Author: tirana

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë është mbledhur ditën e sotme për të përcaktuar çmimin e ri të energjisë elektrike. Pas propozimeve të OSHEE, bordi ka vendosur që çmimi i energjisë të ulet me 1 lekë, nga 9.5 për kilovat që ishte, të shkojë në 8.5 për kilovat. Çmimi i ri 8.5 lekë për kilovat është për familjet që përdorin deri në 700 kilovat. Ndërsa, për familjet që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do jetë 9.5 lekë për kilovat, teksa me TVSH shkon në 11.4 lekë. Ulja do të nisë në shkurt 2025 dhe do të vazhdojë deri…

Read More

Kryeministri Edi Rama njofton se tashmë do të ketë fluturime direkte nga Shqipëria për në Izrael. Në një postim në rrjetin social X, kreu i qeverisë shprehet se kjo marrëveshje do të forcojë më shumë lidhjet mes Tiranës dhe Tel Avivit, ndërsa shton se do të hapen dyert për shkëmbimet kulturore, dhe më shumë mundësi biznesi. Reagimi i plotë: Ky është një lajm i mrekullueshëm për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë! Fluturimet direkte jo vetëm që e bëjnë udhëtimin më të përshtatshëm, por gjithashtu hapin dyert për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi. Lidhja historike midis…

Read More

Deputeti i PS Pandeli Majko ka dërguar një shkresë në Shërbimin Informativ Shtetëror, SHISH, në lidhje me akuzat në drejtim të tij nga lideri demokrat Sali Berisha. Majko kërkon konfirmim zyrtar nga ana e SHISH për pretendimet e Berishës. Kreu i PD tha se Majko “është përgjuar duke bërë pazare elektorale”. Letra e Majkos është dërguar nga ana e Kuvendit dhe më pas është përcjellë në SHISH. Majko kërkon një përgjigje në mënyrë zyrtare për akuzat që hidhen në drejtim të personit të tij.

Read More

Një 28-vjeçar është vënë në pranga, pasi në banesë iu gjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen. Në kuadër të operacionit policor i koduar “Rrugica”, u sekuestruan doza kokaine dhe rreth 800 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në rrugën “Bakalli”, një shtetas shiste doza kokaine, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugica”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi J. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Bakalli”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për kapjen…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Itali, ky dy motrat me origjinë shqiptare hodhën nga pallati ku jetonin. Sipas La Repubblica ato janë hedhur nga kati i katër i pallatit, teksa fëmijët e mitur kanë qenë brenda në banesë. Fëmijët e njërës prej dy grave ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes në shtëpi. Media vendase raporton se frika se mund t’i hiqnin kujdestarinë e katër fëmijëve të saj, 3 deri në 9 vjeç, qëndron pas tragjedisë që solli vdekjen e 31-vjeçares me origjinë shqiptare. Me të ishte edhe motra…

Read More

Gjigandi amerikan i teknologjisë Amazon ka njoftuar planet për të investuar 11 miliardë dollarë në shtetin amerikan Georgia për të zgjeruar dhe përmirësuar infrastrukturën e inteligjencës artificiale të njësisë së saj ‘Amazon Web Services’ (AWS). Amazon tha se kjo njësi ‘cloud’ planifikon të investojë 11 miliardë dollarë për të zgjeruar infrastrukturën e saj në Georgia për të mbështetur teknologjitë kompjuterike ‘cloud’ dhe inteligjencën artificiale. Investimi pritet të krijojë të paktën 550 vende të reja pune me aftësi të larta. Amazon tha se inteligjenca artificiale produktive rrit kërkesën për infrastrukturë të avancuar të hapësirës ‘cloud’ për ruajtje të dhënash digjitale, si…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga lumi Vjosa, duke e cilësuar atë si një destinacion të veçantë për rafting dhe sportet ujore. Gjithashtu Rama e vlerëson si një zonë dhe një pikë të rëndësishme për turizmin e aventurës. “Me adrenalinën në Vjosë, mbretëreshën e lumenjve të egër dhe të të apasionuarve pas përvojave në rafting dhe sporte ujore”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Lumi Vjosa është një dëshmi e bukurisë së jashtëzakonshme dhe biodiversitetit që mund të ruhet kur natyra mbetet e paprekur.

Read More

Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK të hënën në mesditë bëjnë me dije burime shumë të sigurta. Spak nuk jep detaje për arsyet e thirrjes së Ermal Hoxhës dhe pyetjen e tij dhe ende nuk ka një version zyrtar për thirrjen e tij. Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës. Dosja Xibraka është rihapur në 2024 pas një denoncimi publik të bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi. Por siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha, nuk qenë për çështjen “Xibraka”.

Read More

Të shtëna me armë në Gjermani kanë lënë pas dy viktima dhe një të plagosur rëndë. Një burrë i maskuar dhe i armatosur hyri në një fabrikë familjare në Bad Friedrichshall që prodhon ingranazhe precize dhe hapi zjarr. Sipas policisë, dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Viktimat ishin punonjës të kompanisë. Sulmuesi ka arritur të arratiset ndërsa policia vijon kërkimet për të.

Read More

Banorët e zonës së Paqësorit Palisades, në veriperëndim të Los Anxhelosit, po jetojnë përmes një ferri pasi fronti i zjarrit është përhapur në një sipërfaqe prej 29,000 hektarësh dhe 30,000 njerëz tashmë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Autoritetet, në fakt, paralajmërojnë se më e keqja “mund të jetë përpara” pasi pritet forcimi i mëtejshëm i erërave. Sipas dëshmitarëve okularë, disa shtëpi tashmë janë djegur në këtë zonë jashtëzakonisht të shtrenjtë, e cila është plot me shtëpi pushimi me vlerë disa milionë dollarë secila, disa në kanione të thepisura. Aktori James Woods ndau disa video në llogarinë e tij X…

Read More

Shpenzoni më pak duke planifikuar pushime në destinacione të përballueshme, shkruan Sarah Marshall në një artikull të botuar në të përditshmen irlandeze “The Irish News”. Fillimi i një viti të ri premton fillime të reja, por përfshin gjithashtu një rritje të pashmangshme të çmimeve. Por, ndërsa inflacioni vazhdon të rrisë çmimet në disa vende të botës, ekzistojne ende destinacione ku kostoja e jetesës është e ulët. Për fat të mirë, ka mjaft opsione për të zgjedhur nëse doni të kurseni para pa kompromentuar rrezet e diellit ose cilësinë e përvojave. Ne ju sugjerojmë gjashtë vendet më të mira dhe më…

Read More

Parisi më shumë se një vend, në imagjinatën e shumicës prej nesh është një ndjesi. Përshkrimet e autorëve të mëdhenj në veprat e tyre, muzeumet e pasura në art dhe histori dhe sigurisht kulla Eiffel të bëjnë të kursesh deri në qindarkën e fundit për ta vizituar atë sa më parë. Siç ndodh rëndom, realiteti është ndryshe. Shumë nga turistët, kthehen të zhgënjyer pasi e vizitojnë. Përveç faktit që pritshmëria e tyre s’ngjan me çfarë është aktualisht, arsye të tjera ndikojnë në shijen e hidhur që merr me vete nga ky udhëtim. Madje, ekziston dhe një term që specifikon këtë…

Read More