Author: tirana

Rasti i parë i konfirmuar i të ashtuquajturit metapneumovirus HMPV zbulohet në Selanik. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i shtruar në spitalin Papanikolaou. Lajmin e ka publikuar stacioni privar televiziv Open dhe priten deklaratat zyrtare të mjekëve. Bëhet fjalë për metapneumovirusin që ka marrë formën e një pandemie në Kinë prej javësh dhe është një virus i njohur për mjekët. Rasti në fjalë është konstatuar tek një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para. Fillimisht ai shkoi në…

Read More

Shqipëria turistike e këtyre viteve të fundit ka qenë një surprizë për të huajt, që me befasinë e zbulimit të një destinacioni me bukuri të shumta natyrore, ndesheshin edhe me sfidën e orientimit në një vend ku transporti publik është disi kaotik. Por duket se viti 2025, do të jetë disi më i thjeshtë për ata që zgjedhin të na vizitojnë, sepse tashmë të dhënat për transportin publik ndërqytetës janë integruar në Google Maps, duke e bërë më të thjeshtë orientimin. Kjo do të thotë se tashmë për të shkuar nga një qytet në një tjetër mjaft të kërkosh në…

Read More

Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella në lartësinë mbi 900 metra. Më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat veriore – veriperëndimore ku priten edhe rrebeshe, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin pakësim të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar duke rikthyer intervalet me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale…

Read More

Dashi Nesër pritet të jeni plot energji dhe vendosmëri, por kini kujdes të mos e teproni me impulsivitetin. Puna mund të kërkojë përqendrim shtesë, por guximi juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni çdo pengesë. Në dashuri, është koha për të marrë iniciativën: një gjest i guximshëm mund të surprizojë këndshëm partnerin. Mbrëmja është ideale për t’u relaksuar dhe për të reflektuar mbi hapat e ardhshëm. Demi Dita do të nisë me pak ngadalësi, por mos u dekurajoni. Yjet ju këshillojnë të përballeni me situatat me qetësi dhe pragmatizëm. Në punë, një koleg mund t’ju kërkojë ndihmë: mos e nënvlerësoni rëndësinë…

Read More

Prime i së hënës në ”Big Brother Kosova Vip 3” ishte më shumë sesa finale. Në qendër të vëmendjes ishte ballafaqimi mes dy konkurrentëve të fuqishëm, Gjesti dhe Driloni, të cilët, sipas prezantuesit Alaudin Hamiti, nuk mund të quhen humbës. Ai theksoi se të dy dolën fitues jo vetëm në lojë, por edhe në zemrat e publikut që e përjetoi spektaklin me emocion të madh. Hamiti ndau mendimin e tij duke theksuar se Big Brother është shumë më tepër sesa një garë. Ky reality show është një eksperiencë që i sfidon banorët, duke sjellë emocione të papritura dhe krijuar një…

Read More

Vota e emigrantëve ende nuk është zyrtare. 3 janë çështjet që mund t’i detyrojnë dy partitë më të mëdha për të bashkuar votat, 2 vijnë si thirrje e KQZ-së dhe mbështeten nga Partia Socialiste, dhe e treta i përgjigjet një shqetësimi të demokratëve. Së pari, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë lekë nga qeveria për të paguar plotësisht postën që do të transportojë votën e emigrantëve, edhe dërgimin edhe kthimin. Por 5 milionë eurot nuk mund të tenderohen, pa u fshirë nga Kodi Zgjedhor një fjali në nenin 25, e cila thotë se kostot për kthimin e votës paguhen nga…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me nxënësit ekselentë të shkollës së mesme “Qemal Stafa”, duke diskutuar me ta dhe iu përgjigj edhe pyetjeve të tyre. Në takimin në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj u kërkoi të rinjve që të mbështesin njëri-tjetrin sepse ajo është rruga drejt suksesit. Ai tha se kush mëson dhe punon fort, ka ecur vetëm përpara. “Jam shumë krenar për ju! Të dalësh me të gjitha 10-ta në Tiranë është një arritje e jashtëzakonshme. Fakti që ju keni qenë të fokusuar, jeni të përkushtuar, duke i qëndruar me besnikëri misionit për…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi një takim me Mirela Mezani Hetemi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Presidente e Shoqatës Gratë Shqiptare në Botë (WAW) me seli në Gjenevë. Balla u shpreh se kontributi i Mirelës në promovimin dhe integrimin e gruas shqiptare është një shembull frymëzues për të gjithë. Gjatë bisedës u theksua rëndësia e të drejtës për të votuar për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, procesi i regjistrimit të të cilëve fillon më 11 janar 2025. Postimi i plotë Kënaqësi biseda me Mirela Mezani Hetemi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Presidente…

Read More

Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkuar në shtëpinë e dy familjeve të komunitetit serb në fshatin Shtërpcë, ku ka drekuar me ta. ”Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. Gëzime paçi në familjet tuaja”, ka shkruar ministri përkrah fotove, ku bie në sy se ai shoqërohet nga ministri Elbert Krasniqi. Komunitetin serb me rastin e Krishtlindjes ortodokse e ka uruar edhe kryeministri Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti uron në gjuhën shqipe…

Read More

Të shumta kanë qenë zërat që kanë aluduar lidhur me një krisje të raportit mes motrave Lori dhe Sara Hoxha, aksionere në “Top Channel” dhe Arbana Osmanit. Në mesin e shumë zërave ishte edhe ai i një prej komentuesve në “Instagram”-in e Arbanës, teksa kjo e fundit publikoi një pjesë të emisionit të saj të radhës, i cili transmetohet të enjten. “Fto një natë motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën se e ardhmja nuk zgjat bukur pa e kthyer nganjëherë kokën pas”, shkruan komentuesi. Si rrallë herë, Arbana ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij komenti, duke sqaruar (deri…

Read More

Gjigandi i metiave sociale Meta njoftoi të martën një sërë ndryshimesh në politikat e tij të moderimit të përmbajtjes, duke përfshirë eliminimin e programit të tij të kontrollit të fakteve, në atë që Mark Zuckerberg tha se ishte një përpjekje për të përqafuar fjalën e lirë. “Ne do të kthehemi te rrënjët tona dhe do të fokusohemi në reduktimin e gabimeve, thjeshtimin e politikave tona dhe rivendosjen e shprehjes së lirë në platformat tona”, tha Zuckerberg në një video të postuar të martën në mëngjes. Së pari, ne do të heqim qafe kontrolluesit e fakteve dhe do t’i zëvendësojmë ata…

Read More

Për herë të dytë që pas daljes nga qelia dhe vajtjes në SPAK, Ilir Meta ka reaguar pasi u mor në pyetje për aferën CEZ-DIA. Meta në Facebook ka treguar për 3 faktet penale që sipas tij prekin kryeministrin Edi Rama. Postimi i plotë Në seancën e sotme të pyetjeve reciproke në SPAK, në cilësinë e Presidentit të Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, që ka qenë denoncuesja kryesore e megaaferës së inceneratorëve, që ka përgjegjës kryesorë Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin, paraqita sot tre fakte zyrtare dhe panele që i ngarkon ata me përgjegjësi. 1-Edi Rama,…

Read More