Author: tirana

Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me helikopter në spital. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, orteku “shpërtheu” rreth orës 12:30 në anën lindore të Punta Valgrande, një majë në Alpet Leopontine, në kufirin midis Italisë dhe Zvicrës. Skiatorët që vdiqën “u tërhoqën zvarrë” poshtë malit me borë për disa qindra metra nga vendi ku ata kishin bërë ski në mbi 2,800 metra. Një alarm ishte lëshuar në zonën mbi 2,100 metra, i cili paralajmëroi për “rrezik të konsiderueshëm orteku”.

Read More

Vijon të jetë e ndaluar lëvizja e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Greqisë. Dogana greke ka njoftuar se situata më e renduar është në zonën Grevena – Dogane. Per kete arsye nuk lejohet kalimi i mjeteve te tonazhit te rende dhe te autobuzeve. Pas nderprerjes se reshjeve eshte nderhyre per te pastruar boren dhe do njoftohet per te lejuar qarkullimin e te gjitha mjeteve. Ndërkohë, shërbimi për largimin e dëborês dhe kriposjen nuk është ndërprerë gjatë gjithë natës e do të vijojë pa ndërprerje edhe gjatë ditës. Situata e orës 6:00 të mëngjesit në segmentet Qafë Thanë,…

Read More

11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar shifrat. Ai thekson se rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet. “11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bën vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e…

Read More

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me dosjen ‘Gërdeci’. Seanca e radhës do të mbahet më 28 janar. Mësohet se avokatët e Mediut dorëzuan pyetje të tjera në lidhje me akt ekspertimin tekniko-ushtarak. Për këtë ekspertët morën kohë për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të tjera. Kujtojmë që Fatmir Mediu është marrë i pandehur për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec.

Read More

Belgjika u përfshi nga një grevë kombëtare të hënën, pasi punonjësit e trafikut ajror dhe hekurudhor u ngritën kundër planeve për reforma të pensioneve. Rreth 40 për qind e fluturimeve për dhe nga Aeroporti i Brukselit – më i madhi i Belgjikës – u anuluan, pasi bartësit e bagazheve, stafi i sigurisë dhe personeli tjetër ndërprenë punën. Kompania ajrore, Brussels Airlines, tha të shtunën se është detyruar të anulojë paraprakisht gjysmën e fluturimeve të saj brenda Evropës, për t’i mbajtur në funksion linjat e largëta. Operatori i aeroportit Charleroi – që është një ndër qendrat kryesore evropiane për linjën ajrore…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë, ku në fokus ishte rëndësia e votës së diasporës. Mësohet se në mbledhje është marrë vendimi për caktimin e Pandeli Majkos si drejtues politik në qarkun e Kavajës, sa i përket fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është caktuar në njësinë 1 në Tiranë.

Read More

Në qarkun e Gjirokastrës janë ndërprerë reshjet e shiut. Gjatë gjithë natës, reshjet kanë qenë me intesitet deri në mesatar. Lumenjtë Vjosa dhe Drino janë brenda shtrateve të tyre. Nga OSHEE informohem se ka ndërprerje të energjisë elektrike në: Lagjen “Demokracia” të qytetit të Tepelenës, fshatin Turan dhe Salari, Bashkia Tepelenë, njêsia adm, Petran, Frashër dhe Çarshovë, Bashkia Bashkia Përmet, njësia adm. Zagori, Bashkia Libohovë. Në njësinë administrative Frashër, bashkia Përmet ka patur reshje dëbore deri në 20 centimetra, gjithashtu reshje dëbore ka patur dhe në njësinë adm Zagori të cilat aritën deri në 10 centimetrra. Në dy këto njësi…

Read More

Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës. Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit. Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente.

Read More

Detaje të tjera kanë dalë nga atentati i mbrëmjes së djeshme në kryeqytet. “Burimet e fundit më konfirmojnë se autori ka qenë i maskuar si shpërndarës picash. Mëngjesin e sotëm, grupi i hetimit ka marrë deklaratën e gruas, se autori ka qenë me një motor të zi. Është marrë telefoni i viktimës, i cili po zbërthehet. Gjithashtu është marrë edhe një deklaratë të shkurtër të bashkëshortes së viktimës”, raportohet.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë. Në mbledhje do të flitet për rëndësinë e votës së diasporës. Gazetari Ergys Gjencaj dha detaje për News24 në lidhje me këtë takim. Ergys Gjencaj: Kryeministri Rama nuk është në selinë e PS. Në seli është drejtuesja politike për Tiranën Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Drejtuesit e tjerë janë të mbledhur online. Më 11 janar është hapur zyrtarisht platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Disa politikanë nga PS kanë qenë fizikisht në Greqi e…

Read More