Author: tirana

Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të përgjysmohet. Kjo u konfirmua nga Administratorja e Kompanisë shtetërorë të prodhimit të dokumenteve IdentiTek, gjatë një vizite që ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi në ambientet e kompanisë. Risia e dytë është ofrimi i mundësive për aplikim përmes zyrave të lëvizshme në qytetet ku jetojnë. “IdentiTek ka marrë dy iniciativa shumë të rëndësishme në këtë aspekt, e para është përgjysmimi i kohës që ne do të na duhet për të prodhuar këto dokumente të identifikimit. Kemi zhvilluar një modul të ri teknologjik, i cili do…

Read More

Deklarata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi Groenlanden është pritur me habi nga danezët të cilët thonë se këmbëngulja e tij për kontrollin mbi ishullin tregon mungesë respekti për aleancën mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ishulli më i madh në botë është një vend me rendësi gjeopolitike, që jo vetëm Shtetet e Bashkuara por dhe të tjerët kanë dashur ta kontrollojnë për mbi 150 vjet. Vlera e ishullit rritet pasi Arktiku po hapet çdo herë e më shumë për transportin dhe tregtinë. Aty gjenden sasi jashtëzakonisht të mëdha të naftës dhe gazit si dhe disa minerale të…

Read More

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje për takimin me ambasadorin britanik Nicholas Abbott. Përmes një postimi në “X”, ai thotë se diskutuan mbi përgatitjet parazgjedhore si dhe për votimin e diasporës. “Mikpritëm sot ambasadorin Britanik në Shqipëri, z. Nicholas Abbott me të cilin zhvilluam një bisedë të hapur mbi përgatitjet e KQZ për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Pasi diskutuam mbi zhvillimet dhe mjedisin politik në këtë periudhë parazgjedhore, u thelluam mbi temën e votimit nga jashtë dhe sfidat e organizimit të këtij procesi. Ndamë pikëpamjet dhe përpjekjet tona mbi…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka denoncuar rritjen e çmimeve të shportës së konsumit të cilat sipas saj janë rritur me 60% krahasuar me 12 vite më parë. Për të kjo rritje nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave dhe pensioneve, duke e bërë barrën ekonomike të papërballueshme për qytetarët. ”Mungesa e konkurrencës dhe kapja e çdo hapësirë në treg që nga zinxhiri i shpërndarjes deri tek shitja, tek pika e shitjes për konsumatorët dhe së treti, të ardhurat e disponueshme që kanë qenë në rënie”. Postimi i plotë 2024 është viti i rritjes së cmimeve, nga buka, tek…

Read More

Policia e Kosovës mbylli Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të “aktiviteteve të paligjshme”, si dhe kompaninë sigurimesh nga Serbia, Dunav Osiguranje, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë. Lista Serbe njoftoi se me mbylljen e Administratës Tatimore, 80 punëtorë “kanë mbetur në rrugë”, dhe e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po vazhdon fushatën zgjedhore “në kurriz të popullit serb”, para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se për rastin…

Read More

Teksa shpreh ngushëllimet tek familjarët, QSUT në reagimin për mediat thotë se 12-vjeçari u nda nga jeta si pasojë e miokardit akut. QSUT shpjegon se i mituri u shtrua në Pediatrinë e QSUT më datë 7 janar 2025 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45. “QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë. Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2025 dhe ka ndërruar jetë…

Read More

Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma ka zhvilluar një vizitë pune në Tiranë, ku publikoi disa foto nga takimet e zhvilluara. Verma thekson se SHBA synon thellimin e bashkëpunimit për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë. “Vizitova Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, thuhet në një postim të publikuar në X. Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftuan të martën se Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma…

Read More

Gjesti është kryefjalë e ”Big Brother Albania Vip 4”. Ndonëse nuk pritej, pasi nuk kishte bërë akoma 24 orë nga dalja nga ”Big Brother VIP Kosova 3”, ai iu bashkua formatit të ngjashëm, që filloi vetëm pak javë më parë në Shqipëri. Kjo ishte një surprizë e bukur për të gjithë fansat e publikun, të cilët e kanë përkrahur gjatë kohës sa ishte në BBVK. Momentet më epike të Gjestit në orët e para të BBVA: 1-Gjesti i merr syzet nga koka Gertit 2-Gjesti i drejtohet Rozanës: Ti je Manjola? 3-Gjesti-Jozit: “Unë ty do të zvogëlojë” 4- Gjesti: 10 minuta…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, për uljen e energjisë elektrike. ”Shqiptarët për shkak të abuzimeve të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në sektorin e energjisë paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë në rajon”, shkruan Bardhi. Ai e cilëson si një tallje me shqiptarët uljen dhe cilësimin e saj si historike. Postimi i plotë Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët. Pasi e rriti çmimin e enrgjisë me 30 përqind, duke patur çmimin më të lartë në Rajon, sot quan historike që e ul me 1 lek për…

Read More

Erald Kapri, nga partia Mundësia ka folur për strategjinë e partisë ku ai bën pjesë për zgjedhjet më 11 maj. Ai theksoi se besueshmëria është çelësi i politikës dhe se partia synon të ofrojë një projekt afatgjatë, të ndryshëm nga modeli aktual i 30 viteve të fundit. ”Besueshmëria është gjithçka në politikë, nëse nuk e ke kot që kërkon votën. Ne besojmë te një projekt afatgjatë politik, ndryshe nga ky model i këtyre 30 viteve të fundit. Ne i respektojmë të gjithë, çdokush ka mendimin e tij, por mendojmë se ka më shumë rëndësi të flasim për thelbin, për kapjen…

Read More

Kosova dhe Serbia do të arrijnë njohjen reciproke në vitin 2026. Lajmin e jep nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai kritikon qeverinë Kurti, e cila sipas tij ka dështuar në politikën e jashtme. Për të Kosova është e izoluar në raport me aleatët. “Me marrjen e pushtetit nga ana e PDK-së ne do të bëjmë disa hapa konkret në dialog. Hapi i parë do të jetë që pas tre muajve pasi të merr PDK-ja pushtetin, ne do të kemi një platformë të re në dialog e cila përfshinë një strukturë gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike. Kjo…

Read More

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka do të vijojë bashkëpunimin me Partinë Demokratike edhe për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ai sqaroi se kandidatët agraro-ambientalistë do strehohen në listën e koalicionit kryesor opozitar. ”Do kemi në çdo qark nga një në listën e hapur dhe natyrisht një ose dy në listën e mbyllur, akoma nuk kanë mbaruar negociatat por jam i sigurt që do dakordësohemi”, tha kreu i PAA, Agron Duka. Vendimi i dytë përfundimtar është se Duka nuk do të jetë deputet në leëgjislaturën e re. Por ai premton angazhim të plotë në të gjitha qarqet, ku kufiri…

Read More