Author: tirana

Dashi Nesër pritet të jeni plot energji dhe vendosmëri, por kini kujdes të mos e teproni me impulsivitetin. Puna mund të kërkojë përqendrim shtesë, por guximi juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni çdo pengesë. Në dashuri, është koha për të marrë iniciativën: një gjest i guximshëm mund të surprizojë këndshëm partnerin. Mbrëmja është ideale për t’u relaksuar dhe për të reflektuar mbi hapat e ardhshëm. Demi Dita do të nisë me pak ngadalësi, por mos u dekurajoni. Yjet ju këshillojnë të përballeni me situatat me qetësi dhe pragmatizëm. Në punë, një koleg mund t’ju kërkojë ndihmë: mos e nënvlerësoni rëndësinë…

Read More

Kandidatja e demokratëve, Kamala Harris ka shpallur fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, pas certifikimit të rezultatit nga Kongresi. ”Gjendja e votës për presidentin e Shteteve të Bashkuara, siç i është dorëzuar presidentit të Senatit, është si vijon: numri i plotë i zgjedhësve të caktuar për të votuar për presidentin e Shteteve të Bashkuara është 538. Brenda këtij numri të plotë, shumica është 270. Votat për president të Shteteve të Bashkuara janë si më poshtë: Donald J Trump i shtetit të Floridës ka marrë 312 vota”, tha Harris. Pas fjalës së saj, duartrokitje të forta shpërthyen nga republikanët. Më…

Read More

Nuk ka qetësi në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, pasi është shënuar një sherr mes dy banoreve, Valbonës dhe Arsidës. Ka qenë Valbona ajo që ka zgjuar nga gjumi Arsidën, duke i kërkuar t’i gjejë tutorët, referuar një deklarate që kjo e fundit kishte bërë me herët në lidhje me moderatoren. ”Arsida, zgjohu dhe më gjej tutorët. Si s’të vjen turp! Më gjej tutorët brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother. Dhe do japësh llogari, kush më tuton mua, kush më fut në krevat mua dhe kush kryen marrëdhënie me mua, brenda dhe jashtë shtëpisë”, ka deklaruar Valbona.…

Read More

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan lëshoi ​​kërcënime të reja kundër popullit kurd, këtë herë në fjalimin e tij në kabinetin që u mblodh të hënën duke premtuar eliminimin e luftëtarëve të PKK-së. Duke deklaruar se një epokë e re ka filluar në rajon, Erdogan tha se kufijtë janë ngushtuar për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe degët e saj në Siri. “Ne nuk do të pranojmë shpërbërjen e Sirisë dhe shkatërrimin e strukturës së saj të unifikuar. Mund të vijmë befas natën”, paralajmëroi ai. Erdogan shtoi se fati i vetëm që i pret ata që zgjedhin terrorizmin dhe dhunën është…

Read More

Emocione në kulm dhe një seri ngjarjesh të pabesushme ju presin sonte në Prime të ”Big Brother Kosova Vip 3”. Pas shumë javësh tensioni dhe atmosferë e të qeshura, sonte gjatë spektaklit do të zbulohet data e finales. Sonte po ashtu do të ketë një përballje kokë më kokë mes dy banorëve dhe nga kjo shikuesit do të zgjedhin eliminimin e njërit prej tyre. Një moment tjetër që do mbush shikuesit me plot emocion është nga Gjesti, i cili ka linjën e jetës. Teksa në fund të spektaklit të sontëm, një moment tjetër tejet emocionues pritet të ngjajë me prindërit…

Read More

Papa Françesku ka emëruar murgeshën italiane, Simona Brambilla në krye të një prej dikastereve të Vatikanit. Ajo bëhet gruaja e parë në pozicionin e prefektes në historinë e Kishës Katolike. Brambilla ishte zgjedhur për të drejtuar Dikasterin për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike. Brambilla ka shërbyer si sekretare, grada e dytë më e lartë, në të njëjtën dikaster që nga tetori 2023. Ajo ka punuar më parë si infermiere dhe misionare në Mozambik dhe ka një doktoraturë në psikologji. Kisha Katolike ka rreth 1,4 miliardë anëtarë në mbarë botën dhe është udhëhequr nga Papa Françesku…

Read More

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj i përgjigj Sekretarit të PD-së Flamur Nokës, pasi ky i fundit tha se partia e Shehajt është një “partiçkë e regjimit”. ”Sulmi vjen pas debatit në Kuvend. Ne po denoncojmë se në rrugën Thumanë-Kashar po bëhet korrupsion masiv dhe pas kësaj, Flamur Noka më sulmon me shpifje pas denoncimeve. Të gjithë e dimë se Flamur Noka është afër me një biznesmen të njohur. Shqiptarët do të paguajnë 1.3 miliard euro për vetëm 20 km rrugë. Këtij biznesmeni ia kanë dhënë koncesionin, sepse do i ndajnë paratë me njëri-tjetrin, jo se është burrë i mirë.…

Read More

Unaza e Madhe nuk e ka zhbllokuar aspak trafikun. Ka një radhë kilometrike të automjeteve nga aeroporti i Rinasit drejt kryeqytetit, madje duhet të presësh minimumi 30 minuta në radhë nga Rinasi deri te mbikalimi i Kasharit. Në rrugë nuk ndodhet asnjë polic për të menaxhuar situatën. Unaza e Madhe e Tiranës e cila u hap më 30 dhjetor të 2024 ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.

Read More

Mjeku Ilir Alimehmeti flet për virusin që ka krijuar “ankth” në të gjithë botën. Për të HMPV është zbuluar që në 2001-in në Holandë dhe është shumë i ngjashëm me gripin e tipit A. Ai theksoi se gjasat janë tejet të ulëta për një situatë pandemike, ashtu siç ndodhi 5 vite më parë me Covid-19. ”Është shumë i ngjashëm më gripin, në kuptimin e sjelljes, simptomave, mundësive të ndërlikimit. I ngjan si përqindje ashtu edhe në sjellje, virusit të tipit A. Nuk ekziston një vaksinë për të, nuk ka asnjë mjekim anti-viral për të! Pacienti duhet mbështetur sepse është sistemi…

Read More

Pse u vra 33-vjeçari Ramazan Mataj në fshatin Dragoç? Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut, rreth 1.2 km larg banesës së tij. Dyshohet se Ramazanin ka dalë nga shtëpia përmes një mesazhi në rrjetet sociale me një profil fals. Autori ka qenë i fshehur, dhe sapo ka ardhur makina e viktimës, autori ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba. Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë. Zona ku ka ndodhur atentati nuk është e mbuluar me kamera sigurie,…

Read More

Tensionet në ”BBVK3” janë rritur në debatin Drenushë-Xheneta pasi filluan të përmendin edhe gjëra personale. Modelja akuzoi këngëtaren se i përmendi një histori që sipas saj, ia ka treguar vetëm asaj në lidhje me ish të dashurin. ”E çele këtë muhabet, dhe të thash para dy ditëve Drenushë më ke fut në mendime shumë të këqija me këtë muhabet që ma ke bërë”, i tha ajo. Banorja me tone tejet të ashpra, tha se ajo vet ka treguar me detaje për të njëjtën histori. Duket se miqësia mes tyre ka përfunduar, ndonëse ia mbanin anën njëra-tjetrës.

Read More

Nuk ka më dyshime. Kryeministri Justin Trudeau ka bërë me dije dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë. Deklarata u bë pak më parë në një dalje publike të vetë kreut të qeverisë kanadeze, teksa lajmi u konfirmua edhe nga BBC. “Që nga viti 2015 si kryeministër kam luftuar për Kanadanë, për popullin tim, për vendin me përkushtim dhe bujari”, ka thënë ai ndër të tjera në konferencë. Ai ka bërë me dije largimin si kreu i Partisë Liberale, por ai do qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin nga pasardhësi. Ai tha se që kur u bë kryeministër në vitin 2015 ka…

Read More