Author: tirana

Këngëtari Luiz Ejlli ka surprizuar së fundmi me një dedikim emocionues për Martin Canin, 14-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht më 18 nëntor të vitit që lamë pas. Martin, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri ndodhur jashtë shkollës “Fan Noli” në kryqytet, kishte ëndërr të bëhej futbollist dhe ishte i njohur mes shokëve për energjinë dhe buzëqeshjen e tij. Kjo këngë e Luizit jep një mesazh dashurie dhe kujtimi për Martinin dhe ëndrrat e tij që u prenë në mes. Në videoklip shfaqen momente nga jeta e 14-vjeçarit, teksa luante futboll apo teksa krijonte kujtime më…

Read More

Dashi Nuk do të duhet shumë për të drejtuar mendjen tuaj drejt rrugëve të reja të mendimit. Kjo do të sjellë disa ndryshime të dobishme gjatë muajve në vijim. Ju do të keni një shans për të udhëtuar për një test, audicion ose intervistë. Demi Mund t’ju duhet të jeni më diskriminues për shoqërinë që mbani dhe njerëzit me të cilët punoni. Mbikëqyrja e një kolegu mund të vërë në rrezik pozicionin tuaj. Largohuni nga ata që nuk ia vlejnë. A nuk jeni djegur mjaftueshëm nga ata që kanë përfituar nga natyra juaj e mirë? Binjakët Angazhimet janë përmbushur. Ju…

Read More

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të vendit, ku më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërkohë në zonat Jugore dhe Qëndrore do të jenë në sasi disi më të pakta. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin dobësim të përkohëshme të reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë…

Read More

Banori më i ri i shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 4”, Gjesti i trazoi të gjithë banorët pa përjashtim ditët e fundit. Gerti: Ishin momente relaksi dhe nuk e kuptova atë tapën. Laerti: Këto gjëra i rregullon perëndia, kur flet shpejt nuk e kuptoj se çfarë thotë. G Bani: Është thjesht shfaqje, nuk është kështu në jetën e përditshme, është antisocial në kufijtë e surreales. Gjesti: Çfarë ka rregulla nga Vëllai i madh, por prej këtyre të gjitha do t’i thyej. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Adriatik Lapaj nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, thotë se është takuar me kreun e “Nisma Thurje”, Endri Shabani me të cilën mund të ketë bashkëpunim në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Lapaj zbuloi se takimi zyrtar me Shabanin dhe përfaqësuesit e partisë së tij ka ndodhur dy ditë më parë. ”Ne po bëjmë një proces shumë serioz. Po diskutojmë të gjitha temat. Është vonuar edhe për shkak të faktit se si do të vendoste Gjykata Kushtetuese se në raport me mënyrën si do të jetë ligji elektoral do të bëhet edhe strategjia elektorale. Në këtë drejtim kanë qenë këto pengesat që e…

Read More

Deri më tani kanë aplikuar online në KQZ, 2613 emigrantë me banim në Diasporë për të ushtuar të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit. Deri në orën 17:30 kanë aplikuar 2613 persona, nga të cilat 145 kërkesa janë pranuar, ndërsa 59 janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 76.6% burra dhe moshat kryesisht të reja. 60% të aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç. Diaspora e Italisë është në krye të listës së aplikimeve në këtë ditë të parë, e ndjekur nga Gjermania, Anglia, Greqia dhe Amerika. Ata janë votues kryesisht në qarqet Tiranë,…

Read More

Hyrja e Gjestit trazoi ujërat në shtëpi, duke krijuar dinamika të reja. Përse banorët nuk e mirëpritën? Nga ana tjetër, thyerja e një tjetër kutie emergjence solli një dënim të rëndë për Gertën, e cila do jetë në nominim deri në fund të rrugëtimit të saj. Me dy eliminime brenda natës dhe një surprizë emocionuese për një nga banorët, spektakli i “Big Brother Vip” vjen mbrëmjen e sotme nga ora 21:15, nën drejtimin e Ledion Liços.

Read More

Lulzim Basha i bën apel emigrantëve për t’u regjistruar dhe për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 11 majit. Basha e cilësoi hapjen e regjistrimit si një moment historik, duke theksuar rëndësinë që vota e emigrantëve ka për të sjellë ndryshim në Shqipëri. Ai vlerësoi kontributin ekonomik të diasporës ndër vite dhe i ftoi të gjithëve që jetojnë jashtë vendit të bëhen pjesë aktive e transformimit të politikës dhe ekonomisë shqiptare. Postimi i plotë i Bashës: Të dashur bashkëatdhetarë kudo ndodheni jashtë atdheut, sot për herë të parë hapet regjistrimi për të votuar për emigrantët.…

Read More

Kosova nga sot ka hyrë në fushatën zgjedhore. Partitë atje do u drejtohen zgjedhësve me të gjithë arsenalin qoftë të premtimeve, qoftë të kritikave apo edhe me programe që në zgjedhjet e 9 shkurtit të kenë mundësi të marrin sa më shumë prej tyre. Forcat politike kanë patur edhe tubimet hapëse të fushatës, duke nisur me Partinë Demokratike të Kosovës. Nga salla “1 Tetori” në Prishtinë, kryetari Memli Krasniqi e hapi fushatën duke përshëndetur dy liderët e UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, si dhe Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi dhe shokët e tyre që po zhvillojnë betejën…

Read More

Analisti Fatos Lubonja, teksa analizon situatën politike, thotë se opozita nuk e ka forcën të mobilizojë popullin. ”Që nuk do kishte qeveri teknike ishte e qartë, që opozita nuk kishte fuqi të lëvizë popullin për të pasur qeveri teknike prapë ishte e qartë. Opozita s’është e zonja të lëvizë popullin”, tha ai në ”News 24”. Lubonja theksoi edhe se kryeministri Edi Rama luan me dy porta, kur bën deklaratat e tij politike. Ai tha se beson se Rama do të rrijë në pushtet sa të jetë gjallë, pasi është i detyruar të veprojë kështu. “Për Ramën mendoj se luan me…

Read More

Dy tramvaje janë përplasur “kokë më kokë” në Strasburg të Francës, duke lënë të plagosur 20 persona. Prefektura Bas-Rhin ka konfirmuar numrin e të lënduarve në aksidentin e ndodhur pasdite. Dy tramvajet u përplasën në tunelin që të çon në stacionin e qytetit, saktësohet në njoftimin e prefekturës. Sipas drejtuesve të Compagnie des Transports Strasbourgeois, dy drejtuesit e tramvajit nuk janë lënduar fizikisht, por kanë mbetur shumë të tronditur. Një hetim do të nisë për kryerjen e një analize nga teknikët e CTS që do të çojë në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More