Viti 2024 ishte “Viti i Gjuhës Shqipe”, një nismë që tregon rëndësinë që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar. Kryeministri Edi Rama ka postuar një përmbledhje të disa prej aktiviteteve kryesore të organizuara gjatë këtij viti. ”Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar. Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e…
Author: tirana
Ministria e Brendshme ka nisur zyrtarisht procesin e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, tha se janë 3,721,116 shtetas kanë të drejtë vote. “Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e gëzojnë 3,721,116 shtetas. Ndër ta, 50.5 % janë zgjedhës meshkuj dhe 49.5 % janë femra. Deri në këtë moment të papërfshirë në listë janë 4,536 shtetas, të cilët janë mbi 100 vjeç, që mbushin apo kanë mbushur këtë moshë deri në 11 maj 2025. Për të siguruar të drejtën e votës, këta qytetarë duhet të…
Gjykata e Posaçme shtyn për në 20 janar, ora 10:00 seancën paraprake të dosjes “Partizani”. Aavokati Genc Gjokutaj tha se gjatë kësaj seance Berisha shprehu kontestimet e një materiali voluminoz, që sipas tij përbëjnë mungesën e faktit penal dhe për këtë shkak kërkuan pushimin e çështjes së zotit Berisha. “Ishin kundërshtimet tona në lidhje me rezultatet e hetimit paraprak të prokurorit. Nga mëngjesi deri tani përfundoi kontestimi i zotit Berisha, një material faqe pafund, që janë thjesht letra të bardha dhe ne jemi të detyruar ligjërisht t’i kundërshtojmë dhe shpjegojmë pse ato nuk kanë lidhje me zotin Berisha, përbëjnë mungesën…
Brukseli është shokuar, sepse një burrë i armatosur me thikë u arrestua të hënën në mëngjes pasi u përpoq të hynte në zyrat e kryeministrit belg. Kryeministri Alexandre de Croix ndodhej jashtë zyrës në momentin e incidentit, i cili nuk shkaktoi lëndime, por është “shumë i tronditur”, sipas një zëdhënësi të kontaktuar nga AFP. “Jemi shumë të lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar”, shtoi zëdhënësi. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar motivet dhe profilin e sulmuesit, ndërsa zëdhënësi i kryeministrit deklaroi për gazetën Le Soir se “personi u dërgua në komisariat”.
Virusi metapneumovirus njerëzor ka vendosur në alarm autoritetet kineze. Epidemiologu Dritan Ulqinaku nga Instituti i Shëndetit Publik, thotë se deri tani nuk asnjë rast të konfirmuar në laborator, por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qarkulluar në Shqipëri në sezonin e infeksioneve respiratore. ”Ka disa dekada që është zbuluar, ka shumë vite që po qarkullon. Nuk përjashtohet nundësia, bile është e pamundur që të mos ketë ardhur në vendin tone sepse studimet e shumta tregojnë se ky virus është 8-15 % i të gjitha virozave të stinës”, thotë Ulqinaku. ISHP po analizon të gjitha rastet spitalore me infeksione respiratore.…
Sali Berisha e quajti sot deputetin socialist Pandeli Majkon si kriminelin më të madh elektoral, pasi Rama i dha detyrë në Tiranë për zgjedhjet. Pa kursyer ironinë, në një reagim Majko shprehet se e vërteta e Berishës është konfuzioni, ndërsa thekson se nuk është aq i fortë sa të “vjedhë” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit. ”Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerëzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e s’do te shohin çmendurinë që kanë para syve! Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!…
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) do të shqyrtojë nesër për çmimin e ri të energjisë për konsumatorët. Në faqen zyrtare të ERE-s është publikuar rendi i ditës për mbledhjen e bordit, që do të mblidhet më 7 janar. ”Ditën e martë do të zhvillohet mbledhja e bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite: Mbi çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt 2025-31 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim. Më herët, gjatë vitit 2024, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se do të ketë një ulje të çmimit të…
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos është kritike. Në orët e fundit ka shfaqur shenja përkeqësimi. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vizitoi spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet i shtruar kryepeshkopi. Mitsotakis thuhet se u informua për gjendjen e tij shëndetësore nga profesoresha e pulmonologjisë dhe kujdesit intensiv, Anastasia Kotanidou. Ai ishte shtruar në një spital në Tiranë për shkak të një infeksioni viral që e kishte prekur që prej datës 30 dhjetor. Shëndeti i tij u përkeqësua dhe më 3 janar u bë e nevojshme të transferohej në Athinë.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi në rrjetet sociale në lidhje me një njoftim të SPAK-ut, që ai do të merret të martën në pyetje nga ky institucion. Meta sulmon edhe njëherë tjetër SPAK-un, duke e quajtur organizatë kriminale. Ai shkruan se do të jetë ai që do t’i marrë në pyetje prokurorët e SPAK-ut. ”Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të…
Dashi Dashi edhe pse mund të jeni të etur për të përparuar, emocionet tuaja do të jenë veçanërisht të ndezura këtë javë dhe muajt në vijim. Mund të ndiheni të mbrojtur dhe të gatshëm për të reaguar ndaj gjithçkaje. Çështje nga e kaluara mund të rikthehen për t’u zgjidhur, veçanërisht ato që lidhen me familjen apo jetën personale. Nëse dëshironi të rigjeni kontaktet me familjarët, tani është koha për të bërë hapa përpara. Demi Demi, këtë javë mendja juaj mund të jetë aktive dhe mendimet apo opinionet e të tjerëve mund t’ju nxitin të reagoni. Në muajt në vijim, vëmendja…
Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK-ut Altin Dumanin se po bashkëpunon me socialistët dhe krimin, për t’i mbyllur gojën opozitës para zgjedhjeve të 11 majit. Këtë mendim të tij, Berisha e shkroi edhe në dokumentin e plotësuar të hënën paradite në Gjykatën e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë së miratuar ndaj tij, “detyrim paraqitje”. “Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani…
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për gjetjen e 871 kg kanabis në serat e Beratit. SPAK njofton se ka kërkuar gjykimin e 17 të pandehurve për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. “Pas një hetimi 2-vjeçar ndaj 113 personave, përfshirë 95 gra dhe vajza, Prokuroria e Posaçme ka ndarë aktet hetimore. Për 93 prej këtyre grave dhe vajzave është shpallur moskompetenca lëndore për hetim dhe gjykim, duke dërguar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku janë kryer veprat penale. Po ashtu, janë ndarë aktet hetimore edhe për 3 nga të hetuarit…