Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se, për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, nesër, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor. Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të…
Author: tirana
Viktimë ka mbetur Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i paskeduar më parë nga policia, i cili është qëlluar në makinë, ku ndodhej vetëm. Ai së bashku me vëllanë ishte pronarë i një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, zonë ku iu bë dhe atentati. Dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi. Dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vijon të kërkojë kontrollin e Groenlandës, duke mos përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake. Kjo situatë ka shkaktuar tensione me aleatët evropianë, ndërsa pozita e ishullit më të madh në botë mbetet delikate. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka përsëritur kërcënimin për të marrë kontrollin e Groenlandës, pa mohuar përdorimin e forcës ushtarake. Ishulli është një territor vetëqeverisës që i përket Mbretërisë së Danimarkës dhe këto deklarata kanë nxitur tensionet me aleatët evropianë. Danimarka duhet t’i lëshojë territorin autonom SHBA-së për të “mbrojtur botën e lirë”, argumentoi…
Në Shqipëri, regjistrimi i fëmijës në arsimin fillor në sektorin privat u kushton prindërve mesatarisht rreth 210 euro në muaj, ose rreth 2520 euro në vit. Këto të dhëna janë siguruar nga një studim i faqes së të dhënave Numbeo, i cili ofron një pasqyrë të kostove të jetesës në vende të ndryshme. Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet ndër shtetet më të lirat për arsimin fillor privat. Kosova mban vendin e parë për koston më të ulët, me një tarifë mujore mesatare prej 137 eurosh. Në anën tjetër të spektrit, Serbia rezulton vendi më i shtrenjtë, me…
Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill i dërgoi një mesazh Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Anastas, me fjalë mbështetjeje në lidhje me sëmundjen e Primatit të Kishës Ortodokse Shqiptare. “Pasi mësova për sëmundjen që ju ka goditur, i shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe mbështetjen vëllazërore Fortlumturisë suaj, keni lutjet e mia për shërimin tuaj të shpejtë”, thuhet në tekstin e mesazhit. Primati i Kishës Ortodokse Ruse vuri në dukje se ai kujton gjithmonë me ngrohtësi komunikimin vëllazëror dhe mirëkuptimin e ndërsjellë me Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin Anastasi, rezultati i të cilit ishin “veprimet e përbashkëta…
SPAK identifikon pjesëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal të trafikut të drogës që vepronte në Itali. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë të mundur identifikimin e personave të tjetër të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera nga grupi kriminal, i goditur më datë 05.11.2024*, në operacionin e përbashkët me Prokurorinë e Firencës, Itali. Grupi i strukturuar kriminal shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë…
SUEDIA- Për të forcuar sigurinë e saj, Suedia, anëtare e re e NATO-s, po përgatitet të investojë më shumë se 1.91 miliardë euro për blerjen e tankeve të reja dhe rinovimin e flotës ekzistuese. Suedia do të blejë 44 tanke të reja luftarake gjermane Leopard 2 A8 për të modernizuar arsenalin e saj ushtarak. Ministri i Mbrojtjes Pal Jonson tha se Stokholmi planifikon të shpenzojë rreth 22 miliardë krona (1,91 miliardë euro) për të rritur aftësitë e tij mbrojtëse. Agjencia suedeze e mbrojtjes FMV ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë gjermano-franceze të armatimit KNDS. Dorëzimi pritet të fillojë në vitin 2028 dhe të…
Rruga nacionale Milot-Burrel aktualisht është e bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës. Dhjetëra makina janë të bllokuara në maloren e Ulzës për shkak se disa mjete nuk janë pajisur me zinxhirë dhe kanë goma verore. Ndërkohë në rrugë nuk është hedhur kripë e skorie nga firma që ka fituar tenderin e mirëmbajtjes.
Komisariati i Policisë së Vlorës ka nisur procedim penal për dy shtetas përkatësisht 33 vjeç dhe 28 vjeç për shkak të një sherri me mjete të mprehta mes tyre. Sipas policisë, 33 vjeçari ka plagosur lehtë me mjet të mprehtë një 28 vjeçar. Ndërkohë ky i fundit gjatë marrjes në pyetje për zbardhjen e ngjarjes, dyshohet se ka dhënë deklarime të rreme para oficerit të Policisë Gjyqësore, me qëllim fshehjen e rrethanave të vërteta të ngjarjes.
TIRANË- Njoftimi i plotë: Tiranë/Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit me anë të celularit, arrestohet 38-vjeçari. Sekuestrohet një aparat celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi: – P. A, 38 vjeç, për veprën penale “Ushtrim i lojërave të fatit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.…
Kroatët votojnë këtë të diel në balotazhin presidencial mes presidentit aktual Zoran Milanoviç dhe Dragan Primorac të Bashkimit Demokratik të Kroacisë në pushtet. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe votimit vazhdon deri në orën 19:00. Rezultatet paraprake bëhen të ditura pak pas mbylljes së votimit dhe në ditët në vijim shpallen edhe rezultatet zyrtare. Rreth 3.8 milionë kroatë kanë të drejtë të votojnë në raundin e dytë. Në raundin e parë dy javë më parë, Milanovic kryesoi me 49.1% mbështetje ndaj Primorac me 19.35%. Një sondazh i opinionit i publikuar të premten nga Nova TV Daily Neës…
Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier. 17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.