Author: tirana

Tirana do të ketë tashmë edhe identitetin e tij vizual, si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Kompania e përfaqësuar nga grafik-dizajneri, Endri Dulellari, fitues i disa garave të ndryshme-99design.com, u përzgjodh nga juria, mes 80 aplikimeve, si fituese e konkursit të logos me të cilën Tirana do të përfaqësohet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në kryeqytetin shqiptar arti dhe kultura mbështeten më shumë se kudo tjetër në Ballkan. “Tirana është qyteti që financon artin dhe kulturën më shumë se çdo qytet tjetër i Ballkanin dhe kjo nuk…

Read More

SPAK bën me dije se nuk rezulton të ketë asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko, pas akuzave të kryedemokratit Sali Berisha që e quajti deputetin socialist kriminel elektoral. “Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko”, thuhet në njoftimin e SPAK. Për të treguar që ishte i pastër pas akuzave të Berishës, Majko tha se ishte i gatshëm të zhvishet nga imuniteti parlamentar, pavarësisht se…

Read More

Policia e Tiranës zbërthen ngjarjen e ndodhur dje në Astir. Sipas bluve, 26-vjeçarja S.Q e cila telefonoi dhe alarmuar policinë është mbajtur e mbyllur në apartamentin e marrë me qira. S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; J. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë. “Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. Vijon puna…

Read More

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Ambasadori italian, Fabricio Bucci, u bëri thirrje partive politike në Shqipëri të zhvillojnë një fushatë elektorale të bazuar në programe të qarta dhe konkrete. Në një prononcim për median, ambasadori vlerësoi situatën politike në vend si shumë konfliktuale, duke theksuar rëndësinë e një debati të bazuar në fakte dhe programe: “Për fat të keq, situata politike në Shqipëri mbetet shumë konfliktuale. Zgjedhjet po afrojnë, dhe unë shpresoj që fushata të fokusohet në programe konkrete, sepse qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë synojnë partitë politike të bëjnë për përmirësimin e jetës së tyre.…

Read More

Ditët e para të muajit janar, të shoqëruara me luhatje temperaturash, kanë rritur ndjeshëm rastet e virozave respiratore në Spitalin Rajonal të Fierit. Është dyfishuar numri i vizitave ditore, ndërsa grupmoshat më të prekura janë 14 vjeç e sipër. Përveç rasteve të virozave, ka pasur edhe pacientë që kanë kërkuar ndihmë për shkak të mbingarkesës ushqimore gjatë festave, ndërsa disa prej tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital. Por fluksi i pacientëve në Fier po përballohet me vështirësi për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Aktualisht, dy mjekë janë pezulluar nga prokuroria, ndërsa një mjeke tjetër është me probleme…

Read More

Në Korçë janë arrestuar dy persona të cilët akuzohen për dhunë në familje. Sipas policisë, njëri prej të arrestuarve është një 31 vjeçar, banues në Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe një 55-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, edhe kjo e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë më 09.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.6 të vitit 2022. Ky procedim pasuror u rregjistrua në bazë të hetimit penal në ngarkim të shtetasit Florenc Çapia, i dyshuar për veprat penale:“Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80,…

Read More

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish guvernatorin demokrat të Kalifornisë Gavin Newsom në lidhje me zjarret ende të pakontrollueshme që kanë prekur Los Angeles. “Gavin Neësham duhet të japë dorëheqjen. Ai është fajtor për gjithçka”, shkroi Trump. Më herët, Trump foli për “paaftësi” dhe “keqmenaxhim” nga Biden dhe Newsom. Trump ka kërcënuar më parë se do të heqë qeverinë e Kalifornisë nga të gjitha ndihmat federale të zjarrfikësve nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Read More

Është zgjedhur sot Zëvendëskryetari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Në një njoftim të shpërndarë për mediat bëhet me dije se në këtë post është zgjedhur znj. Iliba Bezati. Njoftimi: Sot në datë 10.01.2025, u thirr Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me rend dite zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj gjykate. Gjyqtarët që kandiduan për t’u zgjedhur në funksionin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Apelit e të Juridiksionit të Përgjithshëm, ishin: – Gjyqtare, znj. Iliba Bezati– Gjyqtar, z. Fatri Islamaj Gjyqtarët e panishëm në mbledhje dhe që votuan, ishin znj. Valdete…

Read More

21-vjecarja e cila një ditë më parë ngriti në këmbë policinë e shtetit dhe RENEA-n në Astir, nuk është dhunuar. Gazetarja Bleona Sari, tha për ABC News se në lidhje me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim 4 djem, njëri prej tyre i identifikuar si Joni Sadikaj. Referuar burimeve nga grupi hetimor, Sari tha se djemtë kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja. Po sipas të njëjtave burime djemtë e shpallur në kërkim janë nga Vlora dhe janë me precedent të mëparshëm kriminal. Vajza, në dëshmi, pasi…

Read More

Dritan Rexhepi, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Turqia, është njohur këtë të premte me masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Posaçme. Rexhepi, i njohur si drejtuesi i kartelit të parë shqiptar të trafikut të drogës “Kompania Bello”, nga Amerika Latine drejt Evropës, mbërriti mesditën e 8 Janarit në aeroportin e Rinasit, ku u prit nën masa të rrepta sigurie dhe më pas u transferua në qelitë e burgut të 313-tës. Në vitin 2020, Gjykata e Posaçme për 45-vjeçarin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat penale “Rrëmbimi…

Read More