Author: tirana

Dashi Për ju, Dashi, kjo ditë do të sjellë sfida në aspektin profesional që kërkojnë durim dhe reflektim. Evitoni vendimet impulsive dhe mendoni me qetësi për çdo hap që ndërmerrni. Në dashuri, do të përjetoni momente të forta afërsie që do të forcojnë lidhjen me partnerin tuaj, duke sjellë qetësi dhe harmoni emocionale. Demi Demi, kjo ditë do të jetë e qetë dhe e fokusuar te konkretësia. Do të keni mundësinë të përqendroheni te stabiliteti financiar dhe qëllimet afatgjata. Kushtojini vëmendje detajeve, pasi ato mund të bëjnë diferencën. Në dashuri, momentet e intimitetit dhe dialogu i sinqertë do t’ju ndihmojnë…

Read More

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi këtë mbrëmje trofeun çiklistes shqiptare Nelia Kabetaj, e cila ka fituar disa trofe në garat ndërkombëtare dhe është shpallur kampione kombëtare në këtë disiplinë. Në mbrëmjen ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024 organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Rama u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë sportistët elitarë, ndërsa vuri në dukje se shpallja kampion për moshat e reja të sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare në disa disiplina është premtuese për të ardhmen. Ai i bëri thirrje drejtuesit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli të zgjerojë disiplinat sportive në…

Read More

Një 12-vjeçar humbi jetën në spital për shkak të një miokardit akut. QSUT me anë të një njoftimi zyrtar tha se pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Kardiologu Novruz Çaushaj tha në emisionin ”People”, se i mituri ka kaluar një virus, i dëmtoi muskulin e zemrës. “Është një inflamacion i muskulit të zemrës, që shkaktohet nga sëmundje infektive virusale, por veç shkaktarëve infektivë janë edhe shkaktarë të tjerë që mund të çojnë në miokardit akut. Viroza ka dëmtuar muskulin e zemrës. Qeliza bazë e…

Read More

Sali Berisha gjatë një takimi me degën në qytetin e Beratit, tha se Shqipëria e sotme krahasuar me vitin 1991, është vite drite larg. “Në vitin 1991, një pension ose një rrogë, e cila asokohe me paratë e zhvlerësuara ishte gjithsej 5 deri në 8 dollarë, unë si president merrja 16 dollarë në muaj. Por çmimet ishin të atilla sa blije diçka, blije ndoshta edhe më pak se sa blen një pensionist sot me 160 euro pension. Pra, e ka një ngjashmëri këtu. Kjo qeverisje në 12 vite, hapi një gropë të madhe, një gropë të tmerrshme varfërie, nga e…

Read More

Politika në vend kërkon votat e emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm me emigrantët shqiptarë në zonën e Abruzzo-s, Itali. Takimi do të zhvillohet më 26 janar, në orën 12:00, në Restorantin “La Vigna,” Via Cerrano, Pratola Peligna. Ky aktivitet organizohet nga grupi nismëtar dhe kryetari i shoqatës italo-shqiptare në zonë, Luan Hallulli, i cili ka ftuar emigrantët shqiptarë nga Abruzzo dhe zonat përreth për t’u bashkuar në këtë bashkëbisedim. Në takim do të marrë pjesë edhe Shkëlqim Hoxha, ndërsa kryetari i…

Read More

TikTok-u, platforma më e njohur e mediave sociale në Shtetet e Bashkuara, është bërë pjesë e kulturës amerikane. Por pronësia e saj kineze dhe qasja e mundshme e Pekinit tek të dhënat e shumta personale, si dhe aftësia për të ndikuar opinionin publik për përdoruesit amerikanë, e shtyu Kongresin ta ndalonte atë. Kjo ndodhi pavarësisht se drejtuesi ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Zi Chew, u bëri thirrje përdoruesve amerikanë të platformës së tij që ta kundërshtojnë legjislacionin e ri. “Mbroni të drejtat tuaja kushtetuese. Bëjini zërat tuaj të dëgjohen”, bëri thirrje zoti Shou.Nëse nuk ndryshon diçka nga një vendim i Gjykatës…

Read More

Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë kapluar një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë shtëpi janë shkatërruar thellë në zemër të industrisë amerikane të filmit. Erërat që arritën shpejtësinë 160 kilometra e kanë përhapur zjarri në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në lagjen e mirënjohur ‘Hollywood Hills’ vazhdon të shkatërrohet nga zjarret, njëri prej të cilëve vlerësohet si më i rëndi në historinë e qytetit. Në mes të shumë shtëpive që janë djegur në tërësi përfshihen edhe rezidencat e një mori yjesh të njohura të Hollivudit. Auroritetet vazhduan përpjekjet…

Read More

Një aksident fatal ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Drejtuesja e makinës Florinda Lleshi nuk e ka parë këmbësorin Ndoc Gjoka që po lëvizte në anë të rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu informon se rreth 6,000 ushtarakë, ndër të cilët 2,500 për herë të parë, tashmë trajtohen zyrtarisht me shtesa të konsiderueshme financiare. Për të investimi në kapacitetet njerëzore, me fokus trajtimin dinjitoz të efektivëve ushtarakë dhe rritjen e nivelit të tyre profesional, është tashmë një realitet që prej 1 janarit të këtij viti. Postimi i plotë Investimi në kapacitetet njerëzore, me fokus trajtimin dinjitoz të efektivëve ushtarakë dhe rritjen e nivelit të tyre profesional, është tashmë një realitet që prej 1 janarit të këtij viti. Rreth 6,000 ushtarakë, ndër të cilët 2,500 për herë të parë,…

Read More

Efektivë të Policisë Rrugore, kanë ndihmuar një të moshuar e cila po ecte në këmbë në aksin Elbasan-Peqin. Uniformat blu në këtë zonë e kanë pyetur të moshuarën që ecte në mes të rrugës se ku po shkonte. Ajo iu përgjigj se po ikte për në shtëpi. Menjëherë, punonjësit i kanë ofruar ndihmë për ta dërguar në banesë në fshatin Paulesh-Peqin. Këtë rrugë e moshuara do ta bënte në këmbë.

Read More

Nga një burg në tjetrin. Vetëm pak ditë pasi u lirua në Gjermani, boksieri Florian Marku është arrestuar sërish, por këtë herë në Angli. Ai është vënë në pranga për të njëjtën çështje që u ndalua në Gjermani, për një urdhër arrest ndërkombëyar të lëshuar nga Greqia. Marku ndodhet në qelitë e Anglisë, në pritje të esktraditimit në Greqi, për të kryer dënimin e një ngjarje të vitit 2010, ku pati një sherr me disa rus në një klub nate. Florian Marku ka kryer 1,5 vite burg ndërsa është dënuar me 7 vite burg. Për shkak të rihapjes së çështjes…

Read More

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump i ka kërkuar guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom të japë dorëheqjen për shkak të zjarreve shkatërruese që goditën shtetin e tij, duke pretenduar se politikat e tij për ujin shkaktuan katastrofën. Zjarret kanë konsumuar mbi 20,000 hektarë, duke përfshirë pjesë të zonave të pasura në Los Angeles County, duke dëmtuar ose shkatërruar më shumë se 2,000 shtëpi, biznese dhe ndërtesa të tjera, sipas zyrtarëve. Disa zjarrfikës thuhet se janë penguar nga mungesa e ujit në hidrantët e zjarrit. Trump iu drejtua Newsom, duke i kërkuar atij të jepte dorëheqjen. ”Guvernatori Gavin Newscum refuzoi…

Read More