Presidenti Joe Biden ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Itali këtë javë, pas shpërthimit të zjarrit masiv në Los Angeles. “Pas kthimit këtë mbrëmje nga Los Angelos, ku më herët sot ai ishte takuar me policinë, zjarrfikëset dhe personelin e urgjencës duke luftuar zjarret që shpërthyen në zonë dhe miratoi një deklaratën e shpalljes së gjendjes së emergjencës për Kaliforninë, Presidenti Biden mori vendimin për të anuluar udhëtimin e tij të ardhshëm në Itali, pasi mbetet i fokusuar në drejtimin e përgjigjes së plotë federale në ditët në vijim”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë,…
Author: tirana
Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person për akuzat e armëmbajtjes pa leje, drogë si edhe i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste. Gjatë kontrolleve që janë kryer në banesën e tij, janë gjetur fishekë, telefona, peshore elektronike. Autoritetet kanë njoftuar se vijojnë hetimet për rastin në fjalë për të zbardhur me tej përfshirjen e tij në aktivitetet kriminale. “Gjatë kontrollit në banesën tek i dyshuari, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; qese, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar marijuanë me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB. Lidhur me rastin personi i…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në njoftimin zyrtar theksohet se SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 08.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.9 të vitit 2023 dhe se regjistroi procedimin, për hetimin pasuror të shtetasve: Eridan Veliu, Sokol Sokol C(Ç)amer, Julian Veliu, Deljana Nebiu, Leknos Nebiu dhe personave te lidhur. Këta shtetas janë akuzuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale: “Organizate kriminale me qëllimin…
Një 27-vjeçar është kapur nga autoritetet në Pikën Kufitare të Morinës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Blutë njoftojnë se 27-vjeçari rezultoi se ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”. Njoftimi: Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Policia Kufitare ka vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, për ndalimin e shtetasve që…
“Besoj që të gjithë i keni parasysh skelete fabrikash apo ndërmarrje të vjetra që vijojnë të cenojnë peizazhin tonë dhe janë shëmbëlltyra të proceseve të shkuara të provatizimeve të cilat në një pjesë të konsiderueshme nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Ne jemi sot këtu për të ndarë me ju një qasje tërësisht tjetër të bazuar në eksperiencat më të mira ndërkombëtare. Nisur nga eksperiencat e Italisë dhe Spanjës që prej shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me korporatën e investimeve. Struktura që janë në dispozicion të sektorit publik dhe shërbejnë si ura të fuqishme për ndërveprime me sektorin privat.…
Një sulm me raketa i forcave ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhia, vrau të paktën 13 persona të mërkurën dhe plagosi dhjetëra të tjerë, njoftuan autoritetet ukrainase. Sulmi erdhi disa minuta pasi guvernatori rajonal Ivan Fedorov paralajmëroi se “raketat me shpejtësi të lartë” dhe “bombat rrëshqitëse” po lëviznin drejt rajonit të Zaporizhias. Trupat e viktimave dhe të njerëzve të plagosur nga sulmi u gjendën përgjatë një rruge dhe zonave të asfaltuara pranë objekteve të dëmtuara të transportit publik. Mbetjet goditën një tramvaj dhe një autobus me pasagjerë, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës. Në sulm u dëmtuan…
Londra po plaket me një ritëm më të shpejtë se çdo qytet tjetër i madh në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një numër në rritje i banorëve zgjedhin të mos kenë fëmijë, sipas një studimi nga “Resolution Foundation”. Mosha mesatare në kryeqytet është rritur me dy vjet, duke arritur në 35,8 në pak më shumë se një dekadë – një normë ndryshimi që lidhet më shpesh me fshatrat rurale. Gjetjet janë në kontrast të fortë me tendencat në qytetet e tjera të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar, ku mosha mesatare ka rënë paksa me gjysmë viti në 34,5 nga viti 2001…
Biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK. Abule është thirrur si person që ka dijeni. Nuk dihet ende çështja për të cilën është paraqitur.
Restauruesit e një kishe gotike në Gjermani zbuluan një thesar të fshehur në këmbën e zbrazët të një statuje kishe që ishte humbur pothuajse 400 vjet më parë, e përbërë nga katër thasë me monedha ari dhe argjendi. Katër thasët me monedha të viteve 1600 me shumë gjasa ishin fshehur gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare, kur ushtarët suedezë shpesh bastisën zonën. Zbulimi tregon një histori të pabesueshme, thotë Ulf Dreger, kurator dhe shef i departamentit në Mint State Saksoni-Anhalt. Thesari ishte fshehur në këmbët e një prej statujave në kishën e Shën Andreas në Eisleben. Në atë kishë, Martin Luteri, reformatori protestant…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me drejtues politikë të Partisë Socialiste në qarqe.
Poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende të botës. Shqipëria renditet në vend e 43-të, në botë sipas Indeksit të Pasaportave Henley 2025, një përmirësim me 5 vende krahasuar me të njëjtin raport të një viti më parë. Pavarësisht kësaj, pasaporta shqiptare renditet e fundit në rajon, duke lënë pas vetëm atë të Kosovës. Në rajon pasaporta serbe paraqitet me e fuqishmja, duke u renditur në vendin e 34 me 139 destinacione. Maqedonia me Veriut dhe Mali I Zi renditen ne vendin e 40-të me 129 destinacione pa viza përkatësisht dhe Kosova renditet në vend…
Turizmi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në vitet e fundit, kryesisht për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale dhe ekspertëve të udhëtimeve – që luajnë një rol kryesor në promovimin e destinacioneve të ndryshme të botës dhe cilësinë e pushimeve që ato ofrojnë, sipas një artikulli të botuar në revistën kolumbiane “Semana”. Influencuesit, promovojne imazhe mahnitëse të atraksioneve të ndryshme turistike që ata vizitojnë, një faktor themelor që tërheq dhe nxit turistët për të zgjedhur destinacionin e tyre të ardhshëm. Në këtë kontekst, një nga ekspertët kolumbian të udhëtimeve – që ka pasur një ndikim të madh në sektorin…