Author: tirana

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për gripin e shpendëve, Influencën Aviare, në vend është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nëpërmjet strukturave në qendër dhe atyre rajonaje. Sëmundja e Influencës Aviare e konfirmuar edhe në vendin tonë, është një sëmundje e një rëndësie të veçantë dhe me përhapje mbarëbotërore. Sipas komunikimeve të vazhdueshme në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve sëmundja aktualisht është e pranishme në mjaft shtete të tjera, të cilët zbatojnë programe kontrolli dhe mbikëqyrje të njëjta me vendin tonë. Ky infeksion…

Read More

Arrestohet një 32-vjeçar pasi është kapur ‘mat’ me doza kokaine gati për shitje në makinë në qytetin e Korçës. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.B., banues në Tiranë. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Crackman”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike në doza. Kapet në flagrancë me lëndë narkotike kokainë në automjet dhe vihet në pranga 32-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike kokainë, automjeti dhe celulari i 32-vjeçarit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve,…

Read More

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në kryeqytet. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.H., 51 vjeç, pasi mbante armë zjarri pa leje në biznesin e tij (mobilieri). Njoftimi i policisë: Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.6, operacioni policor i koduar “Gun”. Posedonte armë zjarri pa leje, në subjektin e tij, arrestohet 51-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative,për një shtetas që mbante armë zjarri në…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme një vendim që përcakton standardet e sigurisë dhe rregullat për sipërfaqet e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë. Vendimi gjithashtu rregullon lëvizjen e automjeteve të transportit për lëndët e para dhe produktet finale të subjekteve të licencuara. Subjektet që kërkojnë licencë për kultivimin e kanabisit mjekësor duhet të përmbushin kritere të rrepta sigurie, si: – Monitorim të vazhdueshëm me kamera CCTV me rezolucion të lartë dhe ruajtje të të dhënave filmike deri në një vit në serverë “Cloud” brenda BE-së. – Rrethim me mur betoni 4 metra të…

Read More

Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ dhe partia konservatore ÖPV kanë vendosur fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. Rezultati i bisedimeve mund të jetë kancelari Kickl i FPÖ-së. Në disa qytete kanë protestuar dhejtra mijëra vetë kundër zhvendosjes së kahut politik djathtas. Një qeveri e krijuar mes FPÖ-së(Partia Austriake e Lirisë) pjesërisht ekstremiste e djathtë dhe konservatorëve të ÖVP-së (Partia Popullore e Austrisë), me kancelar Herbert Kickl nga FPÖ, ka shkaktuar protesta në Austri. Demonstruesit: “Nuk duam një Austri ekstremiste të djathtë” Përpara selisë së kancelarit në Vjenë kanë protetsuar dhjetra mijë vetë. Organizatorët bëjnë fjale…

Read More

Numri i viktimave të shkaktuara nga zjarret në Los Angeles është rritur në 10, ndërsa sinoptikanët paralajmërojnë për erëra të forta që mund të nxisin më tej flakët. Aktualisht janë pesë zjarre ende aktive në zonë: Palisades, Eaton, Kenneth, Hurst dhe Lidia. Një një person është arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie, pasi Departamenti i Policisë së Los Angeles thotë se ata besojnë se zjarri i Kenneth ishte ndezur qëllimisht. Kryebashkiaku Karen Bass paralajmëroi gjithashtu për zero tolerancë për grabitësit, pasi u raportua se të paktën 20 persona janë arrestuar. Zjarrfikësit kanë arritur të frenojnë 6% të zjarrit në Palisades, më…

Read More

Shqiptaret janë më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Rezultatet treguan se 24 për qind e shqiptarëve ishin shumë të shqetësuar pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutine dhe mjekim. Ky shqetësim ishte i pranishëm ne një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonia e Veriut 16%, Mali i 20% dhe Serbia 20%. Përgjithësisht qytetarët në Rajon kanë nivele të lartë të pasigurisë financiare…

Read More

Krahasuar me vitin 2018, është dy herë më shumë. Shitja e pijeve joalkoolike në vitin 2023 është rritur me 20%, ndërsa vetëm 8% zë shitja e pijeve alkoolike. Gjithashtu, përqindja e amerikanëve të moshës 18 deri në 34 vjeç që pinë alkool ra në 62%. Përveç kësaj, aktual është trendi i zhveshjes së zebrës, i cili përfaqëson zëvendësimin e pijeve alkoolike me pije joalkoolike. Për shkak të rritjes së shitjeve të pijeve joalkoolike, shumë kompani që janë të angazhuara kryesisht në prodhimin e pijeve alkoolike po zgjedhin të zhvillojnë dhe shesin pije joalkoolike. Diageo ka vendosur të prodhojë një version…

Read More

Viti sapo ka filluar dhe shumë turistë po planifikojnë pushimet e tyre me kosto të ulët në 2025, për të udhëtuar drejt Evropës pa shpenzuar shumë, shkruan Erika Fameli në një artikull të botuar në revistën italiane “Volo Scontato”. Kontinenti i Vjetër ofron një listë të gjatë destinacionesh për të zgjedhur, dhe ne ju sugjerojmë disa nga vendet që kombinojnë kulturën me peizazhet befasuese dhe me një kosto të ulët jetese. Ndërsa turizmi masiv është i përqendruar në destinacione të profilit më të lartë – këto vende jo shumë të njohura po kthehen në pika të rëndësishme turistike duke tërhequr…

Read More

Presidenti Joe Biden tha të enjten gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë se ai ka vënë në gatishmëri burime federale dhe ka miratuar fonde shtesë për të ndihmuar Kaliforninë të luftojë zjarret shkatërruese, duke thënë se ato ishin “zjarret më të rënda që kanë goditur Los Anxhelosin.” Fondet e reja do të mbulojnë 100% të kostos për 180 ditë për heqjen e materialeve të rrezikshme, strehimin e përkohshëm, pagat e personelit të ndërhyrjes së shpejtë dhe masat për të mbrojtur jetën e banorëve të prekur nga zjarret, tha ai. “Ne nuk do të…

Read More

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore do të sjellë mot të paqënryeshëm sërish në territorin shqiptar ku zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakata dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë përkohësisht kushtet atmosferike në të gjithë Shqipërinë dukë ri-sjellë intervale të shkurta më kthjellime. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore…

Read More

Një aksident i trefishtë është shënuar mëngjesin e së premtes në superstradën Lezhë-Milot, ku është përfshirë një mjet transporti nxënësish dhe dy autovetura. Ngjarja u regjistrua pranë kryqëzimit të Rrilës. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka nxënës të lënduar, të cilët kanë vijuar më pas rrugën me mjete të tjera. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryhen hetimet. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Read More