Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë si dhe zyra qendrore e OBSH-së, kanë publikuar disa informacione të përgjithshme lidhur me metapneumovirusin sipas të dhënave deri më 5 Janar 2025. Çfarë është Metapneumovirusi Njerëzor (hMPV)? Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është një virus i zakonshëm respirator, i zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarë holandezë. Ai shkakton sëmundje të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes. Virusi ndjek një model sezonal, duke arritur kulmin në dimër ose në fillim të pranverës. Si përhapet hMPV? Cërklat e prodhuara gjatë kollitjes dhe teshtitjes.Kontakti i ngushtë personal, si puthja, prekja…
Author: tirana
Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-Presidentit të vendit Ilir Meta, i cili u paraqit në SPAK rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Avokati i tij, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje në lidhje me atë që ndodhi në seancë. Sipas Gjokutajt, Meta u tregua bashkëpunues dhe ditën e sotme u pyet vetëm në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA. Gjokutaj: Sot është pyetur për sa i përket lobimit në Amerikë. Meta ka qenë bashkëpunues për aq sa mbante mend. Sot procesverbali u firmos dhe seanca u realizua. Sot ishte vetëm prokurori Sotir Kllapi me oficerin e policisë gjyqësore.…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Genoa të Italisë. Dy motra shqiptare, njëra 32 dhe tjetra 35 vjeçe dyshohet se kanë rënë nga dritarja e banesës, në katin e katërt të pallatit Mediat italiane shkruajnë se 32-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë. Dyshimet e para janë se njëra nga motrat është vetëvrarë, ndërsa motra tjetër ka shkuar që ta shpëtojë, por ka rënë nga lartësia dhe ajo. Autoritetet italiane po hetojnë të gjitha hipotezat e mundshme për të zbardhur shkaqet e plota.
SPAK i kërkon Prokurorisë së Tiranës të hetojë sjelljen e policisë në protestën e PD më 23 dhjetor. Dokumenti i firmosur nga Altin Dumani Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se duhet te kryhen verifikime të mëtejshme në lidhje me faktet e pretenduara nga kallzimtari në këtë kallzim në lidhje me veprimet e pretenduara të kryera nga Drejtorit të Policisë Vendore Tirane dhe veprimet e punonjësve të policisë që kanë shoqëruar më pas protesten/tubimin e Partisë Demokratike të zhvilluar në dt.23.12.2024 ora 17.00, veprime këto që nga të dhënat e ofruara deri më tani konstatohet se orientohen në drejtim të të…
Në Lezhë u prezantua një nismë e re për të zbuluar vendet me rëndesi historike dhe kulturore qe përbëjnë një vlerë për trashëgiminë kulturore të qytetit. Akademia e Shkencave, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, do të realizojë një studim gjeofizik të zonës, i cili përfshin matje topografike në terren për të identifikuar vendndodhjen e zonave me rëndësi historike.Arkeologu Neritan Ceka, i cili do të udhëheqë grupin e punës, deklaroi se ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt zbulimit të historisë ende të panjohur të Lezhës. “Ky studim është një pikënisje e mirë për t’i dhënë Lezhës vëmendjen që…
Deputeti socialist, Pandeli Majko zhvilloi një takim sot me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Majko: Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!… I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha! Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!
Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit Kreshnik Farruku/ Budlla. Pas dorëzimit policia e ka vendosur nën masë arresti për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë. Kreshnik Farruku (Budlla) është një emër i njohur në botën e krimit. Ai është arrestuar në Spanjë në maj të vitit 2019, pasi kërkohej nga autoritetet spanjolle dhe italiane për trafik kokaine. Në vitin 2015 Kreshnik Farrukut iu bë një atentat në Shqipëri. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur u qëllua me armë në zonën e “Don Boskos”, ndërsa u plagos një kalimtare. Pista asokohe lidhej…
Pas dorëheqjes së Justin Trudeau nga udhëheqja e Partisë Liberale dhe si kryeministër, të gjithë emrat e pasuesit të tij tashmë kanë dalë në pah. Dhe ndër të preferuarat janë dy gra, ministrja aktuale e Jashtme, Melanie July, dhe ish-zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Financave, Chrystia Freeland. Qeveria e Trudeau u trondit nga dorëheqja e papritur e Freeland vetëm disa orë përpara se ai të prezantonte përditësimin e tij vjetor fiskal. Në letrën e saj shumë të ashpër të lamtumirës, ajo kritikoi “mashtrimet politike” të Trudeau, fjalë të cilat sigurisht kontribuan në përshpejtimin e largimit të tij. Ish-bankieri qendror Mark Carney…
Policia e Durrësit ka arrestuar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “The key”. 36-vjeçari akuzohet se është bashkëpunëtor në vjedhjen e një shumë parash dhe bizhuterish në një banesë duke përdorur kopje të çelësit të derës. Në pranga ka rëndë shtetasi Alfred Hoxha, 36 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 14.09.2024, në lidhje me vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish, në një banesë në lagjen nr.18, Durrës. Për këtë rast, në shtator, janë arrestuar shtetasja E. K., 33 vjeçe dhe F. H., 42 vjeç, të dy banues në Durrës.…
Shkon në pesë numri i viktimave nga moti i keq në SHBA. Shtatë shtetet amerikane Maryland, Virginia, West Virginia, Kansas, Missouri, Kentucky dhe Arkansas kanë shpallur gjendjen e emergjencës.Më shumë se 2300 fluturime janë anuluara, ndërsa rreth 9000 të tjerra kanë pasur vonesa [ër shkak të motit ekstrem. Rreth 190 mijë banorë kanë pasur mungesë të energjisë elektrike në këto shtëtë shtete. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, reshjet e dëborës dhe të shiut parashikohen që të vazhdojnë gjatë ditës në pjesën më të madhe në verilindje të SHHBA-së.Në pjesë të tjera të SHBA-së, stuhia e dimrit solli probleme në qarkullimin…
Sipas astrologes së famshme Susan Miller, termi ‘vit smerald’ në astrologji i referohet kohës që Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, kalon në një shenjë zodiaku. Dy shenja të zodiakut përjetojnë një vit smeraldi në një vit kalendarik, pasi tranziti i Jupiterit zgjat rreth 12 muaj. Ata që përjetojnë një vit smeraldi janë ata që zakonisht përjetojnë bollëk në shumicën e aspekteve të jetës së tyre brenda atij afati kohor. Jupiteri tek Binjakët ju ka lejuar të bëheni një komunikues më efektiv, duke fituar miq të rinj dhe duke ndikuar tek ata që ju rrethojnë. Ndërsa shikoni evolucionin e marrëdhënieve…
Ora tetë e mëngjesit. Somaeh Metzger troket në derën e zonjës Pennig-Chaussy dhe hyn brenda. “Mirëmëngjes, si jeni?” thotë infermierja. “Gudde Moien,” përgjigjet ajo. Marie Josée Pennig-Chaussy është 94 vjeç dhe prej gjashtë vitesh jeton në shtëpinë e të moshuarve “Op Lamp” në Wasserbillig, Luksemburg. Somaeh Metzger është 50 vjet më e re. Fillon procedura e zakonshme e kujdesit. Somaeh Metzger e vesh zonjën Pennig-Chaussy, e ndihmon të ngrihet nga shtrati, e vendos në një karrige me rrota dhe e çon në banjë. Pas dhjetë minutash kthehen në dhomë. Zonja Pennig-Chaussy kujdeset për vendosjen e buzëkuqit, edhe pse kujdestarja e…