Rovena Stefa u eleminua të premten nga çerekfinalja e spektaklit të shumëpërfolur, ”Big Brother Kosova Vip 3”. Dalja e saj shënoi fundin e një udhëtimi të mbushur me sfida, debate dhe momente të veçanta brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. Rovena u rikthye në jetën e saj të përditshme, duke ndarë me ndjekësit një video nga mëngjesi në shtëpinë e saj në Bernicë, në periferi të Prishtinës. Ajo u shfaq duke pastruar borën në oborrin e saj, një detaj që tërhoqi vëmendjen duke qenë se e shtuna në kryeqytet ishte e mbuluar nga një shtresë e dendur bore. ”E…
Author: tirana
Nisur nga moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit (Itali) dhe anasjelltas. Lundrimet e trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës do të pezullohen të dielën, më 12 janar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike të parashikuara për nesër. Kapiteneria njofton se janë pezulluar lundrimet e dy trageteve nga Durrësi dhe dy trageteve nga Bari. Ndërkohë, lundrimet në linjën Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të vazhdojnë normalisht. “Nisjet dhe mbërritjet për linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, datë 12.01.2024, janë anuluar për shkak të erës së fortë me drejtim Veri-Lindje…
Ukraina është toka e premtuar për futbollistët e Partizanit. Klubi i Partizanit ka njoftuar se Christian Mba do jetë pjesë e FC Metalist 1925 dhe klubi i kuq ka arkëtuar 250 mijë euro nga ky transferim. “Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me klubin FC Metalist 1925 Kharkiv për transferimin e sulmuesit Christian Mba në kampionatin ukrainas të futbollit. Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanelën e kuqe, me të cilën fitoj edhe titullin kampion të Shqipërisë. Shumë suksese në aventurën tënde të re Christian Mba. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë…
Sekretari për Diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj u bëri thirrje sot gjatë një deklarate për mediet, të gjithë bashkëatdhetarëve të Diasporës, që të bëhen pjesë e regjistrimit dhe e votimit në zgjedhjet e 11 Majit. “Vota e Diasporës është e rëndësishme për ndryshimet politike në vend, për një mirëqeverisje dhe për t’i dhënë fund krimit dhe korrupsionit që ka kapluar qeverisjen shqiptare. Partia e Lirisë është ndër forcat e para politike që ka kërkuar me insistim votën e Diasporës. Falë presionit të opozitês u realizua vota e Diasporës, por sigurisht me disa teknikalitete që e vështirësojne regjistrimin dhe…
Pasi theu kutinë e emergjencës, Aldo, banori i ”Big Brother Albania Vip 4”, është takuar me të bijën e tij. I përmalluar për të parë vajzën e tij 3 javë pas izolimit, ai u detyrua të thyente njërën nga kutitë e emergjencave. Takimi ishte emocionues, ndërsa banorët e tjerë nuk i mbanin dot lotët. Ashtu sikurse dihej, çdo kuti emergjence ka një pasojë dhe kjo e takimit me një familjar do të dërgonte në televotim të përhershëm një prej banorëve. Për këtë, Aldo zgjodhi që në televotim deri në fund të rrugëtimit të saj të jetë banorja Gerta Gixhari. View…
Kongresi i partisë SPD në Berlin ka emëruar Olaf Scholz si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet e ardhshme federale në fund të shkurtit. Nominimi, pothuajse unanimisht, u bë me ngritjen e dorës. Scholz nuk kurseu anët e të djathtës ekstreme, ndërkohë që në të njëjtën kohë AfD po zgjidhte kandidaten e saj për kancelare, Alice Weidel. “Shikoni se çfarë po ndodh në Austri, ku është emëruar një kancelar i cili nuk mund të përshkruhet ndryshe, një ekstremist i djathtë. Kjo është shqetësuese dhe ne nuk mund ta pranojmë”, shtoi ai. Duke iu referuar CDU-së dhe CSU-së, ai tha…
Sot nisi regjistrimi i emigrantëve përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), që të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre politik për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Procesi i regjistrimit të emigrantëve do të zgjasë deri në 4 mars dhe Partia Socialiste duket se ka për qëllim ta shfrytëzojë maksimalisht këtë hapësirë kohore për të ndihmuar mbështetësit e saj në diasporë që të bëhen pjesë e procesit. Të majtët këtë fundjavë kanë zbarkuar në Itali dhe Greqi, duke ngritur edhe zyra që do të ofrojnë “asistencë teknike” me njerëz të dedikuar në qytetet me më shumë emigrantë shqiptarë. Për këtë…
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria po rrezikon të zbrazet akoma më shumë nga shqiptarët. Sipas një anketimi të kryer nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, 28% e shqiptarëve u përgjigjen se kanë zhvilluar një plan për largimin nga Shqipëria. “Askush nuk po merr masa që shqiptarët të mos ikin. Po bëhen dekada që ne e dimë si ikin shqiptarët. E para ikin për mungesën e shtetit të së drejtës, këtu nuk ka barazi para ligjit. Shoku, miku i pushtetit është i pabarabartë krahasuar me ne të tjerët. Janë dhe arsyet kryesore që është arsimi dhe shëndetësia. Shëndetësia merr…
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka vendosur për të ndryshuar oraret e dy takimeve në fazën 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja Tirana-Bylis, e programuar për t’u luajtur të martën, 14 janar, në orën 16:00, do të zhvillohet në të njëjtën ditë në orën 13:00, në stadiumin e Vorës. Ndeshja Dinamo-Erzeni, e programuar për t’u zhvilluar të mërkurën, 15 janar, në orën 17:00, do të luhet në orën 13:30. Kupa e Shqipërisë – Turi 1/8 E martë, më 14 janar 2025 Laçi-Kukësi 13:00Tirana-Bylis 13:00E mërkurë, më 15 janar 2025 Egnatia-Kastrioti 13:00Dinamo City-Erzeni 13:30Teuta-AFElbasani 17:00Vllaznia-Besa 17:00Partizani-Apolonia 17:00Skënderbeu-Vora 17:00
Kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci i uroi mirëseardhjen Arqipeshkvit, Imzot Giovanni Peragine. Beci shprehu mirënjohjen dhe konsideratën për Monsinjor Angelo Massafra, i cili e konsolidoi arkidioqezën metropolitane Shkodër-Pult. Imzot Giovani Peragine mori detyrën e Arqipeshkvit të Dioqezës Shkodër-Pult disa ditë më parë në një ceremoni pranë katedrales së Shkodrës, ku iu dorëzua detyra nga Monsinjor Angelo Massafra. “Si në kohë të mira ashtu edhe në kohë të vështira për këtë vend, ai kontribuoi në forcimin e harmonisë ndërfetare që populli ynë e vlerëson thellësisht. Shkodra ka qenë gjithmonë një shembull i shkëlqyer i kësaj harmonie, dhe ne jemi…
Drilon Rama u shpall mbrëmë finalisti i parë i ”Big Brother Kosova Vip 3”, dhe reagimet brenda shtëpisë ishin të menjëhershme dhe plot emocione. Debatet më të ashpra i shkaktoi Xuxi, i cili tha: “Si në festivalet e Kosovës e të Shqipërisë, gjithçka dihet më herët se çfarë do të ndodhë”. Gresa shtoi me tone të zhgënjyera: “E kemi ditur, ishte e pritshme. Edhe fitues do të jetë, edhe ne po dalim”. Reagimet e tyre ndezën një atmosferë tensioni dhe skepticizmi brenda shtëpisë, ndërsa Driloni qëndroi i qetë dhe i rezervuar përpara komenteve të tyre.
Sali Berisha i bëri thirrje pogradecarëve të dalin kundër ndërtimeve të kullave që sipas tij po zhbëjnë identitetin e Pogradecit. “Dhe u garantoj që, ato kulla që fillojnë aty, në qoftë se qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, do të vazhdojnë deri në Tushemisht dhe kur të mbarojë ky territor do të kthehen nga Pogradeci në Lin”, tha Berisha. Kryedemokrati i dha porositë grupit të punës për zgjedhjet e 2025 në Pogradec, i cili drejtohet nga Ivi Kaso. “Të uleni me çdo pogradecar, të sigurt në fitoren e 11 majit. Përmbysëm një diktaturë, do të përmbysim diktaturën e dytë,…