Prej orës 08:30 të mëngjesit të sotëm kryesocialisti Rama ka mbledhur në selinë rozë kryesinë e PS dhe drejtuesit politik të qarqeve. Në fokus të diskutimit është organizimi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 maj. Kujtojmë që në datë 11 Janar nis rregjistrimi i emigrantëve në diasporë ndërsa Rama i ka caktuar porosi të vetëve që të identifikojnë nëpërmjet një regjisitri të gjithë votuesit jashtë territorit shqiptar.
Author: tirana
Deklaratë për media Më datë 26.12.2024, i dënuari Aleksandër Llanaj, i biri i Baftjar dhe i Xhiko, i datëlindjes 17.11.1991, lindur dhe banues në Vlorë, është vendosur në Regjim të Posaçëm (“41-bis”) për një periudhë 1-vjeçare në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin. Kalimi i tij në këtë regjim u krye në bazë të Urdhrit Nr. 650, datë 26.12.2024, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë, sipas ligjit “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në institucionet penitenciare të sigurisë së lartë”. Aleksandër Llanaj është dënuar më parë me 35 vite burgim…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bastet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Vihen në pranga 2 shtetas (njëri prej tyre pronari i lokalit), të cilët u kapën në flagrancë në lokal, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Sekustrohen dy aparate celular dhe një shumë parash të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.7, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin…
KOSOVË- Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin nesër numrat e tyre për renditje në fletëvotimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-zë, Valmir Elezi ka njoftuar se shorti do të fillojë në orën 11:00 të ditës së hënë. “Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka thënë Elezi. Elezi thotë se tërheqja e shortit do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet dhe…
Gjatë fundjavës së parë pas festave të fundvitit, porti i Vlorës ka përjetuar një fluks të lartë largimesh Kryesisht nga emigrantë dhe vizitorë të huaj që kishin ardhur për të kaluar pushimet në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë dy ditëve të fundit janë larguar nga Shqipëria nëpërmjet portit të Vlorës 1870 pasagjerë, 350 automjete dhe 25 autobusë. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë emigrantë që jetojnë në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, të cilët pasi kaluan festat në qytetin bregdetare të Vlorë u larguan për në vendbanimet e tyre. Megjithatë, pati edhe turistë të huaj,…
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës, duke ngritur shqetësime për një shpërthim të mundshëm të gripit të shpendëve. Tre grupe specialistësh veterinerë janë vënë menjëherë në terren në zonat e Plazhit të Vjetër, grykëderdhjen e Vjosës dhe ne Lagunën e Nartës për të marrë mostra nga shpendët e ngordhur, me qëllim përcaktimin e shkakut të ngordhjeve. Sipas autoriteteve veterinare, dyshohet për praninë e gripit të shpendëve, një sëmundje shumë infektive që mund të prekë shpendët e egër dhe ata shtëpiakë. Mostrat janë dërguar në laboratorin e Tiranës Rezultatet pritet të mbërrijnë…
Meghan Markle luan në një serial që do të fillojë të transmetohet nga 15 janari në platformën e abonimit Netflix dhe i kushtohet pasionit të Dukeshës së Sussex për gatimin. “Mezi pres ta ndaj me ju”, thotë gruaja e Princit Harry në një mesazh të postuar në Instagram. “Shpresoj që ju ta shijoni serialin po aq sa unë e kam krijuar atë”, shtoi ajo. Seriali i titulluar “Me dashuri, Meghan”, ndjek protagonisten në aventurat e saj kulinare. Në një trailer që u publikua sot, shohim Meghan Markle duke përgatitur receta të ndryshme, duke mbledhur mjaltë nga një koshere dhe duke…
Nga kjo vatër zjarri raportohet se është djegur vendi i lutjeve dhe disa sende të tjera me vlerë. Zjarri ka rënë rreth orës 11:20 dhe menjëherë mësohet se kanë mbërritur forcat zjarrfikëse në lagjen “Meçite”, ku ndodhet Mitropolia. Gjithashtu mësohet se zjarri është izoluar dhe nuk ka arritur të përhapet në pjesët e tjera të ndërtesës, të cilat ishin me konstruksion prej druri dhe mund të kishin shkaktuar një zjarr masiv. Nga zjarri u dëmtua vendi i qirinjve, disa libra dhe hapësira e lutjeve. Sipas informacioneve paraprake, zjarrin e shkaktoi lënia ndezur e qirinjve në vendin e lutjeve.
Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, të dy 41 vjeç, kanë alarmuar autoritetet greke prej ditëve të para të 2025. Ata mbaheshin në Burgjet Bujqësore të Kassavetias, prej ku edhe u arratisën mbrëmjen e së enjtes (2 janar 2025). Sipas informacioneve, policia greke (EL.AS) po heton edhe në Perëndim të Atikës për kapjen e kriminelëve të rrezikshëm, madje ka raportime nga qytetarët se i kanë parë ata. Operacioni për gjetjen e tyre po realizohet nga ekipe të posaçme të policisë. Siç raportojnë të njëjtat burime, dy të arratisurit mund të jenë të armatosur dhe besohet…
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 persona. Nga njoftimi i policisë, mësohet se këta persona kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tyre. Ndërkohë, blutë bëjnë me dije se 3 persona të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Ndaj tyre rëndon vepra penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Njoftimi: DVP Tiranë/ Komisariati i Policisë Nr.1 arrestoi në flagrancë shtetasin P.S, 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij. Komisariati i Policisë Nr.2 arrestoi në flagrancë shtetasin Xh.B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij. Komisariati…
Aksident me vdekje në aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Një automjet tip “Benz” që drejtohej nga një 70-vjeçar është përplasur me biçikletën që lëvizte një 75 vjeçar, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
KORÇA- Autoritetet lokale, mjetet borëpastruese kanë punuar pa ndërprerje për të pastruar rrugët nga dëbora në qarkun e Korçës dhe për të mundësuar kalimin e mjeteve. Bëhet me dije se në zonën e Mashkullorës trashësia e dëborës ka arritur deri në 1.5 metër, ndërkohë që në disa vende, për shkak të erës dhe akumulimeve të dëborës, ajo shkon deri në 2 metra. Borëpastrueset kanë arritur të zhbllokojnë rrugën, por kalimi i mjeteve është i mundur vetëm me zinxhirë, të cilat janë të domosdoshme në këtë rrugë. Për ato mjete që e kanë të detyrueshme të lëvizin drejt fshatit Panarit, është bërë apel që…