Author: tirana

Efi Dhedhes mbahet mend për pjesëmarrjen në ”Big Brother Albania Vip 2”, dhe për rivalitetin me Olta Gixharin. Derisa tashmë ka nisur edicioni e katërt me personazhe të ndryshme, bukuroshja së fundmi ka bërë një reagim. E njëjta befasoi duke thënë se po i pëlqen motra e Oltës, Gerta Gixhari, me të cilën po ashtu kishte një përplasje. “Nuk e prisja të thoja por Gerta më pëlqen”, u shpreh ajo. Gerta vlen të ceket se është në nominim të përhershëm për shkak të një avantazhi që kishte Aldo, duke thyer një nga kutitë e emergjencës.

Read More

Trajneri i Tiranës, Gugash Magani pret fitore dhe kualifikim në Kupën e Shqipërisë ndaj Bylisit. Ai pranoi se presioni është i madh. Referuar rasteve të shpërdoruara ndaj Vllaznisë kur ishin në avantazh 1-0, Magani tha se ekipi duhet të kishte shënuar, duke thënë se nuk do të përsëritet më e njëjta situatë. “Presioni është i madh. Situata nuk është e mirë. Gjithsesi unë e thashë edhe pas ndeshjes me Vllazninë që humbëm prej gabimeve tona. Në këto momente duhet të jemi shumë të bashkuar, presionin ta mbajmë ne, çunat duhet të jenë sa më të qetë, kështu kemi punuar këto…

Read More

Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli në një postim në Facebook ka adresuar sulme të ashpra ndaj Endrit Brahimllarit, duke e quajtur ”sufllaqexhi” ordiner. Memelli thotë se Brahimllari prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani. Sipas saj, Brahimllari është kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme. Zëdhënësja e PL i bën thirrje Brahimllarit që të dorëzojë mandatin si këshilltar Bashkiak në Tiranë, të cilin e fitoi me siglën e Partisë së Lirisë. Postimi i plotë Një përgjigje për “sufllaqexhiun” e grupit kriminal të SPAK-ut: “21…

Read More

Që prej ditës së dielë, pala greke ka ndaluar kalimin e autobusëve dhe kamionëve nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës. Kalimi i tyre është zhbllokuar dhe ka nisur kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë drejt shtetit grek. ”Përshëndetjeje! Ne oren 14:35 konfirmon pala greke filloi lëvizja e kamionëve dhe autobuzave si në hyrje dhe në dalje të RSH. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për media.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 112-vjetorin e Policisë së Shtetit, falenderoi të gjithë punonjësit e policisë për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend. Përpara familjarëve të policëve që kanë dhënë jetën në shërbim të atdheut, Veliaj tha se përkulemi me respekt dhe vlerësojmë çdo sakrificë. Falë punës së Policisë së Shtetit, Veliaj deklaroi se Tirana është kthyer në një nga qytetet më të sigurta të Evropës. “Kush punon për policinë e Qarkut të Tiranës e ka akoma më të vështirë detyrën sepse këtu jeton një popullsi…

Read More

Sherr brenda rrethit familjar është pista kryesore që policia po heton në lidhje me ekzekutimin e Bujar Nasufit. 56 vjeçari u qëllua brenda mjetit të tij, të cilin sapo e parkonte pranë banesës. Autori priti që nga makina të zbriste bashkëshortja e Nasufit, dhe menjëherë iu afrua dhe qëlloi me 6 plumba në drejtim të tij. 56 vjeçari nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë. Ka dyshime se viktima ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit. Për të identifikuar autorin, hetuesit kanë sekuestruar disa kamera sigurie përgjatë zonës. Në pamje duket autori i krimit, i…

Read More

Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para vitit 2011 duhet të nxitoni! Së shpejti në vend nuk do të lejohet më regjistrimi i automjeteve që nuk përmbushin standardin “Euro 5” të Bashkimit Evropian nga “Euro 4 që aktualisht është në fuqi“. “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur gjatë vitit 2024 diskutime në lidhje me përmirësime të mundshme niveleve të bazës ligjore dhe ka organizuar edhe takime me përfaqësues të palëve të interesit dhe institucioneve. Pas 5 viteve vlerësojmë se është koha për të kaluar në standardin…

Read More

Moti i keq ka shkaktuar problematika serioze kryesisht në veri të vendit. Në orët e para të mëngjesit të sotëm era e fortë ka përmbysur një kamionçinë në urën e Milotit. Për fat të mirë nuk pati të lënduar, ndërsa për disa minuta u bllokua qarkullimi. Pas ndërhyrjes së polici qarkullimi vijoi sërish normalisht. Më herët policia rrugore e Lezhës u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të transportit të mallrave, veçanërisht ato me tenda të tregojnë kujdesin maksimal.

Read More

Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 11.12.2024 ka bërë shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në vendin vakant të krijuar si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Holta Zaçaj. Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë: Bazuar në…

Read More

Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me helikopter në spital. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, orteku “shpërtheu” rreth orës 12:30 në anën lindore të Punta Valgrande, një majë në Alpet Leopontine, në kufirin midis Italisë dhe Zvicrës. Skiatorët që vdiqën “u tërhoqën zvarrë” poshtë malit me borë për disa qindra metra nga vendi ku ata kishin bërë ski në mbi 2,800 metra. Një alarm ishte lëshuar në zonën mbi 2,100 metra, i cili paralajmëroi për “rrezik të konsiderueshëm orteku”.

Read More

Vijon të jetë e ndaluar lëvizja e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Greqisë. Dogana greke ka njoftuar se situata më e renduar është në zonën Grevena – Dogane. Per kete arsye nuk lejohet kalimi i mjeteve te tonazhit te rende dhe te autobuzeve. Pas nderprerjes se reshjeve eshte nderhyre per te pastruar boren dhe do njoftohet per te lejuar qarkullimin e te gjitha mjeteve. Ndërkohë, shërbimi për largimin e dëborês dhe kriposjen nuk është ndërprerë gjatë gjithë natës e do të vijojë pa ndërprerje edhe gjatë ditës. Situata e orës 6:00 të mëngjesit në segmentet Qafë Thanë,…

Read More

11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar shifrat. Ai thekson se rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet. “11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bën vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e…

Read More