Avokati Spartak Ngjela teksa bën një analizë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, thotë se Rama duket i qetë drejt mandatit të radhës dhe nuk ka tension, kurse në krahun tjetër ngriti pyetjen sesi mund t’i fitojë zgjedhjet një njeri i shpallur non grata nga amerikanët? ”Ju e njihni psikikën e Saliut, psikika e tij transferohet në akuzë dhe është nivel i ulët, optika juridike s’i pranon fare akuzat e tij. Jo çdo denoncim është shkencor. Jo nga ata që nuk e dinë se çfarë është prova dhe akuza. Por sa e motivuar dhe profesioniste është një akuzë, se duhet…
Author: tirana
Një sherr masiv është shënuar në një restorant në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Abu Dhabi, mes deputetëve të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe një shtetasi gjeorgjian. Dy deputetë të partisë pro-ruse “Ëndrra Gjeorgjiane”, Irakli Zarkua dhe Viktor Sanikidze, ndodheshin në Dubai pavarësisht krizës disa mujore me të cilën po përballet vendi i tyre për të parë nga afer koncertin e Coldplay. Në restorantin e hotelit ku po qëndronin ata janë vënë re nga një shtetas gjeorgjian me banim të përhershëm në Emiratet e Bashkuara Arabe. Qytetari iu afrua me celular duke regjistruar momentin dhe duke i pyetur: “Çfarë keni…
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi thotë se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është një nga njerëzit më të ndershëm që ka njohur sistemi i drejtësisë. Ai i bëri thirrje Berishës dhe zyrtarëve të tjerë të PD-së që të ndalin akuzat ndaj Dumanit, pasi sipas tij, po ‘qelbin’ Shqipërinë me këto shpifje. ”Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të PD që sulmojnë Altin Dumanin, duke ia quajtur edhe zyrën 28 metra katror apartament dhe garazhin 16 metra katror apartament, janë në lajthitje. Sepse për një opozitë të mirëfilltë me një program që pret të vijë në pushtet, SPAK dhe…
Bora ka rënë dhe Kolonja është me vellone bardhë të dimrit, aty ku qielli puth dheun e përjetësisë e çdo flok bore mban një pëshpëritje të amshuar. Këto foto janë magjike vijnë nga faqja ”kicitookthis”.
Për të ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga Diaspora janë regjistruar në total 9371 kërkesa (deri në orën 17:00). Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë miratuar 1435 kërkesa. Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkuj me 6721 (71,72%) kërkesa, ndërsa femrat janë 2650 (28,28%). Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 2925 kërkesa. Më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 3545 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 1733 dhe mbi…
Elisian Bici është emëruar në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën me dije se Bici do të zëvendësojë në këtë post Skerdi Drenovën, i cili nga sot do të drejtojë shoqërinë “Albgaz”. Balluku vlerësoi kontributin e Drenovës në sektorin energjetik. “Suksese Elisian Bici në detyrën e re të drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Falenderojmë Skerdi Drenovën për kontributin e tij në sektorin energjetik dhe i urojmë suksese në detyrën e re si drejtor”, shkruan Balluku. “Albgaz” është një shoqëri aksionere me 100 % të aksioneve të zotëruara nga shteti…
Policia e Tiranës informon se ka gjetur motorin e djegur të autorit/ëve të vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi. Krimi ndodhi në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Motori është gjetur i shkrumbuar në zonën e Kodrës së Diellit, ndërsa tashmë është duke iu nënshtruar një ekspertize të thelluar nga drejtoria e Policisë së Tiranës. Nasufi ishte pronar i një mobilerie dhe ekzekutimi i tij ndodhi teksa ai ishte me bashkëshorten e tij në makinë, pranë derës së shtëpisë. Deri më tani nuk janë identifikuar autorët dhe nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por Policia po heton edhe…
Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e partisë, ku në fokus të diskutimeve ka qenë diaspora dhe procesi i votimit nga ana e saj. Teksa foli për mazhorancën, Berisha u shpreh se ata nuk kanë program, por vetëm mashtrime. ”Nuk u ofrojnë asgjë qytetarëve, përveç cinizmit të tyre, përveç përçmimit”, tha Berisha. Po ashtu kreu i PD, tha më tej se do të ulin në 70 lekë çmimin e energjisë. ”Modeli ynë: Enti Rregullator i Energjisë do të vendosë, do të rikthejë jo 77, por 70 lekë 300 kilovatët e parë. 100 lekë, jo 115 fashën e dytë.…
Një tjetër zarf i zi në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”! Zarfi do të hapet ditën e nesërme, ndërkohë që është anuluar televotimi. ”Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh ju njofton se ka vendosur të anullojë televotimin aktual. Në show-n e së martës, do t’u komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”, bëhet me dije në zarfin e zi. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Zyrtarët njoftuan sot se ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të dukshëm gjatë natës në ndërmjetësimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve që ende po mbahen në Rripin e Gazës, por marrëveshja ende nuk është arritur. Tre zyrtarë të afërt me procesin e bisedimeve thanë se është bërë përparim dhe se ditët në vijim do të jenë kritike për t’i dhënë fund luftës 15 mujore që ka destabilizuar Lindjen e Mesme. Sipas zyrtarëve të angazhuar në procesin e bisedimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, një marrëveshje e propozuar është tashmë në tryezë dhe përfaqësuesit e dyja palëve ua kanë…
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një videoje të postuar në Facebook, se po niset drejt Romës, kjo për prezantimin publik të “Giro d’Italia 2025”, eventit madhështor që do të mbahet këtë vit në Shqipëri. Duke e cilësuar një shtysë të veçantë për industrinë e turizmit, Rama nënvizon se peisazhet fantastike të vendit do të ekspozohen për qindra milionë teleshikues në të gjithë botën. Rama thekson se Shqipëria do të shihet nga qytetarët e 200 vendeve ku do transmetohet gara dhe do shikohet nga të paktën 800 milionë shikues, pa llogaritur edhe mijëra tifozë që do të vizitojnë…
Efi Dhedhes mbahet mend për pjesëmarrjen në ”Big Brother Albania Vip 2”, dhe për rivalitetin me Olta Gixharin. Derisa tashmë ka nisur edicioni e katërt me personazhe të ndryshme, bukuroshja së fundmi ka bërë një reagim. E njëjta befasoi duke thënë se po i pëlqen motra e Oltës, Gerta Gixhari, me të cilën po ashtu kishte një përplasje. “Nuk e prisja të thoja por Gerta më pëlqen”, u shpreh ajo. Gerta vlen të ceket se është në nominim të përhershëm për shkak të një avantazhi që kishte Aldo, duke thyer një nga kutitë e emergjencës.