Author: tirana

Kuvendi nuk ka falur deputetët që dogjën karriget, pasi iu ka mbajtur një pjesë të pagës. Ata janë: Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti. Këta deputetë më datë 30 shtator 2024 shkaktuan akte dhune në parlament, duke dëmtuar karrige, pajisje dhe sisteme të ndryshme elektronike. Katër deputetët kanë refuzuar që të paguajnë vullnetarisht dëmin e shkaktuar. Duke qenë se ata vetë kanë refuzuar të kryejnë pagesë, shuma iu është mbajtur nga paga e muajve nëntor e dhjetor 2024. Sipas faturës, dëmi i shkaktuar shkon në shumën 764 mijë lekë të reja. Bardhit i janë mbajtur 209 mijë…

Read More

Parku Arkeologjik Butrint mirëpriti 200,570 vizitorë gjatë vitit 2024, 68.4% më shumë krahasuar me vitin 2023. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, thotë se vjen si rezultat i transparencës së plotë në menaxhimin dhe deklarimin e biletave, duke garantuar një administrim të drejtë dhe të besueshëm të të ardhurave. ”Parku Arkeologjik Butrint mirëpriti 200,570 vizitorë gjatë vitit 2024, 68.4% më shumë krahasuar me vitin 2023!Ky sukses vjen jo vetëm si rezultat i promovimit të trashëgimisë sonë kulturore, por edhe i transparencës së plotë në menaxhimin dhe deklarimin e biletave, duke garantuar një administrim të drejtë dhe të besueshëm…

Read More

Kryeministri Edi Rama inspektoi kantierin e ndërtimit të kompleksit të godinave qeveritare ku do të akomodohen me zyra disa agjenci që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike në Sauk, Tiranë. I konsideruar si Poli i Sigurisë Kibernetike, në këtë kompleks godinash do të vendosen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (ACESK) si dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF). Projekti është ideuar si një hapësirë shumëfunksionale, ku krahas zyrave do të ketë edhe ambiente të veçanta për parkim, salla takimesh, mbledhjesh, apo ambiente të tjera ndihmëse për administratën që do të…

Read More

Administrata e Presidentit Biden hoqi të hënën kufizimet ndaj Indisë në fushën e energjisë bërthamore, që përkoi me vizitën e këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan në Nju Deli. Zoti Sullivan e cilësoi bashkëpunim Indi-SHBA “jetik” për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Indo-Paqësorit. Ekspertët e sigurisë presin që bashkëpunimi me Indinë të vazhdojë edhe gjatë presidencës së republikanit Donald Trump. Ambiciet e Indisë për energji bërthamore përballen me më pak kufizime tani, tha këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, në Nju Deli. “Shtetet e Bashkuara tani po finalizojnë hapat e nevojshëm për të hequr rregulloret e vjetra që kanë…

Read More

E Ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn u takua këtë të martë me Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji. Fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i vendit tonë me SHBA-në për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak ”E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë…

Read More

Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokës i është hakeruar llogaria e tij personale në rrjetin social Facebook. Me anë të një statusi, në emër të deputetit është bërë një falënderim për një “traniere”, të quajtur Cristina Andreas. Në shkrim flitet edhe për investimet dhe fitimet në Forex. Njëkohësisht shumë qytetarë të tjerë kanë rënë pre e mashtrimeve, duke hapur mesazhe mashtruese që u vijnë në celularët e tyre Në lidhje me ngjarjen ka reaguar Policia e Shtetit, ku i bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos hapin mesazhe të ngjashme. Njoftimi: Nisur nga disa raste të…

Read More

Presidenti Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet për vdekjen e ish-presidentit James Earl Carter Jr. i cili shërbeu si president i Shteteve të Bashkuara nga viti 1977 deri në vitin 1981. Begaj nënshkroi në Librin e Ngushëllimit të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë. Kreu i shtetit vlerësoi ish-presidentin Carter si një lider që gjatë gjithë jetës punoi për lirinë, drejtësinë dhe paqen mes njerëzve dhe i mësoi botës rëndësinë e kësaj kauze dhe respektin ndaj këtyre parimeve. ”Në kujtim të James Earl Carter Jr. Presidentit të 39-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, liderit që…

Read More

Gjatë një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme dëgjoi vijimin e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, në çështjen “Plumbi i artë”. Dumani iu përgjigj pyetjeve të avokatëve të të bashkëpandehurve në një seancë që u shoqërua me përplasje të forta mes tyre. Të pandehurit pretenduan se thëniet e të penduarit nuk qëndrojnë dhe nuk kanë bazë provueshmërie, shkruan A2 CNN. Një nga të pandehurit Gentjan Sharra ka theksuar se në kohën kur e implikon Dumani ai ka patur biznese, ka marrë tendera 2 milionë euro, ka poseduar një automjet…

Read More

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fake Promise” kanë rënë në pranga pronari 22-vjeçar O.P. dhe administratori i një “call centeri”, 25-vjeçari E.M. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 3 operatore, qytetaret J.B, 36 vjeçe, S.Gj, 27 vjeçe, dhe Xh.M, 30 vjeçe. Në këtë subjekt të paregjistruar në “Rrugën e Dibrës” ishin të punësuar si operatore qytetaret e lartpërmendura, të cilët së bashku me administratorin telefononin shtetas të huaj dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në faqen “Coin Tracking”, faqe kjo ku gjendeshin fondet që ishin rekuperuar. Gjatë operacionit…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta la qelinë për disa orë. Ai për gati 3 orë u pyet nga Prokurori në SPAK, ndërsa ka reaguar për këtë me anë të një statusi në Facebook. Meta shkruan në rrjetet sociale se është pyetur për çështjen e lobimit, ndërsa thotë se ka qenë një seancë me pyetje reciproke, por thekson se ai nuk ka marrë përgjigje. Ndërkohë, Meta iu kërkon ndjesë gazetarëve që nuk foli para tyre, duke thënë se nuk është lejuar edhe pse e ka bërë një kërkesë të tillë. Postimi i plotë Falenderoj mediat që më njoftuan dje…

Read More

Singapori është lider në botë për pasaportat më të fuqishme për vitin 2025. Sipas të dhënave më të fundit nga Henley Passport Index, pasaporta e Singaporit ofron mundësinë për të udhëtuar pa viza në 195 shtete, duke ruajtur kështu vendin e parë për të gjashtin vit radhazi. Pasaportat e Japonisë dhe Finlandës gjithashtu qëndrojnë në nivele të larta, duke ofruar mundësi për udhëtime pa viza në 193 shtete, duke u pozicionuar respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Po ashtu, pasaportat e shumë shteteve evropiane, si Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja, ofrojnë mundësi të ngjashme për udhëtime të lehta…

Read More

Elton Ilirjani doli publikisht në emisionin “Top Story”, duke folur mbi të rejat në jetën e Parashqevi Simakut. Në fokus ishte takimi i këngëtares me të birin, Luka. Elton Ilirjani dha dy informacione që nuk mund të kalonin pa bërë përshtypje. Fillimisht, duke folur mbi raportin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, ai bëri të ditur se pas divorcit këngëtarja kishte humbur plotësisht kujdestarinë, një vendim ky i marrë nga një gjyqtare grua në shtetin e Nju Jorkut. “Flas shumë vite më përpara që mori një vendim gjykata, historia e Parashqevi Simakut është shumë e madhe, do duhet shumë…

Read More