Author: tirana

Detaje të tjera kanë dalë nga atentati i mbrëmjes së djeshme në kryeqytet. “Burimet e fundit më konfirmojnë se autori ka qenë i maskuar si shpërndarës picash. Mëngjesin e sotëm, grupi i hetimit ka marrë deklaratën e gruas, se autori ka qenë me një motor të zi. Është marrë telefoni i viktimës, i cili po zbërthehet. Gjithashtu është marrë edhe një deklaratë të shkurtër të bashkëshortes së viktimës”, raportohet.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë. Në mbledhje do të flitet për rëndësinë e votës së diasporës. Gazetari Ergys Gjencaj dha detaje për News24 në lidhje me këtë takim. Ergys Gjencaj: Kryeministri Rama nuk është në selinë e PS. Në seli është drejtuesja politike për Tiranën Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Drejtuesit e tjerë janë të mbledhur online. Më 11 janar është hapur zyrtarisht platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Disa politikanë nga PS kanë qenë fizikisht në Greqi e…

Read More

Gjatë natës në Qarkun e Korçës ka patur reshje dëbore të shoqëruara me erë. Subjektet kontraktore dhe bashkitë kanë punuar për hapjen e rrugëve kryesore dhe atyre lidhëse e dytësore dhe deri tani vazhdon qarkullimi normal në këto akse. Për shkak të erës ka patur përqëndrime të dëborës në vende të caktuara duke vështirësuar kalimin e automjeteve. Po punohet në segmentin Qafa e Thanës-Doganë i cili ka përqëndrim të dëborës për shkak të erës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se nga bashkitë po punohet për hapjen e segmenteve dytësore e lidhëse me Njësitë Administrative e fshatra të veçantë si…

Read More

Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë mbushën rrugët e Beogradit të dielën duke ndezur dritat e telefonave celularë dhe mbajtur 15 minuta heshtje në nderim të viktimave nga shembja e çatisë së një stacioni treni, aksident për të cilin i fajësojnë autoritetet. Protesta u organizua dhe u drejtua nga studentët e universitetit shtetëror të kryeqytetit serb, të cilët kërkojnë daljen përpara drejtësisë të personave përgjegjës për aksidentin. Ata fajësojnë Partinë Progresiste Serbe (SNS) në pushtet të Presidentit Aleksandar Vuçiç për korrupsion dhe nepotizëm. Presidenti serb dhe partia e tij i kanë mohuar akuzat. Studentët e universitetit shtetëror në Beograd, Kragujevc dhe…

Read More

Policia ndihmoi 13 shtetas që mbetën në aksin rrugor Korçë-Esekë si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Ersekë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Leskovik, u shkuan në ndihmë disa qytetarëve që kishin mbetur në rrugën e vjetër “Korçë-Ersekë”, pasi automjetet me të cilat qarkullonin nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe se automjetet e tyre ishin të pa pajisur me zinxhirë . Shërbimet e Policisë shkuan në fshatin Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 shtetasve që udhëtonin…

Read More

Ka shkuar në 24 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në Los Angeles. Numri i viktimave ka gjasa të rritet, sipas autoriteteve. Zjarret kanë djegur dhjetëra mijëra hektarë dhe kanë shkatërruar mijëra ndërtesa. Mediat amerikane shkruajnë se dëmet nga zjarri kapin shifra miliarda dollarë. Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit të Kalifornisë tha se deri të premten, gati 1000 të burgosur po punonin për të shuar zjarrin.

Read More

Motori i BE, Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme kur Donald Trump të marrë detyrën si president. Probleme masive ka edhe në politikën ekonomike dhe financiare. Shumë kohë përpara zgjedhjes si president, Donald Trump i kërcënoi evropianët: Ai do të vendosë tarifa të larta për produktet e tyre, do të reduktojë mbështetjen për Ukrainën dhe do të rishtrojë për diskutim financimin e aleancës ushtarake të NATO-s. Pas disa ditësh më 20 janar 2025, ai merr detyrën. Duke pasur parasysh turbulencat e ardhshme politike, do të ishte e rëndësishme që 27 vendet e Bashkimit Evropian (BE) të demonstronin…

Read More

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëbora duke shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në disa akse rrugore. Në aksin nacional Përrenjas-Qafë Thanë ka prani të dëborës dhe ngricave. Aktualisht rruga është e kalueshme, por me vështirësi. Policia nuk lejon kalimin e mjeteve te pa pajisura me zinxhirë dhe goma dimërore. Për sa i përket aksit tjetër Librazhd-Peshkopi, është thuajse i pakalueshëm për shkak të ngricave dhe trashësisë së dëborës që i ka kaluar 50 cm. Ndërsa termometri ulet në vlerën 7 gradë Celsius. Disa fshatra janë bllokuar në bashkitë Përrenjas dhe Librazhd.

Read More

Detaje nga hetimet rreth vrasjes se 56-vjeçarit Bujar Nasufi. Viktima ka qenë i vetëm në makinë. Është qëlluar nga një distancë e afërt. Është vrarë brenda makinës, ku dy plumba i ka marrë në gjoks. Gazetqri Igli Celmeta raporton për Balkanweb se ai sapo kishte ndaluar makinën dhe po hynte në derën e banesës. Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës. Dyshohet se e ka pritur pranë banesës. Viktima sipas policisë nuk ka pasur kurrë probleme. Edhe fqinjët janë shprehur se ka qenë person i qetë…

Read More

Zoran Milanoviç e ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë të dielën, sipas rezultateve të para pas numërimit të 98.65 për qind të votave. Milanoviç, nga partia opozitare Partia Social-Demokrate (SDP) – është në rrugën e duhur për t’i fituar 74.58 për qind të votave, sipas numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kroacisë. Kundërshtari i tij në balotazhin e së dielës, Dragan Primorac, nga partia në pushtet Unioni Demokratik i Kroacisë (HDZ) – i ka fituar 25.42 për qind të votave. Dalja në zgjedhjet presidenciale në Kroaci – vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian –…

Read More

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave në territorin shqiptar. Përsa i përket motit, vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë prezent në 75 përqind të territorit, më të theksuar në zonat verilindore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke sjellë mot të kthjellët por shumë të ftohtë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 8°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.…

Read More

Dashi Java që nis të hënën, 13 janar, do të fillojë me energji dhe dëshirë për të bërë më tepër. Dashuria dhe puna kërkojnë pak durim në këto orë, por kënaqësia do të vijë së shpejti. Përqendrohuni në qëllime afatgjata. Demi Sipas horoskopit të Paolo Fox, momentet e reflektimit do të karakterizojnë orët e ardhshme të jetës suaj. Për sa i përket punës, ka mundësi për t’u kapur, por në dashuri keni nevojë për më shumë komunikim se zakonisht. Binjakët Ju pret një javë e gjallë, veçanërisht në planin social. Marrëdhëniet personale do të forcohen, ndërsa puna mund të sjellë…

Read More