Author: tirana

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump që pas fitores në zgjedhje ka përsëritur deklaratat, se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Groenlanda është në pjesën më të madhe e mbuluar nga akulli, ishulli më i madh i botës ka vetëm, rreth 56.000 banorë. Ky territor është i pasur në lëndë të para dhe pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut. Ai i përket Danimarkës që prej 600 vjetësh, dhe gëzon autonomi të zgjeruar. Deri tani Groenlanda ka hequr dorë nga një pavarësi e plotë. Çfarë kërkon Trump?Pak para Krishtlindjes Trump sërish hapi diskutimin për Groenlandën.…

Read More

Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët, Malltezi tha se është “thirrur për çështjen 193/2024. “Pasi të jap dëshminë timë do të jap një deklaratë”, shtoi ajo.

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë një video në faqen e tij zyrtare “Facebook” përmes të cilës tregon transformimin e sektorit energjetik. Ai thekson se në vitin 2013, kohë kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme, sektori energjetik në Shqipëri ngjante si një “vrimë e zezë” në mes të Evropës me humbje katastrofike dhe vjedhje të shumta. Krahas kësaj, Rama thotë se falë reformave dhe punës së bërë, Shqipëria sot është prodhuesja më e madhe e energjisë diellore në rajon. Ai thekson se brenda mandatit të katër qeverisës, Shqipëria do të fitojë pavarësinë e plotë sa i takon furnizimit…

Read More

Një vatër e re zjarri ka përfshirë në kodrat e Hollivudit pranë Kanionit Runyon, sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles, Kristin Croëley. Departamenti i zjarrfikësve tha se një urdhër evakuimi i detyrueshëm është në fuqi për Bulevardin Laurel Canyon (në perëndim) në Mulholland Drive (në veri) në 101 Freeëay (në lindje) deri në Hollywood Blvd (në jug). Disa prej monumenteve më të famshme në zonë kërcënohen nga zjarri masiv, ndërsa është krijuar kaos në rrugë. Teatri Dolby, ku mbahet ceremonia e Çmimeve të Akademisë, është në zonën e evakuimit, ashtu si amfiteatri në natyrë Hollywood Bowl dhe…

Read More

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shijakut për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij. Policia njofton se dy të rinjtë shisnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në qytet, ndërsa nga kontrolli në banesën e 20-vjeçarit, janë gjetur qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza. Njoftimi: Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, operacioni policor i koduar “Repeater”. Shitnin lëndë narkotike në lokale nate…

Read More

Do të vijojë territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit; më të theksuara në dy skajet veri dhe Jug të territorit. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, por në sasi të pakta. Ndërkohë në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri…

Read More

Dashi Të udhëhequr nga elementi i zjarrit, dita ju fton të moderoni impulsivitetin tuaj, veçanërisht në marrëdhëniet romantike. Komunikimi me partnerin/en mund të përfshijë tensione; mos e humbni durimin, por dëgjoni me vëmendje dhe mendim të thellë përpara se të përgjigjeni. Në aspektin profesional, sot është një ditë që favorizon marrjen e iniciativës dhe përballjen me sfida. Kuraja dhe vendosmëria mund të sjellin rezultate të mëdha. Sa për shëndetin, energjia juaj është në kulm, por kini kujdes të mos e teproni me aktivitetet fizike, pasi ekuilibri është çelësi për të ruajtur mirëqenien. Demi Elementi i tokës thekson stabilitetin dhe ndjenjat…

Read More

Nga shkurti, në Kosovë do të nisë imunizimi i djemve me vaksinën kundër papilloma virusit (HPV), pasi një vaksinë e tillë nisi të administrohej për vajzat vitin e kaluar. Në një konferencë për media, të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u tha se që nga nisja e procesit të imunizimit, 10.000 vajza janë vaksinuar kundër këtij virusi. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se nisja e imunizimit të djemve me vaksinën HPV është hap thelbësor drejt parandalimit të sëmundjeve serioze. “HPV është virus i rrezikshëm. Kanceret që mund të shkaktohen nga ky virus nuk…

Read More

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë vendosi që çmimi për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kwh, do të jetë 8,5 lekë për kilovat. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë ulje si një arritje që është nga më domethënëset. Rama tha se kjo është ulja e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Sakaq në Facebook, Rama ka postuar një video ku iu përgjigjet komenteve në Facebook për këtë temë. “E para ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin, e kemi mbajtur një dekadë resht çmimin fiks 9.5 lekë, që ishte më i ulët…

Read More

Liam Payne humbi jetën pasi ra nga një ballkon i hotelit Casa Sur në Buenos Aires, Argjentinë. Hetimet për vdekjen kanë zbuluar se ai u nda nga jeta më 16 tetor, pas konsumimit të drogës, dhe shkaku mjekësor i vdekjes është shpallur si “polytrauma”, një term që nënkupton lëndime të shumta traumatike të trupit. Një hetim i zhvilluar nga autoritetet argjentinase ka çuar në akuzat ndaj pesë personave për vdekjen e Payne. Ata përfshijnë menaxheren e hotelit, një recepsionist dhe një mik të këngëtarit, të cilët janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Ndër ta janë Gilda Martin, menaxhere e hotelit…

Read More

Skënderbeu ka prezantuar afrimin e parë. Korçarët njoftuan transferimin e mesfushorit portugez, Paulo Estrela. Futbollisti 25-vjeçar vjen nga Portugalia, aty ku ka dalë nga të rinjtë e Portos, ndërsa në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Portimonense. Estrela ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur për dy vite e gjysmë me klubin bardhekuq. “Paulo Estrela zyrtarisht bardhekuq! Mesfushori portugez ka arritur marrëveshjen për 2.5 vite me klubin dhe është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. 25-vjeçari me një të kaluar tek FC Porto dhe Portimonense SC në Superligën Portugeze, ka kryer paraditen e sotme testet mjekësore dhe është…

Read More

32,500 banorë janë nën urdhër evakuimi për shkak të zjarrit në Eaton në Los Angeles. Lajmi u dha nga sherifi i qarkut, Robert Luna i cili shpjegoi se përpara gjithçka po jepet përparësi shpëtimit të jetëve.Ka urdhra evakuimi për banorët që jetojnë në Altadena, Pasadena dhe rajonet përreth, me 32,500 njerëz aktualisht nën urdhra evakuimi në zonë. 38,600 banorë janë nën paralajmërime evakuimi. Luna thotë se kjo është një situatë që ndryshon “me shpejtësi” dhe vëren sesi vetë stacioni i sherifit të Altadenës u evakuua sot dhe punonjësit u detyruan të largoheshin. Shefi i zjarrfikësve të qytetit të Los Anxhelosit…

Read More