Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë pasdite në selinë e PS-së një takim me drejtuesit politik në qarqe. Tema kryesore e cila është diskutuar ishte pikërisht ajo për organizimin e zgjedhjeve të 11 majit, fushatën elektorale në vend dhe atë në diasporë. Në fundjavë kur nis edhe regjistrimi i i emigrantëve drejtuesit politik do të “emigrojnë” në dy shtetet ku ka më më shumë shqiptarë. Drejtuesit politikë të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës së bashku me kryetarët e Bashkive respektive do të udhëtojnë drejt Athinës. Në Itali do të jetë drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla, së bashku me disa kryetarë bashkish.…
Author: tirana
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ka denoncuar ashpër procedurat e Korporatës së Investimeve, duke i cilësuar ato si një nga mjetet më abuzive dhe korruptive të qeverisë. Sipas Tabakut, këto procedura kanë pasoja të rënda për ekonominë dhe për qytetarët shqiptarë, duke shkelur të drejtat e pronarëve të ligjshëm dhe duke përqendruar burimet në pak duar. “Korporata e Investimeve po kthehet në një nga mjetet më abuzive dhe korruptive të qeverisë. Në vend që të përqendrohet në detyrat themelore të një shteti demokratik, si infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia, shteti shqiptar ka transferuar…
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay. Ata vlerësuan rezultatet e bashkëpunimit historik të Policisë së Shtetit me agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Turqisë dhe me ambasadën e Turqisë në Tiranë, si dhe shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Proda ka shprehur falënderim në veçanti për bashkëpunimin me homologët turq, për kapjen në Turqi, të shtetasit të shumëkërkuar Dritan Rexhepi, dhe ekstradimin e tij në Shqipëri. ”Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese…
Kryetari i Partisë FDP, në Gjermani dhe kandidati kryesor për postin e Kancelarit, Christian Lindner, është përballur me një situatë delikate gjatë një takimi elektoral. Gjatë fjalimit atij iu hodh një tortë nga një aktiviste e majtë. Ajo e goditi direkt në fytyrë ish-ministrin e Financave. Kryetari i Partisë së Majtë në Gjermani, konfirmoi për mediat se e reja i përket partisë së tij. Disa anëtarë të organizatës rinore të Majtë demonstruan para ambienteve kundër politikave të FDP-së. Një zëdhënëse lokale e FDP dhe një dëshmitar okular tha se ishte një pseudo-tortë e bërë nga krem rroje. “Fatkeqësisht nuk ishte…
Gjatë vitit të shkuar, për paga dhe shpërblime, 140 deputet shqiptarë kanë përfituar gati 5 milionë euro. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm që nga gjysma e dytë e vitit 2023, kur këta të fundit rritën pagat e tyre. Në muajin e fundit të vitit, Kuvendi raporton se paga i është dhënë edhe Sali Berishës i cili nuk merrte rrogën pasi qëndronte prej muajsh në “arrest shtëpie”. Gati 5 milionë euro! Kaq para kanë përfituar 140 deputet gjatë vitit të shkuar. Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se vetëm për paga, për ligjvënësit shqiptarë janë shpenzuar…
Altin Basha u shkarkua nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar, me vendim të Këshillit të Ministrave. Ai dyshohet se ka abuzuar me fondet e teatrit, dhe më konkretisht bëhet fjalë me kostumet e shfaqjes “Vojçek”. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit konfirmon shkarkimin dhe njofton zëvendësimin e tij me një drejtues të përkohshëm, deri në përzgjedhjen nëpërmjet garës së drejtorit të ri. “Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Pas këtij lirimi MEKI do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri…
Një vajzë nga Elbasani alarmoi banorët e Astirit, kur u mbyll në apartamentin e saj dhe kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni. 20-vjeçarja ishte në një romancë me një djalë, që familja nuk e pranonte, me pretendimin se ishte problematik. Ata jetonin në një banesë të marrë me qira (Airbnb), por së fundmi i kishin dhënë fund marrëdhënies. Babai njoftoi Policinë se vajzën e kanë rrëmbyer. Pas ndërhyrjes nga RENEA, e reja u nxor shëndoshë e mirë nga apartamenti në katin e gjashtë të pallatin në zonën e Astirit. Pritet që ajo të japë dëshminë e saj.
Nga Arlind Isa Donald Trump pas fitores si president i 47-të ka përsëritur synimin, që Groenlanda të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Por pse presidenti i zgjedhur ka këtë synim? Është në interesin ekonomik dhe të sigurisë së SHBA që Groenlanda të bëhet pjesë e SHBA. Këto janë fjalët e Donald Trump të përsëritura madje ndër vite. Për të dhënë sinjale që e ka seriozisht synimin, një udhëtim i djalit të tij dha mesazhin që lëvizja do të tentohet kur të jetë në detyrë. Duke marrë parasysh petkun e Trump si biznesmen dhe forcën financiare të SHBA, shumë kanë…
Sali Berisha, vizitoi këtë të enjte në burg ish-deputetin e burgosur në këtë institucion, Ervin Salianji. Pas takimit, Berisha foli për gazetarët duke u shprehur se Salianji po mbahet në burg pasi goditi me një të rënë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë. “Deputeti i Kuvendit dergjet, vuan dënimin, vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, qytetarëve, detyrën e tij, obligimet e tij, duke denoncuar në atë kohë klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, klanin e Geron Xhafës. Salianji bëri publik inxhizimin e një gazetari guximtar në të cilin faktohej se Agron Xhafaj, me tre emra,…
Telefonata e një vajze në polici, rreth orës 14:00 se ishte dhunuar nga disa persona ka alarmuar policinë e cila blindoi zonën e Astirit në Tiranë, pasi dyshonte se mos ishim para një rasti rrëmbimi. Por më pas vajza nuk hapi derën dhe forcat nga RENEA u futën nga kati i tetë. Bëhet me dije se vajza nuk ka shenja dhune, dhe se në tavolinë janë gjendur dy armë. Në vendngjarje ishte edhe babai dhe daja i saj, të cilët po negocionin me vajzën bashkë me negociatorin e RENEA-s, për të hapur derën. Sipas të atit, vajza është rrëmbyer dhe…
Nxënësit e 300 shkollave 9-vjeçare në Shqipëri janë pjesë e projektit pilot të kodimit. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vizitoi shkollën “Naim Frashëri” në Tiranë, ku u takua me nxënësit e klasës së dytë të kësaj shkolle. “Shkolla “Naim Frashëri” është pjesë e programit të kodimit me laboratorët inteligjentë krejtësisht modernë dhe po ndryshon mënyrën si fëmijët mësojnë jo vetëm teknologjinë, por edhe si i qasen inteligjencës artificiale”, tha Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale. Ministrja Muzhaqi u shpreh se “kurrikula e kodimit është një strategji inovative dhe unike, e krijuar nga vizioni i qeverisë…
Forcat RENEA kanë hyrë nga dritarja, në apartamentin e tetë të një pallati në zonën e Astirit në Tiranë. Ata janë detyruar që të hyjnë nga lart me litar, për shkak se nuk hynin dot në banesë. Kjo pasi askush nuk e hap derën. Nuk dihet nëse vajza është vetëm në apartament apo po mbahet peng.