Author: tirana

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Gazmend Bardhin, i kallëzuar për ”shpifje të kryer botërisht”. Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me një deklaratë të bërë më datë 18 tetor të vitit të kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindje e humbjes se energjisë elektrike në rrjet. Kreu i grupit demokrat kreu edhe kallëzim penal në SPAK me dyshimin për shpërdorim detyrë. Në seancën e së mërkurës, prokurorja Anita Jella konfirmoi se është regjistruar një procedim penal dhe po kryen veprime hetimore.

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla rikujtoi se procesi i regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit 2025, për votuesit shqiptarë jashtë vendit nis në 11 janar. Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ ose nëpërmjet faqes www.kqz.gov.al

Read More

Gazmend Braka (Gaxhai) ka lënë për disa orë qelinë pasi ka marrë pjesë në varrimin e motrës. Ish-drejtuesi i një prej bandave të famshme të vitit 1997 është shoqëruar drejt fshatit Cerkovinë, ku nën masa të forta sigurie, për disa orë ka qenë i pranishëm në fshatin e tij të lindjes teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të motrës. Informacioni për praninë e Gaxhait ka qenë shume i rezervuar, ndërsa për praninë e tij në fshatin Cerkovinë për vetëm disa orë, informacionin e ka patur vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Në Cerkovinë deri në largimin e…

Read More

Gjesti po thyen çdo rekord dhe është kthyer në fenomen. Pasi u eleminua të hënën nga shtëpia e ”Big Brother Kosova Vip 3”, mbrëmë u bë banor në ”Big Brother Albania Vip 4”. Në kohën kur doli nga BBVK, këngëtari pejan kishte rreth 160 mijë ndjekës në Instagram. Vetëm një ditë më pas, ai ka thyer rekord duke shënuar një rritje fenomenale, prej 100 mijë, pasi aktualisht ka 260 mijë ndjekës. Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe producentja e Big Brother Kosova, Olsa Muhameti. Me hyrjen e këngëtarit pejan në BBVA, ajo hedh kunja duke u…

Read More

Një 12-vjeçar humbi jetën në spitalin e Tiranës dhe familjarët jashtë kamerave kanë deklaruar se i mituri ka qenë i shëndetshëm dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore. Ata hedhin akuza ndaj mjekëve teksa shtojnë se pasi e kanë sjellë në Tiranë, djali është shtuar në pavionin e Covid, ndërsa thonë se ai duhej të ndiqej në reanimacion. “Djali ka qenë i shëndetshëm, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv. Në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), është trajtuar në spitalin e…

Read More

Një 12-vjeçar nga fshati Pocestë i bashkisë së Maliqit ka humbur jetën një ditë më parë në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Lajmi është bërë me dije nga drejtoria e shkollës 9-vjeçare në Vashtemi ku i mituri ishte nxënës i klasës së 7 të kësaj shkolle. Burime të siguruara pranë shkollës thanë se ka dyshime që 12-vjeçari të ketë humbur jetën për probleme kardiake por pritet ekspertiza ligjore për përcaktimin e vdekjes. Te njëjtat burime thanë se 12-vjeçari fillimisht është trajtuar me ndihmë mjekësore pranë spitalit rajonal të Korçës, por mjekët e këtij spitali nisur nga gjendja e rënduar e…

Read More

Dritan Rexhepi u ekstradua nga Turqia në Shqipëri. I shumëkërkuari aktualisht ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, teksa po kryhen veprimet procedurale. Më pas, pritet që Rexhepi të transferohet në burgun 313. “Sipas informacioneve që sapo kemi marrë, bëhet me dije se Dritan Rexhepi sapo është ulur në aeroportin e Rinasit dhe po kryhen veprimet procedurale. Menjëherë, pas procedurave, pritet që nën masa të rrepta sigurie, Dritan Rexhepi të niset për në burgun 313”, raporton ndër të tjera.

Read More

Ukraina tha se forcat e saj kanë goditur një depo ruse të naftës që i shërbente forcave ajrore të Moskës e që gjendej qindra kilometra larg nga kufiri që ndan dy shtetet. Ky sulm është në serinë e sulmeve përshkallëzuese ndërkufitare që kanë kryer Moska dhe Kievi dhe që kanë pasur për shënjestër infrastrukturën energjetike dhe ushtarake, pothuajse tre vjet pasi Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.“Forcat ukrainase të mbrojtjes goditën një depo ruse të naftës në Engels” në rajonin e Saratovit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale. “Duhet të…

Read More

Në një konferencë për mediet, ku i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Instrastrukturës Belinda Balluku sqaroi arsyet se pse u bë e mundur tani ulja e çmimit të energjisë elektrike. Balluku bëri me dije se arsyeja e parë lidhet me uljen e humbjeve në rrjet. Ndërsa arsyeja tjetër ka ardhur për shkak të perfomancës së sektorit energjetik dhe kompanive, që janë pjesë përbërëse e tij. Balluku: Ditë e shënuar në sektorin energjetik shqiptar. Në vitin 2005, çmimet ishin me dy fasha, dhe sigurisht këto fasha kishin një ndarje, e cila na…

Read More

Një gazetare italiane e ndaluar në Iran që nga 19 dhjetori është liruar dhe po kthehet në Itali, ka njoftuar zyra e kryeministres, Giorgia Meloni. Një avion që transportonte Cecilia Sala u ngrit nga Teherani pas “pune intensive në kanalet diplomatike dhe të inteligjencës”, thuhej në një deklaratë.Sala, një reportere për Il Foglio, u ndalua në Teheran tre ditë pasi mbërriti me një vizë pune. Situata e saj ishte ndërlidhur me atë të një inxhinieri iranian të arrestuar në Itali me një urdhër të Shteteve të Bashkuara.

Read More

Enti Rregullator i Energjisë (ERE), në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme diskutoi kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për familjarët. Drejtori i Tarifave në OSHEE, Romir Pajenga tha se çmimi për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH do të jetë 8.5 lekë. Ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi në 700 KWH, çmimi do të mbetet i pandryshuar, 9.5 lekë. Në një konferencë për mediet, kreu i qeverisë Edi Rama e ka cilësuar një arritje domethënëse uljen e çmimit të energjisë, për herë të parë në 35 vite. Rama: Arritja më domethënëse, ulja…

Read More

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për armëmbajtje pa leje. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 21.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë, për të dyja rastet, për veprime të mëtejshme.

Read More