Author: tirana

Sot, 11 janar 2025, një dollar do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë. Euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116 lekë dhe do shitet me 117.5 lekë.

Read More

Gjykata e Lartë dukej e prirur të mbështeste një ligj që do të detyronte shitjen ose do të ndalonte aplikacionin e videove të shkurtra TikTok në Shtetet e Bashkuara duke nisur nga 19 janari, ndërsa gjykatësit u përqendruan në shqetësimet mbi një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare. Platforma sociale thotë se ligji shkel Amendamentin e Parë dhe duhet të hedhet poshtë. Kompania ByteDance, e cila ka në pronësi TikTokun, e ka qendrën në Kinë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara thotë se kjo paraqet një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare. Zyrtarët amerikanë thonë se autoritetet kineze mund ta…

Read More

Shumë turistë, të cilët planifikojnë pushimet e tyre në vitin 2025, janë në kërkim te përvojave që shkojnë përtej të zakonshmes, shkruan Tonya Fitzpatrick në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “World Footprints”. Ndërsa shumë destinacione turistike tradicionale përballen me turizmin masiv, një numër në rritje vizitorësh po kërkojnë vende që janë më të qeta, më kuptimplota dhe të pacënuara. Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar 10 destinacione të reja për t’u vizituar vitin e ardhshëm – mes të cilave kryeson Shqipëria. Nga pikat e nxehta në zhvillim deri te thesaret e fshehura, këto destinacione premtojnë aventura unike.…

Read More

Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave. Përsa i përket motit; zonat veriore – verilindore do të dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit Lindor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera…

Read More

DashiNdërsa energjia kozmike rrotullohet rreth sektorit tuaj financiar sot, prisni një fitim të papritur por të vogël. Në punë, cilësitë tuaja drejtuese shkëlqejnë, duke e bërë atë një ditë të shkëlqyer për të marrë përgjegjësinë e një projekti. Romanca ndihet aventureske, ndaj planifikoni një datë unike që thyen rutinën.DemiStabiliteti financiar është vënë në dukje sot; megjithatë, një investim i vogël mund t’ju tërheqë vëmendjen. Në punë, idetë tuaja priten mirë, duke i hapur rrugën projekteve inovative. Sa i përket lidhjes suaj në çift, do të jetë një ditë të përsosur për një bisedë të përzemërt me partnerin tuaj.BinjakëtSot, intuita juaj…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku inspektoi sot punimet në lotin e dytë të përroit të Gostimës në Polis Valë të Elbasanit, një investim që mbështet aktivitetin bujqësor të zonës, por edhe për banorët që jetojnë aty. Sipas Maznikut, “ndërhyrjet infrastrukturore në Përroin e Gostimës jo vetëm që do të sigurojnë një mbështetje të qenësishme për aktivitetin bujqësor të zonës, por do të sigurojë në të njëjtën kohë edhe mbrojtjen e pronave nga goditjet klimatike, duke ofruar më shumë siguri për mirëqenien dhe aktivitetin ekonomik të të gjithë banorëve që ky investim u vjen në shërbim”. Kryetari i…

Read More

Kutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e ”Big Brother Albania VIP 4”, kësaj radhe nga ana e Aldos. Përveç ftesës, brenda në kuti ishte edhe një zarf, në të cilin shkruhej se personi që theu kutinë, kishte të drejtën për të çuar në nominim të përhershëm një prej banorëve të shtëpisë. ”Nuk e mendoj dy herë, por do çoj në nominim të përhershëm Gertën”, tha Aldo pasi lexoi zarfin. Nga ky moment, Gerta do të jetë në nominim për sa kohë ajo do të jetë pjesë e shtëpisë.

Read More

Një situatë e tensionuar ka shpërthyer mes Eglit dhe Xumit në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, pas një komenti të Xumit lidhur me ushqimin që sapo kishin konsumuar. Xumi duke komentuar për fileton në një debat me Gjestin, u shpreh duke i thënë se kush e di se çfarë i kanë hedhur salcës së filetos, duke e ditur që ato ishin gatuar nga Egli dhe Rozana. Në momentin që Xumi thotë këtë “metaforë”, Egli reagoi menjëherë, duke i thënë Xumit të gjente diçka tjetër për të marrë shembuj dhe të mos luante me ushqimin, pasi ishte ajo që…

Read More

Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh do të jetë prioritet i Partisë Demokratike. Premtimi u bë nga Sali Berisha gjatë takimit me kryetarët e degëve në selinë e PD-së. Po nga ana tjetër, Berisha tha edhe se të gjithë të papunët do të marrin 200 euro. ”Ne vendosim minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh, nënkupton që 500 mijë shqiptarë, ose më shumë në qoftë se nuk marrin asgjë, ose marrin 60 euro, ose marrin 120 euro, ose marrin 170 euro. Që të gjithë 3 muajt e parë të qeverisjes sonë do të marrin 200 euro. Mos…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka uruar datëlindjen ikonës së teatrit dhe të kinematografisë shqiptare Robert Ndrenika, i cili sot feston 83-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar Ditëlindjen Maestro Robert Ndrenika! Ikonë e artit shqiptar, që vijon të frymëzosh njësoj”, shkruan Veliaj.

Read More

Tre muaj pas përmbytjeve nga reshjet e shumta të shiut në qytetin e Vlorës, qeveria shqiptare ka dëmshpërblyer familjet e prekura. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se 66 milionë lekë do të shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të shumta brenda një kohe të shkurtër. “Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Qeveria shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë”, shkruan Vengu. Sipas Vengut vlera totale e dëmeve ishte 56 455 012 lekë. Ministri thekson se janë shpërndarë 335…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen “Xibraka”. Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga kreu i gurpit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës. Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të…

Read More