Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës së tij në “Facebook”, “Sy m’sy”, u shpreh se qeveria socialiste ka bërë për pensionistët më shumë se kushdo tjetër. Sipas Ramës, e majta realizoi reformën e pensioneve dhe “mundësoi për këdo që ka dalë në pension 10 vitet e fundit, të ketë një pension më të lartë se 10 vite më parë”. “E mira s’ka fund dhe borxhi i kësaj shoqërie ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit, nuk lahet kurrë. Por, nëse ka një qeveri që ka bërë…

Read More

Policia në Prishtinë ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili ka kërcënuar kryeministrin, Albin Kurti. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës bëri të ditur se kërcënimi i kreut të qeverisë është bërë në rrjetet sociale, në emër të një grupi të quajtur “Brigada Sever”. Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, M. R. (mashkull kosovar, lindur në vitin 2004), i cili është arrestuar më 10 janar 2025 në Zveçan. Mësohet se gjatë aksionit të policisë në shtëpinë e të arresutarit është gjetur një…

Read More

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar një takim me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin. “Ai dëshiron që ne të takohemi. Dhe ne po e organizojmë këtë”, tha Trumpi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida. Në takim do të bëhet fjalë mbi të gjitha për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Putini u tregua i “hapur” për bisedime. Moska e përshëndet “gatishmërinë e Trumpit për të zgjidhur çështjet përmes dialogut”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Nuk ka asnjë parakusht për një takim të tillë, shtoi ai.Më 20 janar Trumpi do të rikthehet…

Read More

Hëna e Ujkut është emri që merr hëna e plotë e parë e vitit, që shpesh ndodh në muajin janar. Ky emër ka origjinën nga sjelljet e ujqërve gjatë këtij muaji, pasi ata shpesh enden më afër fshatrave për shkak të urisë që i mundon në dimër. Fiset indigjene amerikane vërejtën këtë fenomen dhe e lidhën me periudhën e Hënës së Plotë, duke e quajtur atë “Hëna e Ujkut” për shkak të ulërimave të forta të ujqërve që mund të dëgjoheshin gjatë natës. Po ashtu, kjo hënë njihet ndryshe si Hëna e Vjetër ose Hëna e Akullit, duke reflektuar kushtet…

Read More

Më 23 shkurt 2025 zhvillohen në Gjermani zgjedhjet parlamentare. Për multi-miliarderin dhe të besuarin e Trump, Elon Musk, është e qartë se zgjedhjet parlamentare duhet t’i fitojë AfD-ja, parti e cila nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës klasifikohet pjesërisht si ekstremiste e djathtë. Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, shkroi Musk në platformën e tij të internetit X. Ai i ofroi udhëheqëses së AfD-së, Alice Weidel, edhe mundësinë për të zhvilluar një diskutim në platformën X. Në mediat sociale gjermane, AfD-ja konsiderohet si partia më aktive, sidomos në platformën kineze të mediave sociale TikTok. Videot me pozicionet e…

Read More

Këngëtari Meriton Mjekiqi dhe moderatorja Ilnisa Agolli nuk janë më bashkë. Këtë fakt e pohoi vetë Meritoni, në një intervistë për mediat kosovare, teksa i uroi Ilnisës shëndet në familje e suksese në karrierë. “Aludimet janë 100% të vërteta, të konfirmuara nga unë sot. Arsyet e ndarjes pak kanë rëndësi, sepse janë private. Por, unë i uroj shumë të mira Ilnisës, shëndet, sukses. Është një grua e mrekullushme, një nënë e jashtëzakonshme, një profesioniste në punën e saj. Vetëm të mira i uroj”, u shpreh ai. Meritoni dhe Ilnisa nisën një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP…

Read More

Rritja e produktivitetit është një kusht i domosdoshëm për të mbështetur një rritje të qëndrueshme të pagave dhe për të luftuar efektet negative të emigracionit mbi ekonominë. Në një prononcim për “Monitor”, Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e pagave adreson atë pjesë të problemeve demografike që vjen nga emigracioni, por nga ana tjetër, kjo rritje duhet të mbështetet te reformat që synojnë të përmirësojnë klimën e biznesit dhe të rrisin produktivitetin. Banka e Shqipërisë vlerëson se institucionet publike duhet të bëjnë një investim madhor në kohë, vëmendje dhe energji, për mbylljen me sukses të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin…

Read More

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin 1940, si një mënyrë efikase në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve. Nga ana tjetër ka shumë vitamina, të cilat jo vetëm që luftojnë bakteret me efikasitet por edhe forcojnë imunitetin. Ato mund të parandalojnë sëmundjet dhe i bëjnë ato më kohëshkurtra. Por kjo nuk do të thotë që të veproni me kokën tuaj. Konsultohuni me një mjek që të siguroheni se këto suplementë…

Read More

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, pranë varrezave të dëshmorëve. Një automjet tip Audi ka humbur kontrollin rreth orës 1:30 dhe ka përplasur makinat e parkuara, duke dëmtuar 5 automjete. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i Audit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shpejtësia e Audit ka sjellë humbjen e kontrollit dhe përplasjen me mjetet e parkuara.

Read More

Për herë të parë, në zgjedhjet e 11 majit, shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit do të ketë mundësi që të shprehin vullnetin e tyre politik pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri për të votuar. Sot është hapi i parë i procesit, me nisje e regjistrimit përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i vili zgjati deri në 4 mars. Regjistrimi: Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të hapë një llogari në platformën (PER). Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon…

Read More

Sot, 11 janar 2025, një dollar do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë. Euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116 lekë dhe do shitet me 117.5 lekë.

Read More

Gjykata e Lartë dukej e prirur të mbështeste një ligj që do të detyronte shitjen ose do të ndalonte aplikacionin e videove të shkurtra TikTok në Shtetet e Bashkuara duke nisur nga 19 janari, ndërsa gjykatësit u përqendruan në shqetësimet mbi një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare. Platforma sociale thotë se ligji shkel Amendamentin e Parë dhe duhet të hedhet poshtë. Kompania ByteDance, e cila ka në pronësi TikTokun, e ka qendrën në Kinë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara thotë se kjo paraqet një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare. Zyrtarët amerikanë thonë se autoritetet kineze mund ta…

Read More