borëpastruese, në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve që janë aty për t’ju mbështetur”, tha Rama.
Mbi 87 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi kombëtar i depistimit të shikimit në shkolla. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndau sot shifrat e rezultateve, pas integrimit të këtij programi në shkollat e vendit, duke evidentuar se 9711 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura. “Me fokus të vazhdueshëm tek shëndeti i fëmijëve, gjatë vitit 2025 do të vijojmë mbështetjen për Programin Kombëtar të Depistimit të Shikimit, duke ofruar kontrolle dhe ndërhyrje të hershme për nxënësit në shkolla”, u shpreh ministrja Koçiu. Qeveria miratoi në prill të 2022-shit Programin Kombëtar për Kujdesin…
Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Oltion Buzin, administratorin e subjektit “Buzi Sport”. Subjekti që Buzi administronte, nuk deklaroi 3.7 milionë euro të ardhura. Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor. Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës…
Pep Guardiola dhe gruaja e tij Cristina Serra janë ndarë. Një nga çiftet më jetëgjatë në botën e futbollit, prej 30 vitesh bashkë, ka vendosur të ndajnë rrugët. Një vendim që sipas mediave është marrë tashmë javë më parë, por për të cilin Pep Guardiola dhe bashkëshortja e tij kanë arritur të ruajnë konfidencialitetin. Mospërfillja e rifilluar në Argjentinë ka gjetur konfirmim në Spanjë, duke marrë gjithnjë e më shumë formë. Guardiola dhe Cristina Serra tashmë prej disa kohësh jetonin në shtëpi të ndryshme, pasi kishte marrë vendimin për t’u ndarë në fund të muajve. Megjithatë, ishte një rrufe në…
Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje të dobëta dëbore të shoqëruara me erë të fortë në disa zona të cilat kanë mundësuar përqendrimin e dëborës në rrugë e vende të ndryshme, temperaturat kanë shkuar deri në -7 gradë, kryesisht në zonat malore. Subjektet kontraktore kanë punuar për mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale kryesisht pastrim, kriposje dhe aktualisht vazhdon qarkullimi normal përgjatë këtyre akseve.Nisur nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore nga të gjithë drejtuesit e automjeteve. Nga ana e bashkive është punuar për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse, pastrimin e…
Për shkak të sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Rusisë çmimet e naftës janë rritur me rreth pesë për qind brenda dy ditësh. Kjo rritje çmimi do të çojë edhe në rritjen e kostove të mallrave. Sanksionet e reja amerikane kundër prodhuesve rusë të naftës dhe anijeve cisternë që transportojnë naftë pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në tregun botëror të naftës. “Prej sanksioneve pritet që brenda një kohe të shkurtër flota e anijeve cisternë që përdor Rusia për eksportimin e naftës të zvogëlohet ndjeshëm, gjë që do të sjellë edhe rritjen e kostot e mallrave,” tha Matt Wright,…