Këtë të enjte, Altin Basha është shkarkuar nga posti si drejtor i Teatrit Kombëtar. Ai u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në dhjetor të 2022, zëvendësoi Hervin Çulin.
Author: tirana
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në përfundim të mbledhjes së qeverisë gjithashtu njoftoi edhe miratimin e Paketës së Maleve. Gonxhja u shpreh se kjo nisëm do të sjellë zhvillimin e ekonomisë malore. Për të miratimi i kësaj pakete nxit kthimin e shumë shqiptarëve nga jashtë vendit. ”Sot miratuan projektligjin që ne e quajmë “Paketa e Malit”, që mua do të më pëlqente ta quaja një nisëm për ekonominë e maleve që është një nisëm që sjell një qasje alternative për të na ndihmuar që ekonomia malore që ka ngelur pas ekonomisë të zonave urbane dhe zonave bregdetare…
Lista Serbe reagoi pas mbylljes së zyrave të Administratës Tatimore të Serbisë që funksiononte në veri të Mitrovicës si dhe kompaninë e sigurimeve nga Serbia, ‘Dunav Osiguranje’, nën arsyetimin e autoriteteve të Kosovës se këto institucione punonin pa licencë. Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, pretendon se pas këtyre lëvizjeve, “80 punëtorë kanë mbetur në rrugë”. Ajo u shpreh se do të bisedojë mbi mundësitë e ndihmës dhe mbështetjes për ta. “Asnjëri prej tyre nuk do të mbetet pa paga dhe të ardhura dhe ekzistenca e tyre do të mbetet e…
Papa Françesku shtoi kritikat e tij ndaj fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë, duke e quajtur situatën humanitare në enklavën palestineze si “shumë serioze dhe të turpshme”. Në adresimin vjetor para diplomatëve, që në emër të Papës e mbajti një nga këshilltarët, Françesku duket se iu referohej vdekjeve të shkaktuara nga i ftohti në Gazë, territor ku pothuajse nuk ka fare energji elektrike. “Ne nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë bombardimin e civilëve”, u tha në fjalimin e Papës, që u lexua nga këshilltari i tij. “Ne nuk mund të pranojmë që fëmijët të ngrijnë për vdekje sepse spitalet…
Tiranë/Informacion paraprak Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.
Me një gol në çdo pjesë loje, Barcelona likuidon Bilbaon me një rezultat 2-0, edhe pa Dani Olmo dhe Pau Victor, të cilët nga sot do t’i rikthehen në dispozicion të Flick. Gavi dhe Yamal i dërgojnë katalanasit në finalen e Superkupës së Spanjës, ku do të gjejnë një mes Real Madridit dhe Mallorcas, të cilët do të garojnë mbrëmjen e sotme. Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, një kombinim i bukur i katalanasve, me Gavi që finalizon saktë në portën e mbrojtur nga Unai Simón. Goli i parë i Gavi-t për këtë sezon pas dëmtimit të rëndë të…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë-Milot – Mamurras, pranë mbikalimit të Patokut. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dy persona të plagosur. Menjëherë, autoambulanca e Kurbinit ka transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet.
Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi lëvizte me armë zjarri. I riu u arrestua pas operacioneve dhe kontrolleve të befasishme nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me lëndë narkotike, armë zjarri dhe sende të kundërligjshme. Në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMW” që drejtonte ky shtetas, dhe kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrolleve të befasishme, janë verifikuar dhe kontrolluar dhjetëra shtetas dhe automjete. Kontrollet do…
Kjo ide e qeverisë britanike, në gjakimin për t’u dukur ndryshe nga qeveria e mëparshme konservatore që e mundi në zgjedhjet e korrikut të kaluar, duket e ashpër dhe e re. Dukshëm do tërheq vëmendjen mediatike edhe nëse nuk do ketë sukses. Në thelb Londra kërkon t’u pres financimet atyre që Forin Ofisi i konsideron si rrjete të emigrimit të organizuar, me qëllim që trafikantët të mos pasurohen më tej dhe fuqizohen nga trafikimi i njerëzve të pafajshëm. Retorika deri këtu funksionon. por realiteti është ndryshe dhe më i vështirë. Britania deri më tani ka harxhuar rreth një miliardë stërlina…
Jugu i Anglisë po përballet me një situatë të vështirë për shkak të motit të keq. Zona është mbuluar nga shtresa e madhe e dëborës që ka përfshirë vendin prej disa ditësh duke shkaktuar probleme të transport. Dhjetëra makina u bllokuan në një autostradë me borë në Sussex, gjithashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë vendin, duke vështirësuar edhe më shumë qarkullimin. Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, ndërsa paralajmërojnë përkeqësim të situatës.
Zjarri shkatërrimtar në Kaliforni nuk ka kursyer as lagjen ku jetonin disa nga yjet e njohur të Hollivudit. Numri i të vdekurve nga zjarri apokaliptik ka arritur tashmë pesë, ndërsa zjarrfikësit ende luftojnë me kushtet e ferrit në vijën e parë në të paktën pesë vatra të ndryshme. Shtëpitë e aktorëve Anthony Hopkins, John Goodman dhe Miles Teller janë ndër më të shkatërruarat, ndërsa dhjetëra yje të tjerë janë në ankth dhe po ‘luftojnë’ për të shpëtuar shtëpitë e tyre ose sendet me vlerë brenda banesave. Duket se zjarri po del jashtë kontrollit, ndërsa të famshmit po humbasin vilat e…
Mersim Brahimi, 62-vjeç banues në Shkodër është vënë në pranga nga policia. Gjatë kontrolleve të kryera dhe këqyrja e telefonit nga uniformat blu, janë konstatuar faqe për bastet sportive. Kontrollet gjithashtu janë kryer në lokalin e tij. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.